Mozilla për Ditën Ndërkombëtare të Privatsisë së të Dhënave

admin

Administrator
Sot është Dita Ndërkombëtare e Privatsisë së të Dhënave. Që në krijim, Mozilla ka qënë në shërbim të përdoruesit si një alternativë tjetër (dhe më e mirë) për t’i dhënë më shumë fuqi çdokujt për të marrë më të mirën nga rrjeti. Përgjatë historisë së Mozilla-s, çështja e privatsisë online ka qënë gjithmonë e rëndësishme dhe është trajtuar me seriozitet. Rrjeti është vërtet një vend i mahnitshëm dhe është akoma më i mirë kur është i hapur, transparent dhe i sigurt për këdo. Më poshtë janë disa nga mënyrat që mund të ndiqni për të marrë pak më shumë informacion për privatsinë online dhe për të pasur më shumë kontroll mbi të.​

Do Not Track është një veçori e Firefox, e implementuar në kodin e shfletuesit, që ju ndihmon ju të keni më shumë kontroll se si mblidhet dhe përdoret online informacioni juaj. Kur e aktivizoni, Do Not Track ndalon rrjetet e reklamave dhe faqe interneti që ju doni të bllokoni për shkak të reklamimit në varësi të sjelljes online. Klikoni këtu për të mësuar si ta aktivizoni.



Shtojcat e privatsisë në Firefox janë ndër shtojcat më të rëndësishme. Siç e dimë, Firefox ka vërtet një numër shumë të madh të shtojcave që vijnë në ndihmë të përdoruesve por ato të sigurisë janë ndër më të shkarkuarat. Për të parë se kush ju përshtatet më shumë dhe për të shkarkuar ato që ju pëlqejnë, mund të klikoni këtu për koleksionin e shtojcave të sigurisë në Firefox.

Lightbeam është një shtojcë e Firefox që ju lejon të shihni ëebsite ku jeni dhe website të tjera të tretë me të cilat keni ndërveprim ndërkohë që nuk e dini. Duke përdorur vizualizime interaktive, Lightbeam është një mënyrë e mirë për të parë se kush ju vëzhgon ndërkohë që jeni online. Jo më kot motoja e Lightbeam është “Hidh një rreze drite mbi atë që po të vëzhdon”. Mund ta shkarkoni Lightbeam duke klikuar këtu.

Webmake është një ndër produktet e Mozilla, një koleksion mjetesh dhe materialesh për një komunitet global që është duke mësuar për rrjetin. Një rëndësi e veçantë i jepet edhe sigurisë në ëebmaker dhe më shumë informacion për të mund të gjeni këtu.

Artikulli i plote...
 
Top