selam_demiri
Primus registratum
Morali i Mire
Morali i mirë është cilësi e pejgamberëve, burrave të drejtë dhe të mirë. Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara. All-llahu [subhanehu ve teala] ka veçuar pejgamberin e Tij me një ajet ku ia ka përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe vyrtytet e larta, duke thënë:
“…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5)?
Morali i mirë shkakton dashuri reciproke dhe afrim me njerëzit, kurse morali i keq shkakton urrejtje, zili dhe largim nga njëri tjetri.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka nxitur muslimanët në moral të mirë dhe në të kapurit për te, bile edhe e ka përmbledhur në një vend me devotshmërinë, kur thotë: “Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë” (Tra. Tirmidhiu dhe Hakimi).
Moral i mirë është: buzëqeshja, bërja mirë, largimi i të këqijave nga njerëzit, thënia e fjalëve të mira, kahëzimi i hidhërimit, durimi, etj.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka porositur Ebu Hurejren [radijall-llahu anhu] me një porosi të madhe, duke i thënë: “Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë. Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] i tha: ا’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: “Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep” (Tra. Bejhakiu).
Vëlla i nderuar, mendo rreth gjurmëve të mëdha dhe shpërblimit që e ka ky vyrtyt dhe kjo veçori. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës” (Tra. Ahmedi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] konsideroi moralin e mirë si plotësim të imanit, duke thënë: “Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë” (Tra. Ebu Davudi dhe Ahmedi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu më i dashur te All-llahu është ai që më së shumti u bën dobi njerëzve, kurse vepra më e dashur te All-llahu është gëzimin që e futë në zemër të një muslimani, largimin e ndonjë brenge prej tij, larjen e ndonjë borxhi të tij, ose largimin e urisë prej tij. Të eci me një vëlla timin musliman për ndonjë nevojë të tij është më e dashur për mua sesa të qëndrojë në itikaf në xhami një muaj” (Tra. Taberaniu).
Muslimani është urdhëruar të thotë fjalë të lehta dhe të buta që të regjistrohen në peshojën e veprave të tija të mira. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)” (Tra. Buhariu dhe Muslimi).
Bile edhe buzëqeshja që nuk i kushton aspak muslimanit, shpërblehet për te. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka” (Tra. Tirmidhiu).
Udhëzimet pejgamberike në nxitje për moral të mirë dhe durimin e të këqijave janë të shumta dhe të njohura, kurse sjellja e tij është shembëlltyrë që duhet pasur në sjelljen e njeriut me vetveten, me gruan e tij, me fqinjët e tij, me muslimanët e dobët, me injorantët, bile edhe me mosbesimtarët. All-llahu thotë:
“Mos t’ju pengojë sjellja e keqe e një populli nga të sjellurit drejt me ta. Silluni drejt me ta, ngase kjo është më afër devotshmërisë”.
Shenjat e moralit të mirë janë përmbledhur në disa cilësi, andaj, vëlla i dashur musliman, njihi ato dhe kapu për to. Në përgjithësi këto janë: njeriu të jetë shumë i turpshëm, njeri që nuk i dëmton tjerët, të ketë shumë mirësi, të flet drejt, të flet pak, të punojë shumë, të rëshqasë pak, të jetë pak kurreshtar, mirëbërës ndaj farefisit, i ndershëm, durimtarë, falënderues, i kënaqur, i butë, i shoqërueshëm, i mëshirshëm, jo ofendues e as mallkues, njeri që nuk bartë fjalë e as nuk merr nëpër gojë, nuk nxiton, nuk është ziliqar e as koprrac, por është fytyrndritur, kur don ndokend, e don për hirë të All-llahut, kënaqet për hirë të All-llahut dhe hidhërohet për hirë të All-llahut.
Baza të moralit të keq janë: mendjemadhësia, nënçmimi dhe kërkimi i gjërave të ulta, kurse baza e moralit të mirë është frikërespekti dhe ambicja e lartë. Andaj, krenaria, ecja kokëlartë, vetmahnitja, zilia, zullumi, mendjemadhësia, ashpërsia, vrazhdësia, mospranimi i këshillës, ndalja e gjërave vetëm për vete, kërkimi i postit të lartë, vrapimi pas autoritetit dhe postit, lavdërimi për një vepër që nuk e ka bërë, etj, të gjitha burojnë nga mendjemadhësia, kibri.
Kurse, gënjeshtra, sjellja e poshtër, tradhtia, mashtrimi, lakmia, trishtimi, frika, pamundësia, dembelia, nënshtrimi ndokujt tjetër përveç All-llahut, zëvendësimi i të mirave me të këqija, etj, janë nga nënçmimi, zemërngushtësia dhe ambicjet e ulta.
Vëlla i nderuar musliman.
ثshtë rast i volitshëm të shpresosh shpërblimin nga përvehtësimi i moralit të mirë, ta detyrosh vetveten të cilësohet me këto vyrtyte dhe të luftosh për këtë. Kujdes, mos e le vehten të edukohet në urrejtje, mllef, shprehje të fëlliqura, padrejtësi, bartje të fjalëve, përgojim, koprraci, mosvizita e farefisit, etj. Habitem nga ai i cili pesë herë në ditë lanë fytyrën e tij, duke iu përgjigjur me këtë thirrësit të All-llahut [subhanehu ve teala], kurse asnjëherë në vit nuk e pastron zemrën e tij nga njollat e dunjasë, errësirën e zemrës dhe sjelljet e këqija që janë ngjitur për te!
Kujdesu që ta edukosh vehten, ta heshtish hidhërimin dhe të gëzohen njerëzit që janë përreth teje, qofshin ata prindërit, gruaja, fëmijët, shokët, miqtë me sjelljen e mirë me ta, fjalët e mira që ua thua, buzëqeshjen në fytyrë kur t’i takosh, duke shpresuar të fitosh shpërblim me këtë vepër.
Përmbaju këshillës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të përgjithshme, ku thotë: “Ke frikë All-llahut kudo që të jeshë, pasoje të keqen me një të mirë, e cila do ta shlyen këtë të parën dhe sjellu me njerëzit me moral të mirë” (Tra. Tirmidhiu).
Na bëftë All-llahu [subhanehu ve teala] prej atyre për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Më i afërt me mua në ditën e Kijametit do të jetë ai që ka moral më të mirë” (Tra. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani).
All-llahu jonë, kërkojmë falje dhe shëndet të vazhdueshëm. All-llahu jonë, na e përmirëso moralin tonë dhe na i zbukuro veprat tona. All-llahu jonë, ashtu sikurse na e ke zbukuruar krijimin tonë, na e zbukuro moralin tonë. Zoti jonë, na fal neve, prindërit tanë dhe mbarë muslimanët. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe mbarë shokët e tij.
Nga libri: “40 mësime për atë që e takon Ramazanin”,