Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit
Issac
Une nuk urrej askend, por me duket mua se ti je ai qe kerkon qe une te te urrej. Une nuk kam arsye pse te te urrej se nuk isha une ne burg 50 vitet e Hoxhes por ti, pra s'kam as arsye dhe as motiv per te urryer askend.
Ja edhe nje here pse, ish-komunistet duhet ta qeverisnin kete vend mbas 92. Ata ishin ne balle te revolucionit demokratik, pra te paret dhe te gatshem per te perqafuar vlerat e nje shoqerie demokratike, dhe ndryshe nga ish- te persekutuarit, te afte per ta bere kete ndryshim, duke e thene hapur se komunizmi ishte gabim.
Ish-komunistet nuk kishin inat dhe meri me askend sepse nuk ishin ata qe ben burg apo internim gjate asaj kohe, pra ata me shume se kushdo ne ate shoqeri kerkonin paqe, stabilitet dhe fillim te ri. Por jo duke i lene te tjeret nga pas. Ish-komunistet ishin shume te gatshem te ndihmonin dhe emanciponin shtresen e te persekutuarve politike, per shume arsye.
Se pari detyrimi moral. Morali civil tek nje ish-komunist ishte shume i paster. Karakteri i tyre si individe ishte brumosur me nje mentalitet qe nxiste ndihmen ndaj njeri tjetrit, anti-krim, degjenerim e korrupsion, ku ndershmeria, ndihma pa interes dhe respekti vleresohej shume. Ti mund te thuash se ata ishin komuniste te brumosur dhe nuk i jepnin doren kurre viktimave te tyre, por kjo eshte e genjeshtert. Ish-komunistet e kuptuan fare mire se sa gabim ishin per 50 vjet dhe se cfare kishin bere. Edhe komunisti me fanatik ne shqiperi kur shikonte kushtet e mjeruara ku jetonte e kuptonte se keshtu nuk ecej me. Pra ndersa ata mohuan apo ishin gati te mohonin ideologjine komuniste, virtytet e karakterit te tyre, puna, ndershmeria, sakrifica,etj etj, ishin pjese e pandare e natyres se tyre si individe.
Se treti keta ishin gjithashtu edhe njerezit me te afte ne shqiperi, tashme doktore, profesore, inxhiniere etj etj, ata e kuptuan fare mire se ne nje sistem kapitalist ata do rrojne shume here me mire dhe do jene me te kamur. Kjo i bente ata ti sherbenin me zell ketij sistemi te ri, dhe kjo me tej do te thoshte se ata ishin te gatshem ta mirembanin ate; bashke me te sigurisht edhe stabilitetin, qetesine, dhe ekuilibrin e brendshem.
Kete ata do ta benin duke emancipuar, dhe ndihmuar ata qe ishin me mbrapa se gjithkush pra ish te perndjekurit, qe keshtu ne shqiperi te vendosej nje barazi apo drejtesi sociale, e cila do ruante ekuilibrat dhe stabilitetin e brendshem. Nje shoqeri e stabilizuar dhe ku te gjithe jane te kenaqur, ishte se tepermi ne interesin e ish-komunisteve sepse vetem ne nje shoqeri te tille ata mund te ushtrojne profesionet e tyre dhe te pasurohen me aftesite qe kane, kurse ne nje shoqeri me konflikt dhe sherr, me krim e kontrabande ata dalin ne plan te dyte, sepse i pari del horri e kontrabandisti.
Kur Berisha dhe kokepalaret e tij i eleminuan ish-komunistet nga pjesmarrja ne shoqerine shqiptare, vendi i tyre i dikurshem ne shoqeri ngeli bosh. Ai tashme duhej mbushur, pra dikush duhet te ishte klase e fuqishme dhe e pushtetshme ne ate shoqeri. Sigurisht ne nje shoqeri kapitaliste, kete klase e perbejne ata qe kane parane. Ish-komunistet nuk e benin dot parane ne kushtet e shtetit te Sales ku paraja behej vetem me kontrabande, apo me droge. Keshtu qe Horrat dhe Gangot injorante e te pashkolle, dolen natyrshem te perfaqesonin klasen supreme te shoqerise shqiptare.
Dhe Saliu i sherbeu ketyre shume bukur me paaftesine, kafsherine dhe xhahilllekun e vet, bajraktaro mesjetar. Ai vazhdoi ti godiste ish- komunistet duke nxjerre ligje Genocidi, e duke i demonizuar, mohuar e bile edhe c'varrosur pa qene nevoja, cdo simbol (lapidar, diten e clirimit etj etj) te tyre apo baballareve te tyre, kot me kot, sa per te futur sherr. Nderkohe ai fliste per suksese te medhaja ekonomike, dhe katerfishim te ardhurash kur te gjithe e dinin se te vetmit qe i kishin katerfishuar te ardhurat ishin horrat e gangot.
Pra Gangua dhe Horri ishin simbolet e suksesit ekonomik te Sales. Ne momentin kur ky sukses u ca si nje fllucke sapuni, dhe gangot e horrat i humben parate, dhe ata tashme nuk ishin me klasa supreme ne shoqerine shqiptare, shteti i Sales u sulmua dhe u rrezua per dy dite. Sigurisht, ai me horra e gango dha e mori per 5 vjet dhe po nga horra e gango qe ishin forcuar kaq shume nen kete pushtet, u rrezua.