Mos rri po duku

DriniS

Ecejak
Mos rri po duku

<span style="font-weight: bold">Thirrje për qytetari
Shqiptar mos rri po duku</span>

Qytetare të Shqipërisë këtë herë të mos harrojmë. Bashkohuni me ne ditën e premte dt.16 Janar ora 17.00 përpara Kryeministrisë të kërkojmë përgjegjshmërinë e atyre që na qeverisin.

Kjo është e drejta dhe detyra e secilit prej nesh. Ne kërkojmë që Kryministri i Shqipërisë të kërkojë publikisht FALJE gjithë popullit shqiptar që:

1-Punonjës të shtetit ishin të përfshirë në trafikimin e qytetarëve

2-Qytetarët e këtij vendi nga skamja dhe mungesa e shpresës kërkojnë të largohen nga ky vend

3-Që Kryeministri u kthye ne atdhe vetëm pas 2 ditësh nga tragjedia.

Nese ndjeheni të indinjuar nga sjellja e shtetit për tragjedinë e 9 Janarit, MOS RRINI, PO DUKUNI

Të premten 16 Janar, ora 17.00 përpara Kryeministrise

Lëvizja MJAFT
 

bona

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

sa naiv qe je!

ca di fitosh me ate lloj metode?

ti thua &quot;duku shqiptar&quot;

une them &quot;liria nuk dhurohet for fitohet&quot;

Tosi do na e pije gjakun deri ne fund , e di ai psikologjine e shqiptarit-- frikacak, jo sacrificues etj etj......

po mundohem te hyj nje sec ne mendjen e Tosit: ai thote me veta hahahhaaaaaaa and hahhahaaaaaaaa and hahhhhaaaaaaaaaa
e kam krijuar ushtrine time me kusare e hajdute populli do qurravitet ca dite ( se cudia me e madhe zgjat tre dite) dhe pastaj gazetat do flasin se ku i kalojne pushimet kengetaret dhe ku e pijne kafen gazetaret.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

Gazeta &quot;PANORAMA&quot;


Nano-Toska lënë seancën e mocionit për të darkuar

Kryeministri Nano dhe ministri i Rendit, Igli Toska, kanë darkuar mbrëmë te restorant “Karlzberg”, gjatë kohës që seanca e jashtëzakonshme vazhdonte punimet. Kryeministri është larguar nga seanca parlamentare, i shoqëruar nga ministri i Rendit, duke lënë mënjanë të gjitha akuzat e opozitës dhe të familjarëve të viktimave për tragjedinë e Vlorës. Gjatë qëndrimit në këtë restorant, një ekip i televizionit “Top Channel” ka tentuar të hyjë për të intervistuar Kryeministrin, por ata kanë hasur në reagimet e ashpra të ekipit të shoqërimit të Kryeministrit dhe ministrit të Rendit. Badigardët e Nanos dhe Toskës kanë lajmëruar policinë, e cila ka shoqëruar gazetarin e këtij televizioni në ambientet e Komisariatit nr.2, ku ka qëndruar për disa orë. Ministria e Rendit ka deklaruar më pas se gazetari është shoqëruar në momentin kur fshihej pas një peme dekorative të lokalit dhe nuk ka pranuar të paraqesë identitetin. Shumë shpejt është marrë vesh nga deputetët e opozitës në seancën plenare vendndodhja e Kryeministrit dhe menjëherë kanë filluar reagimet e ashpra të tyre, duke bërë që situata në sallën e parlamentit të tensionohej. Reagim i ashpër ka ardhur edhe nga familjarët e viktimave, të cilët vazhdonin të qëndronin në lozhen e parlamentit, duke ndjekur punimet e seancës së jashtëzakonshme. Nuk ka patur sqarime konkrete nga deputetë apo ministra që kishin mbetur në sallën e parlamentit për vendndodhjen apo largimin e Kryeministrit nga seanca parlamentare, e cila ishte mbledhur për mocion mosbesimi ndaj tij. Megjithë reaksionin që ka shkaktuar në sallën e Kuvendit, Kryeministri Nano dhe ministri i Rendit, Igli Toska, nuk e kanë ndërprerë darkën e tyre, duke lënë shteg për akuza ndaj tyre të deputetëve të opozitës. Nano dhe Toska janë dy figurat më të goditura nga akuzat e opozitës për tragjedinë e ndodhur në fundjavën e fundit në brigjet e Karaburunit në Vlorë, ku humbën jetën të paktën 21 shtetas
 

