BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Morena Taraku vetëm “bukuroshja e fjetur” që s’mund të quhet, se ndryshe të gjithë titujt dhe epitetet e tjerë te bukurisë ajo i ka, i përshtaten e i shkojnë.

Morena gjithmonë është e zgjuar dhe gati të befasojë. Morena dhe befasia janë si njeriu dhe hija e tij, gjithmonë bashkë. Ajo befason edhe nëse shfaqet krejt rastësisht, pasi bukuria e saj të le pa fjalë.

“E bukur si Morena”, shpesh kemi dëgjuar njerëz tek e përsërisin këtë frazë, që padyshim është më realja. Morena, është e bukur, mbresëlënëse dhe unike në përmbajtje. Megjithatë, ajo nuk është bukuroshja që hesht, fle…rri në “vitrinë” për t’u admiruar.

Morena Taraku ka karakter interesant, dëshiron ta jetojë jetën, mundësisht maksimalisht. Është në gara bukurie, para aparateve fotografike, duke prezantuar spektakle, duke kënduar e xhiruar videoklipe. Morena është kudo dhe ja përse kurrë nuk mund të quhet “bukuroshja e fjetur” e përrallës.
