Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Cili eshte realiteti i Monotheizmit? Tiparet e Monotheizmit...
Cili eshte realiteti i Politheizmit? Tiparet e Politheizmit dhe format e ndryshme qe ze...

Politheizmi ze forma te ndryshme...nga statujat e krijuar nga njerezit ne adhurim te sendeve edhe gjallesave si Zot. Karakteristikat e kesaj te fundit eshte se njerezit krijojne idera se keto statuja apo sende, apo njerez te shenjte do i afrojne sa me shume prane Zotit. Si eshte e shpjegueshme qe ai Zot qe krijoi njeriu edhe i di detajet me te holla ne zemren e tij i nevojitet ndermjetes...?

A nuk eshte ky "ndermjetes" nje lloj zbukurimi i paganizmit? Shpesh here shikon se njerezit vejne ne varre edhe i luten "shenjtoreve" me llogjike se ata jane me afer Zotit dhe Zoti i degjon shenjtoret... Kam degjuar nje shembull se mbreti degjon me shume sherbetorin e tij ne oborr se sa nje jashte oborrit mbreteror, edhe kjo krahasohet me Zotit qe te beje "kuptim". Por shume njerez harrojne se ky mbreti nuk eshte mbret i drejte por tiran, qe rri brenda mureve dhe nuk i intereson fati i popullit te thjeshte. Nuk eshte kjo njefare padrejtesie tia veshesh Zotit kete karakteristike?

Flisni opinionin tuaj, ka nevoje Zoti per ndermjetesa...nqs ka pse...nqs jo...pse jo?

Ka Zoti nevoje per simbole, shembelltyra qe ti lutemi...si statuja...shenja te ndryshme...duke menduar se ato na afrojme me shume me Zotin?

Si lind adhurimi i kafsheve dhe njerezve si shkak mjeti afrimi prane Zotit. Eshte kjo padrejtesi... Dini na nje shmebull ku njerez praktikojne gjera te tilla. Si duhet arsyetuar me njerez te tille?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Kam patur gjithmone nje ndjesi qe politeizmi eshte me material, ndersa monoteizmi me shpirteror.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Zoti nuk ka nevoje per shembelltyra, shembelltyrat jane rrenimi i tij.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Pyetje Albanski: Cili eshte qellimi i zotit??
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Pergjigje Ujku: Dicka e krijuar ka qellim, pena e krijuar per te shkruajtur... vjen nje njeri me ide krijon makinen per te udhetuar... e keshtu me rradhe... gjithe gjerat e krijuara kane qellim... pra jane te kufizuara ne qellime nga kapaciteti sherbyes i tyre.

Zoti nuk eshte i krijuar, dhe nuk qellime sherbese ne kuptimin e sendeve me larte dhe nuk eshte i kufizuar nga kapaciteti i Tij te beje gjera qe i takojne Madheshtise se Tij.

Nqs ke fjalen per Karakteristikat dhe Vecorite e Zotit keto jane gjera te tjera dhe ti mos e ke fjalen per keto si "qellim".

Por te thuash cili eshte qellimi i zotit ne sherbese... Zoti nuk ka nevoje per asgje...as per njerezit as per ndonje send. Ai eshte krijuesi i gjithckaje qe i ve qellim gjithckaje te krijuar...dhe qellimi eshte dicka qe Zoti e ka krijuar kur krijoi krijesat. Pa Zotin, s'ka kurfare gjeje qellim se nuk do ekzistonte agje, detyrimisht as qellimi sherbyes i tyre.

Ndoshta ke pasur per vullnetin e Zotit si "qellim".

Shume pyetje e mjegullte. Me duhen ca qartesime para se ti pergjigjem me me shume detaje.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Me fal se nuk u shpreha mire. Une mendoj se Zoti ne perfyryrimin e njerezve per te perfaqeson te Miren, ndersa djalli (shejtani) te keqen.
Nese Zoti krijoi qellimin dhe njerezit, per cilin qellim i krijoi njerezit. Perse Zoti kerkon adhurim nga njerezit, nderkohe qe vete e ka ne dore kete??
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

Zoti kerkon adhurimin nga njerezit se kerkon qe njeriu te beje zgjedhje me vullnetin e tij te lire dhe nqs Zoti donti Ai mund t'i bente te gjithe besimtar me nje fjale. Por Zoti kerkon t'i japi vullnet te lire njerezve te bejne zgjidhjen e tyre. Vullneti i lire eshte dhene nga Zoti njerezve dhe prandaj Zoti kerkon nga ata qe ta adhurojne. Pra kerkimi eshte si pasoje e vullnetit te lire. Nqs nuk do kishte vullnet te lire, ata njerezit do adhuronin te gjithe Zotin. Ka shume zgjuarsi pas dhenies se vullnetit te lire... Zoti ka adhurues Engjejt qe asnjehere nuk e kundershtojne urdherin e Zotit dhe keta jane me shume ne numra se njerezit. Por njerezit gabojne dhe bejne zgjedhje te mira, dhe nuk jane Engjej se kane vullnetin e lire te dhene nga vete Zoti per te kundershtuar urdherat e Zotit, prandaj Zoti kerkon adhurimin prej tyre meqe i ka dhene vullnet te lire.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Monotheizmi VS Politheizmit - Format e tyre

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ka shume zgjuarsi pas dhenies se vullnetit te lire...

[/ QUOTE ]

Po ne fakt eshte nje argument per te mbrojt vetveten nga nje veprim/mendim i gabuar
 
Top