Monika Belucci: 44 vjeç? Mosha më e bukur

Monika Belucci: 44 vjeç? Mosha më e bukur

imagebutton.gif


monica-bellucci-300x225.jpg
“Nuk jam ndjerë kurrë më rehat nën lëkurën time se tani që jam 44 vjeçe”. Kështu shprehet njëra nga ikonat e kinematografisë europiane, italo-francezja me linja të
rrumbullta e ëndërrimtare, Monika Belucci. Ajo konsiderohet si një ndër gratë më seksi në botë dhe është vërtet e tillë, të paktën këto ditë vere: E relaksuar, e nxirë dhe e qetë. “Nuk do të doja kurrsesi që të isha sot 20 vjeçe. </p>


Më besoni, jam shumë më e lumtur tani se në atë moshë. Në jetë bën një rrugëtim përmes së cilit zbulon se kush je në të vërtetë, kush do të jesh dhe kush bëhesh në fund të fundit. Fillimi i rrugës është i vështirë, sepse e njohim shumë pak veten tonë dhe reagimin që sjellim te të tjerët, por me kalimin e kohës ky raport ndreqet e si pasojë edhe jeta e njerëzit rreth teje ndryshojnë”, thotë Belucci. Tashmë është nëna e një vajze 4-vjeçare, Deva, e cila për momentin është prioriteti i saj kryesor në jetë. “Ime bijë erdhi në moment perfekt për mua. Kur e mbajta për herë të parë në krahë, kisha bërë shumë gjëra në jetë, kisha pasur shumë përvoja me njerëz të ndryshëm, me punë, kisha udhëtuar dhe më në fund e ndjeja se ajo që më mungonte ishte familja dhe fëmija. Dhe Deva erdhi pikërisht ndërsa po ia kërkoja Zotit një gjë të tillë”, thotë Monika. </p>


Sipas saj, gjëja më e rëndësishme për një fëmijë është t’i japësh kohë dhe cilësi në marrëdhënie. “Jam në një fazë të jetës sime kur nuk para më pëlqen të dal shumë. Ndihem mirë brenda mureve të shtëpisë. Më janë mërzitur vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga njerëz që pinë duhan apo alkool. Nuk më intereson shumë që të shkoj nëpër premiera filmash apo nëpër mbrëmje gala. Thjesht tani e ndjej se duhet të jem me time bijë”. Monika e pranon se ardhja e një fëmije të ndryshon jetën.</p>


Ajo çka aktorja nuk ka dashur kurrë është që të jetojë në xhepin e bashkëshortit. Ai është gjithashtu aktor, një ndër më të njohurit në Francë dhe jashtë saj në rolet e pakta që ka pasur në filma të tillë si “Ocean 12″. Por më shumë njihet për reklamimin e “Renault Clio”. Belucci dhe Vinsent Kasel kane luajtur bashku ne disa filma si “L’appatement”, apo filmin e shumëdiskutuar “Irriversible”, në të cilin ajo ka luajtur edhe një skenë shumë të gjatë përdhunimi. “Vinsent është një baba i mrekullueshëm. Ne përpiqemi që të jemi bashkë sa më shpesh që të mundemi, por pjesën më të madhe të kohës jetojmë të ndarë, sepse ose ai është me xhirime, ose jam unë larg shtëpisë për të njëjtën arsye.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4392. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4392
 
Top