Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?
Xhefri ka thene:
Ambasadori i SHBA: Pa stabilitet s'ka investime
Lajmi i ores 8:45 AM
Xhejms Xhefri
TIRANE (5 Shkurt) - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhefri, ka dhënë dje deklaratën e ditës duke thënë se investimet e huaja do të vijnë në Shqipëri vetëm kur të jetë siguruar stabiliteti, zbatimi i ligjit dhe reformave njëlloj nga të gjitha nivelet e shoqërisë. "Investimet që do të krijojnë vende të reja pune mund të jenë burimet e brendshme ose të huaja, por këto vijnë vetëm kur investitorët të jenë të sigurtë që ligjet dhe rregullat do të zbatohen nga të gjithë dhe kur infrastruktura bazë dhe energjia elektrike të jenë të siguruara", tha Xhefri. Këtë deklaratë, ambasadori amerikan e bëri gjatë ceremonisë së nderimit të 140 studentëve shqiptarë të trajnuar nga USAID-i në vende të ndryshme të Europës dhe SHBA. Ambasadori amerikan në Tiranë dhe herë të tjera ka bërë deklarata mjaft kritike për mënyrën se si zhvillohen dhe ritmin e reformave në Shqipëri. Me deklaratat e djeshme ai ka tronditur mjaft arritjet shpresëdhënëse të reformave dhe hapave të tyre për të përmbushur kriteret e stabilizim-asociimit. Ai i ka bërë të qartë politikës në vend se të diplomuarit shqiptarë jashtë vendit kërkojnë t'u sigurohen kushte pune për të kontribuar në përparimin e vendit. "Të rinjtë shqiptarë të cilët kanë studiuar jashtë shtetit do të kthehen në Shqipëri, vetëm kur të ekzistojnë kushte pune dhe kujdes shëndetsor për ta", deklaroi Xhefri. Deklarata e ambasadorit amerikan, mund të konsiderohet si më seriozia që bëhet pikërisht në këtë situatë politike në vend nga një diplomat i huaj. Si kusht për të ndryshuar situatën, Xhefri ka përmendur vullnetin politik për reforma. "Për të realizuar këto kushte, Shqipërisë i nevojitet vullneti politik dhe reforma konkrete për një terren favorizues ku të mbizotërojë ligji dhe jo miqësitë dhe paratë". Xhefri paralajmëroi se këto reforma nuk mund të bëhen me mentalitetin aktual shqiptar. "Reformat dhe një ndryshim i mentalitetit nevojiten në mënyrë që vendimet të mos merren nga një pakicë në përfitim të saj nga mungesa e transparencës dhe dialogut të sinqertë", tha Xhefri. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Nuk ka ndodhur gje qe ka prishur stabilitetin dhe sigurine ne Shqiperi!