Mos u ktheni ne Shqiperi?

Ema

Goddes
Mos u ktheni ne Shqiperi?

Pashe lajmerimin lart ne faqen kryesore te Albforumit te dhene nga Futbollisti.
ka ndodhur ndonje gje e rende?Jo per gje po desha te kthehesha ca dite ne Shqiperi...

Pres sqarime,Ema
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

futbollist nuk mund te thuash ndonje gje me teper!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

edhe une jam e interesuar per me shume informacion?
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

prit i her t'morim vesh ça bohet, masnej e ka rradhen qejfi, a tu bofsha.
 

Joy

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

cfare ka ndodhur andeja moj amani se na bete merak
 

Belinea

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

ca thoni ju ere ? :eek: :cry: pas dy vjetesh qe mblodha leket une e du me shku ne shpi behet hataj ... /pf/images/graemlins/frown.gif
Te mos kisha ble bileten s´shkoja as per 2 vjete te tjera ... prandaj ju lutem shume na jepni ca info me shume !!
he mo trima ca ka ngja ?
 

fjorent

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Po asgje s'ka ndodhur. Per pushime shkoni pa problem. Futbollisti i referohej ambasadorit amerikan i cili i drejtohej Nanos qe flet e vetem flet kur i ftonte studentet qe studiojne jashte te kthehen per te punuar ne Shqiperi. Ambasadori tha ate qe duhet ta thone te gjithe shqiptaret e ndershem. Qe studentet nuk vijne ne kete moment sepse korrupsioni dhe nepotizmi se bashku me paaftesine e ben te padurueshme nje jete te tille.
KAq tha amerikani.
E tha moj e tha po kujt ja tha (kishte te drejte Jovan Bregu)
Nano del gjithmone me gjoja ide progresiste sic ka qejf t'i trumbetoje, por me llafe jemi te gjithe te zote. TAni duhen veprat e me vepra Zoti Nano ka vetem fluturimet charter per ne Brazil Egjipt etj per qejf.
Gjithe te mirat
Fjorenti
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb]
Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] vallaj.... [/qb]
E kisha lon ene me u feju me nazhin... [/qb]
u trashgegofshi!!!

Ju te na fejoheni pa neve nuk pyesim jo per ,ambasador amerikan po per asnje! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

edhe pysim ne ça ka nodh: po ja, bojn studentat sikur jan ngrit lesht e kokes perpjet nga sikleti, por sapo nigjojn fejese, qesin 10 mij lekshat nga xhepi per aheng! /pf/images/graemlins/laugh.gif

fjorent, un lexova diçka tek gazeta shqiptare, per ate interviste qe shkruajte ti...po ke parasysh, e ka shkrujt Futbollisti me germa te zeza ate lajmin...
 

Belinea

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

amani o njerez sa qejf i keni sencacionet. Une thash ca beri vaki /pf/images/graemlins/frown.gif

Putttttt ju mori e mira ju mori, ca jam anemike une tani mu be gjaku h20 fare :cry:
 

disku

UNI
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Fillimisht postuar nga Belinea:
[qb] amani o njerez sa qejf i keni sencacionet. Une thash ca beri vaki /pf/images/graemlins/frown.gif

Putttttt ju mori e mira ju mori, ca jam anemike une tani mu be gjaku h20 fare :cry: [/qb]
Po tu pre gjaku edhe me gjona qe i ke nigju kaq here ty mo vaj halli te tjerat /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ema Futbollisti e ka me shaka besoj apo :confused: .....
Futbollisto nji pytje kam un...A ka dyshime apo frike nje njeri qe beson ne zot nga cdolloj pengese? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Amon mer, se u habita, cne qe amerikanet duan te na mbajne me zor larg Shqiperise. Ata mezi te japin nje vize ne Tirane. Na e bote gjakun dhalle na e bote, se skena as leke me qendru me teper, jo per ndonje gje.
 

bona

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

pse ka lujt mendsh Jefri te doje te shkoj une ne shqiperi?

