Molinari: Klarineta ime si një kloun

Molinari: Klarineta ime si një kloun

Klarinetisti zviceran, Ernesto Molinari, performon në Hotel Dajti dhe bashkë me Fatos Qerimin mban leksione për studentët e Akademisë së Arteve

Mbrëmjet me muzikë jazz nga instrumentistë të huaj janë bërë të zakonshme në Tiranë. Ernesto Molinari, është një nga ata. Klarinetisti austriak performoi në Hotel Dajti dhe të enjten në “Rogner” interpretoi jazz bashkë muzikantin shqiptar Fatos Qerimi. Molinari është një artist i prirur ndaj muzikës së re bashkëkohore dhe improvizimit.

U vu re edhe atë mbrëmje, ku të pranishmit shijuan dhe u argëtuan me muzikën që dy artistët krijuan aty për aty. Gjatë qëndrimit njëjavor në Shqipëri, në kuadrin e Javës Austriake të Kulturës, Molinari mbajti disa orë leksione për studentët e Konservatorit dhe pa se jazz nuk është muzikë e huaj për shqiptarët.

Ernesto, disa prej të pranishmëve mbrëmë të pandehnin si artist italian. Një gabim ky, për shkak të emrit?

Po, por unë kam lindur në Lugano, një qytet në jug të Zvicrës. Kam jetuar shumë kohë në Austri dhe më pas në Amsterdam. Nëse më pyesni sesi ndihem, atëherë ju përgjigjem: “Jam evropian”.

Keni një javë që jepni koncerte dhe zhvilloni trajnime me studentë të Akademisë së Arteve. Si t’u duk Tirana?

Një qytet në ndryshim, në lëvizje, energjik. Rrugë që rikonstruktohen dhe të rinj kuriozë për të ditur më shumë, të interesuar për të renë.

Po niveli i tyre muzikor?

Është pak e vështirë për t’u përcaktuar. Studentët sapo kanë filluar semestrin, sapo kanë ardhur nga pushimet dhe nuk janë praktikuar gjatë 3 muajve. Atje ku unë jap mësim, në Akademinë e Arteve në Bernë, nuk ndodh kështu. Nuk dua të bëj krahasime, por studentët atje nuk rrinë kaq gjatë pa u ushtruar.

Nga master classe-t që zhvillova, vura re se kanë një talent natyral dhe një vesh muzikor. Mendoj se kjo vjen nga tradita muzikore folklorike që ky vend ka.

Çfarë u mësove studentëve?

Kursi u përqendrua te mundësitë që teknikat e reja bashkëkohore ofrojnë. Teknika bashkëkohore, si frymëmarrja në vazhdim, ndryshueshmëria e tingujve, mënyrat e ndryshme të artikulimit në klarinetë.

Në fillim u shpjegova që ekziston një teknikë e tillë dhe më pas praktikimin. Një lloj stimuli për t’u njohur me muzikën e re. Ka pasur edhe një leksion në improvizim të lirë. Unë eksperimentoj shpesh me improvizimin e muzikës së re bashkëkohore.

Muzika e re ngjan një term pak i përgjithshëm. Më konkretisht?

Ka një traditë të muzikës së re bashkëkohore pas Luftës së Dytë Botërore. Në Darmstadt të Gjermanisë, ka një shkollë verore, në të cilën zhvillohen kurse për muzikën e re. Falë këtyre kurseve,

Darmstadt është qendra më e madhe e muzikës moderne, veçanërisht për kompozitorët gjermanë. Kjo lloj muzike ka një publik të kufizuar. Edhe këtu në Shqipëri e vura re këtë gjë.

Kurse ndaj jazz-it patë një tjetër reagim, apo jo?

Po është e vërtetë. Ndaj jazz-it ishin më të hapur, e pëlqenin dhe u krijua atmosferë. Unë nuk jam një muzikant jazz-i, pasi kam studiuar muzikë klasike, por më pëlqen ta luaj këtë lloj muzike, të improvizoj me të. Më pëlqen ritmi që kërkon në interpretim, por që të fal edhe kur e dëgjon.

Na trego pak për lidhjen shpirtërore me klarinetën.
Është si një klloun, herë qesh dhe herë është e mërzitur, në varësi të atyre që dua të shpreh. Nëpërmjet saj arrij të tregoj të gjitha ato që ndiej.

Si ishte bashkëpunimi me Fatos Qerimin?

Ndihet fakti që Qerimi vjen nga një familje, që i ka rrënjët muzikore shumë të thella. Më duket gjeniale që si klarinetist, ai interpreton edhe në violinë.(Shekulli)

YTC3BHRD0jk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24212. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24212

Top