DriniS

Ecejak
Re: Mos rri po duku

bona, leri shiringat e tua te mbushura me pesimizem te ekzagjeruar dhe thirri mendjes se protestat qytetare perpara kryeministrise kane nisur qe ne daten 10 janar. Per fotografi shih www.drini.net
 

fjorent

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

Nek eshte ceshtje naivitite te therrasesh per te drejtat e nje populli qe nuk di te kujdeset per veten. Naivitet eshte per tu turrur pas mitingasheve berishiane e kongresmeneve socialiste.
Prandaj edhe thirrja Duku me duket mese me vend.
Te gjithe para kryeministrise ne Tirane per t'i treguar ketyre qytetareve qe kujdesemi per veten, perndryshe mire na e bejne
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Mos rri po duku

Protesta qytetare eshte e domosdoshme ne ngjarje te tilla si nje mbeshtetje per ata qe humben te dashurit e tyre per tu treguar se nuk jane te vetem ne kete lufte, por mbi te gjitha per te shprehur reagimin e nje populli qe nuk i neshtrohet fatit te tij e padrejtesive te politikaneve jonjerezore , por kerkon te thote fjalen e tij e cila shumefishohet kur gjen mbeshtetje ne masen e gjere.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

Te protestosh eshte dicka e mire per nje gje te tille......
Por eshte ABSURDE ajo qe kerkohet te arrihet nga kjo proteste---- NJE ME FAL nga Fatos Nano
Kjo eshte tallje dhe mungese serioziteti nga ana e organizatoreve....
Ne kete menyre asnje s'ka per te arritur te beje asnje gje.

Fatos Nano edhe kerkon falje dhe pastaj nje vrime ne uje, nuk i skuqet faqja atij personi se i eshte bere sholle &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

drini

une pesimiste
kurre
une sa mbarova shkollen ne shqiperi punova per njerez qe drejtonin shtetin atje dhe pashe qe shkishte ndryshim nga komunistet -- qe dhe asthu doli ata jane prape ne krye

dhe kalova oqeanin dhe mbijetova vetem nga super optimizmi qe diku ndodhen nje toke ME e lire se shqiperia.

TE JESH REALIST NUK DO TE THOTE TE JESH PESIMIST.

UNE DO PRES DHE E DI SE CFARE DO NDODHI ME KETO METODAAAAAAAAAAAA

DHE NJE HERE JAM DACORD ME PROTESTEN DHE JO ME METODEN.

CILI VEND E FITOI TE DREJTEN ME LULE E ME QIRINJ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? ?????????????????? SE DERI TANI NUK KAM LEXUAR PER NDONJE.
 

bona

Primus registratum
Re: Mos rri po duku

dhe nje here Drini

mos thuaj &quot; duku shqipetar&quot;
POR

lira nuk dhurohet por fitohet.

nuk do thote Tosi me ushtrine e kusareve, e te huajve qe nuk na duan -- se ai s'esthe i vetem-- hajde tani ja po ua jap karrigen dhe une po dal tek kali i skenderbeut te shes banana.

edhe nje here une po pres dhe hajde ti me thuaj cfare do fitohet ......


dhe e fundit:

Fatos Nano --- gjithe jeten ka qene drejtor me duket i institutit Marksist -Leninist

Sali Berisha-- doctorii i Enver Hoxhes

Edi Rama-- i biri i Kristaq Rames qe gjithe jeten ka bo qejf me ato me siper

Ambasadori Shqiptar ne USA-- cuni i sekretarit te Enverit

me qirinj e me lule do ta leshojne vendit keta???????????????

PS; ne qofte se personat qe ju permenda emrat me siper e &quot;lexojne&quot; kete note timen une ju them qe ju lumte se keni te beni me nje popull qe ju meriton dhe une nuk kam asnje inat personal, thjesht po ju kujtoj te gjithe te tjerve qe jeni te zote dhe po te isha une gjak i juaji do t'ju mbroja me gjithe shpirt.
 
Top