1/3 e rroges sime e merr shteti si tax pastaj dhe me ato pare qe me ngelin paguaj tax per cdo gje qe blej (imagine edhe per ato-- te pakten te mi conte cdo muaj dhurate),gjithashtu dhe per sherbimin me te vockel qe me ben cdo gje banka e te gjithe 2 dollare ketu dhe 2 atje dhe iku cdo gje ose college loan me gjithe ato interese apo ato qe kane ble shpia sa interes paguajne , e cfare tjeter tu them une se i dini vete ju.

po dhe tek Tosi s'jam tu shku.

bye.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Xhefri ka thene:


Ambasadori i SHBA: Pa stabilitet s'ka investime

Lajmi i ores 8:45 AM



Xhejms Xhefri
TIRANE (5 Shkurt) - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhefri, ka dhënë dje deklaratën e ditës duke thënë se investimet e huaja do të vijnë në Shqipëri vetëm kur të jetë siguruar stabiliteti, zbatimi i ligjit dhe reformave njëlloj nga të gjitha nivelet e shoqërisë. "Investimet që do të krijojnë vende të reja pune mund të jenë burimet e brendshme ose të huaja, por këto vijnë vetëm kur investitorët të jenë të sigurtë që ligjet dhe rregullat do të zbatohen nga të gjithë dhe kur infrastruktura bazë dhe energjia elektrike të jenë të siguruara", tha Xhefri. Këtë deklaratë, ambasadori amerikan e bëri gjatë ceremonisë së nderimit të 140 studentëve shqiptarë të trajnuar nga USAID-i në vende të ndryshme të Europës dhe SHBA. Ambasadori amerikan në Tiranë dhe herë të tjera ka bërë deklarata mjaft kritike për mënyrën se si zhvillohen dhe ritmin e reformave në Shqipëri. Me deklaratat e djeshme ai ka tronditur mjaft arritjet shpresëdhënëse të reformave dhe hapave të tyre për të përmbushur kriteret e stabilizim-asociimit. Ai i ka bërë të qartë politikës në vend se të diplomuarit shqiptarë jashtë vendit kërkojnë t'u sigurohen kushte pune për të kontribuar në përparimin e vendit. "Të rinjtë shqiptarë të cilët kanë studiuar jashtë shtetit do të kthehen në Shqipëri, vetëm kur të ekzistojnë kushte pune dhe kujdes shëndetsor për ta", deklaroi Xhefri. Deklarata e ambasadorit amerikan, mund të konsiderohet si më seriozia që bëhet pikërisht në këtë situatë politike në vend nga një diplomat i huaj. Si kusht për të ndryshuar situatën, Xhefri ka përmendur vullnetin politik për reforma. "Për të realizuar këto kushte, Shqipërisë i nevojitet vullneti politik dhe reforma konkrete për një terren favorizues ku të mbizotërojë ligji dhe jo miqësitë dhe paratë". Xhefri paralajmëroi se këto reforma nuk mund të bëhen me mentalitetin aktual shqiptar. "Reformat dhe një ndryshim i mentalitetit nevojiten në mënyrë që vendimet të mos merren nga një pakicë në përfitim të saj nga mungesa e transparencës dhe dialogut të sinqertë", tha Xhefri. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Nuk ka ndodhur gje qe ka prishur stabilitetin dhe sigurine ne Shqiperi!
 

bona

Primus registratum
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

alinos

nuk ka ndodhur gje!?
pse cfare do te ndodhi me kur nuk do njeri te investoje ne shqiperi.

dmth ne shqiperi do vazhdoje te ndodhe ato qe po ndodhin perdite.
 

olti

Neo
Re: Mos u ktheni ne Shqiperi?

Ema, nuk te dalin plot rubrika te forumit, edhe ketu duhet te hapesh nje teme per te tall lesht?!
 
Top