MPPT pranon shembjen në Tunelin e Thirrës: Gjëra që ndodhin

MPPT pranon shembjen në Tunelin e Thirrës: Gjëra që ndodhin

UPDATE / TUNELI I THIRRES – Pas pohimit të firmës ndërtuese dhe apelit të bërë nga PS-ja për një përgjigje publike, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka pranuar shembjen në tunelin e Thirrës.
Përmes një komunikate për mediat, ministria ka sqaruar opinionin publik se shembjet në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash kanë ndodhur si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por që nuk kanë sjellë dëme as në punonjësit e kompanisë dhe as në mjete.

“Në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete”- thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit- vijon sqarimi, në njoftime të mëparshme në kohë pat informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit.

“Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qënë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor. Fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë perfunduar të gjitha punimet”- përfundon deklarata.

PS
Po sot, Partia Socialiste ka kërkuar sërish një sqarim serioz nga ministri përkatës për ngjarjen.

Përmes një komunikimi me mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj ka kërkuar një përgjigje për kohën që do të zgjasë kjo gjendje shqetësuese.

“I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë Kalimash”- tha ajo në emër të PS-së.

Firma
Tri dite me pare pas nje reportazhi per situaten ne tunel, nga korrespodenti i Shekulli ne Kukes, kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët, duke shtuar se për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz e makineri.

“Për shkaqe sigurie, ajo thotë se të gjitha hyrje daljet në tunel janë bllokuar dhe punëtorët e kompanisë po punojnë në heqjen e gurëve dhe dheut të rënë në tunnel”- citon gazeta Exxpres burimet zyrtare nga firma ndërtuese.
Sipas saj, është një lëvizje gjeologjike e malit në tunelin jugor që është në punim e sipër. Shembja ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të shkëmbit, pasi gërmimet janë bërë në të dyja anët e tunelit dhe në pikën e bashkimit të makinerive është shkaktuar dridhja”.

KmJBZYLREXQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25983

Top