Mos na dënoni, jemi të varfër

Mos na dënoni, jemi të varfër

TIRANË- “Mos na dënoni shumë sepse jemi shtet i varfër dhe nuk kemi para të paguajmë”. Kjo është mënyra që ka zgjedhur shteti shqiptar për tu mbrojtur në Gjykatën e Strasburgut në gjyqet e pronave. Shteti shqiptar i kërkon “mëshirë” gjykatës së Strasburgut në rastet kur shpallet fajtor për çështje pronash

Ndryshe nga praktika e përgjithshme kur shtetet e mbrojnë veten ndaj çështjeve të hapura kundër tyre duke paraqitur prova të cilat kundërshtojnë pretendimet e paditësve, të paktën në një rast qeveria shqiptare ka kërkuar “mëshirë” nga Gjykata e Strasburgut në vendimin që kjo e fundit pritet të japë për një nga dhjetëra çështjet që janë depozituar në të nga pronarët shqiptarë.

“Shekulli” ka siguruar kopjen e plotë të korrespondencës së qeverisë shqiptare me këtë gjykatë, ku ndër të tjera kësaj të fundit i kërkohet që nëse vendoset në favor të paditësit, dëmshpërblimi që do të jepet të jetë sa më i vogël duke marrë në konsideratë se kemi të bëjmë me një shtet të varfër si Shqipëria.

“Nëse eventualisht Gjykata Europiane vendos për dhënien e një dëmshpërblimi, ftojmë Gjykatën në fjalë që të akordojë një shpërblim sa më të drejtë e të arsyeshëm duke marrë në konsideratë rrethanat e faktit”, – citohet ndër të tjera në letër-përgjigjen që zyra e Avokatisë së Shtetit i ka kthyer gjykatës. Materiali mban datën 02. Tetor 2009.

Duke mos dashur të ndikojë në proces “Shekulli” nuk bën publike emrin e paditësit për shkak se çështja është në gjykim prej të cilit së shpejti pritet të merret edhe një vendim. Bëhet fjalë për një familje tiranase pronare e një shtëpie në të cilën pas viteve 90-të nga shteti ka strehuar disa familje të tjera me statusin e të pastrehut.

Në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme shtëpia “de jure” rezulton në emër të familjes tiranase ndërsa ende ajo nuk ka arritur ta gëzojë atë “de facto”.

Për këtë shkak, familja ka hapur një proces gjyqësor duke kërkuar nga shteti pagesën e gjithë shumës së parave sikur shtëpia të ishte dhënë me qira me arsyetimin se ishte ky i fundit që strehoi banorë të tjerë aty duke i dëmtuar ekonomikisht ata. Në dosje rezulton edhe sasia e dëmshpërblimit që familja tiranase kërkon nga shteti shqiptar.

Pas përllogaritjeve të bëra me anë të ekspertëve imobiliarë duke marrë parasysh edhe që banesa ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, bëhet fjalë për një shpërblim i cili bashkë me shpenzime e gjyqeve vërtitet në rreth 700 mijë eurove.

Në lidhje me këtë pretendim pala paditëse i ishte drejtuar të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri nga i cili ka marrë përgjigje se banorët që ndodhen në shtëpi nuk mund të nxirren me dhunë jashtë. Nisur nga kjo, familja i është drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për rishqyrtimin e çështjes.

Çështjet me të paditur shtetin shqiptar dhe me subjekt pronën që janë dërguar nga individë të ndryshëm drejt gjykatës së Strasburgut janë me dhjetëra. Kujtojmë këtu, çështjet, “Nuri kundër Shqipërisë”, “Dauti kundër Shqipërisë”, “Balliu kundër Shqipërisë”, “Beshiri dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, etj., ku për një pjesë të tyre është dhënë një vendim ndërsa shumë të tjera janë në shqyrtim e sipër.

Çështja më e afërt në kohë është ajo “Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për të cilët Gjykata vendosi të dënojë shtetin shqiptar me 3 milionë lekë si shpërblim ndaj tyre. Bëhej fjalë për 1.637 metër katror truall i cili ndodhet brenda rrethimit ku sot ndodhet Ambasada Italiane.

“Përsa i përket kërkesës në lidhje me dëmin pasuror aplikantët kanë paraqitur një aktvlerësimi të pronës ku vlera e saj është llogaritur në 2.184.000 euro, ndërsa fitimet e munguara midis 1996 deri më 2006 në 535.500 euro” – , citohej në vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut./shekulli/

U0F5pHItU8M

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25684. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25684

Top