Mozilla në OSCAL

admin

Administrator
OSCAL është shkurtimi për Open Source Conference Albania dhe është e para konferencë në Shqipëri që promovon teknologjitë me burim të hapur. Siç mund të keni parë në faqen e eventit, konferenca do të mbahet më datë 3 dhe 4 maj në Godinën Liria të Universitetit të Tiranës. E ndër të tjera, në konferencë do të jetë i pranishëm edhe komuniteti i Mozilla Albania.

Në Mozilla Booth do të mund të informoheni mbi Mozilla Albania, mbi aktivitete dhe të rejat e Mozilla-s në kohët e fundit, mbi produktet dhe shërbimet e Mozilla, etj. Personat që do të jenë të pranishëm në Mozilla Booth janë të përgatitur t’i përgjigjen të gjitha kërkesave dhe pyetjeve tuaja mbi Mozilla-n.



Ndërkohë, për persona të interesuar për më shumë informacion, OSCAL është vendi më i mirë i momentit për të qënë më pranë me Mozilla. Mozillianë nga Mozilla Albania do të mbajnë fjalime prezantimi për strukturat e Mozilla-s, shërbimet dhe përfitimet nga Mozilla. Workshopi për Firefox OS do t’ju prezantojë më qartë sistemin e ri revolucionar në botë (meqë ra fjala, Firefox OS 2.0 pritet pas pak javësh), përdorimi, ndërtimi e sigurisht, edhe hands-on për të pranishmit. Ndër të ftuarit e nderit, është Brian King, Mozillian që nga viti 1999 dhe momentalisht Contributor Engagement Manager në Mozilla.

Por jo vetëm kaq. OSCAL është vendi perfekt për këdo të interesuar mbi çdo gjë me burim të hapur. Linux? Wikipedia? Android? LPI? FSFE? Fedora? Apo WordPress? Të gjitha këto në OSCAL! Jeni i mirëpritur bashkë me miqtë tuaj!



Artikulli i plote...
 
Top