Motrat nën zinxhirë, Topi: Kemi faj të gjithë
Kreu i shtetit reagon pas publikimit të historisë së dy motrave të sëmura mendore “Dimensionet e emancipimit, jo vetëm në qendër të Tiranës”</p>
Faktet skandaloze të trajtimit të grave dhe fëmijëve në zonat e varfra të vendit tërheqin vëmendjen e kreut të shtetit, Bamir Topi. I pranishëm në një konferencë për fuqizimin e rolit të gruas, Presidenti kërkoi dje një vëmendje më të madhe për femrat në zonat rurale. Topi u shpreh i indinjuar për rastin e Maqellarës së Dibrës, ku dy motra të sëmura mendore mbaheshin të lidhura me zinxhir. Numri një i shtetit bëri përgjegjës për këtë ngjarje të gjitha strukturat shtetërore. “Askush nuk mund të justifikohet, duke filluar nga pushteti qendror, nga Presidenti, nga ekzekutivi, nga pushteti lokal. Është e papranueshme dhe e papëlqyeshme”, tha Presidenti. Sipas Topit, dimensionet e emancipimit nuk duhen parë thjesht në qendër të Tiranës, jo thjesht te ndërtesa e Parlamentit, po në gjithë territorin shqiptar. Fenomeni rrënqethës i Maqellarës në Dibër vjen pas atij në Levan të Fierit ku një fëmijë mbahej i lidhur me zinxhirë në vend që të dërgohej në një spital për të sëmurët mendorë. Nëse raste të tilla do të përsëriten në vendin tonë, atëherë Shqipëria pa frikë do të shndërrohet në një vend të lakmueshëm nga reporterët e huaj për të treguar se në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe personat me aftësi të kufizuara lidhen me zinxhirë. Presidenti Bamir Topi bëri dje përgjegjës të gjitha strukturat e shtetit, duke e drejtuar gishtin e fajtorit nga pushteti qendror dhe ai lokal. Në këtë takim ishin të pranishme dhe zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Shqipëri, Roberta Mahoni, deputetja dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Presidenti nënvizoi se ndonëse roli i grave është deri diku i fshehur, është e pamundur që të gjitha zhvillimet që janë realizuar në Shqipëri të kenë ardhur thjesht nga një kategori mbisunduese në institucione, që është kategoria e meshkujve. “Çështja e pjesëmarrjes së grave kudo, në çdo veprimtari të jetës nga vetë natyrat, kompozicioni shpirtëror, është shumëdimensional. Kemi dimensionin shoqëror, por para se të thosha shoqëror, do të thosha kemi dimensionin familjar, dimensionin edukativ për të kaluar në shoqëri, pastaj për të kaluar në politikë”, tha Topi.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe pjesëmarrjes së gruas në postet drejtuese. Ai shtoi se femrat drejtuese në institucionet shqiptare janë pa mbështetje nga politika. “Gratë që janë përfaqësuese të institucioneve në sistemin e drejtësisë, kanë vështirësitë e veta, sikurse ka në çdo institucion tjetër, po kanë nevojë dhe për suport shoqëror, sepse problemet në Shqipëri janë edhe pak delikate në sensin e debatit politik dhe paragjykimit”, tha Presidenti Topi.
Lidhur me çështjen e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe në institucione, kreu i shtetit u shpreh se
“e kam thënë me zë të lartë dhe në mënyrë të hapur, do ta them edhe sot, në momentin që vendos një shifër, tregon që nuk je angazhuar për të shkuar pikërisht tek ai që quhet barazia gjinore. Kam qenë gjithmonë kundër vendosjes së shifrave në kodet elektorale, të cilat, në fazën përgatitore janë respektuar me fjalë, ndërsa në fazën finale, kuptohet që ato shifra nuk janë të realizuara”. Kjo, sipas Topit, do të thotë që të gjithë, pa përjashtim, në këtë strategji gjithëpërfshirëse për zhvillim duhet ta trajtojmë rastin e barazisë gjinore si një element substancial të zhvillimeve politike dhe institucionale të Shqipërisë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25056