Mosley: Erdhi momenti te terhiqem

Albforumi

Primus registratum
Mosley: Erdhi momenti te terhiqem

mosley.jpg
Kur duhen edhe pak dite nga largimi zyrtar nga posti i presidentit te FIA-s, Max Mosley u shkruan nje leter te gjithe anetareve te bordit drejtues.

Erdhi momenti te bej nje hap pas dhe te shijoj nje jete shume me te qete. Do ofroj keshilla vetem nese nje gje e tille do me kerkohet, shkruan nder te tjera shefi i FIA-s, Mosley.

Ai shton se anetaresimi ne Senat dhe Fondacion shpreson ta mbaje ne kontakte me FIA-n dhe drejtuesit e rinj.

Ne vijim, ai ben nje rezyme te bilancit ne krye te ketij institucioni. Ne fillim te drejtimit ne vitin 1994 humben Airton Senen dhe Roland Ratzenberger. Vdekja e tyre beri qe te mendohej per masa me te medha sigurie ne te gjitha nivelet e sporteve me motore, shton Mosley.

Ai nuk harron te flase as per skandalin spy-story mes Ferrarit e McLaren, por u perqendrua me shume ne ate qe e quajti komplot te skuderise Renault.

Ka pasur shume polemika por skuderia veproi me shpejtesi duke vendosur normalitetin. Eshte shume e veshtire por keto probleme duhen perballur me vendosmeri per te ruajtur besueshmerine e Formula 1, nenvizon britaniku. Ne gare per te zene vendin e Mosley jane Todt dhe Vatanen./top-channel

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=869. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=869

Top