Mjeku i familjes sna jep barnat me rimbursim dhe na ofendon

Mjeku i familjes sna jep barnat me rimbursim dhe na ofendon

Ruzhdie Çota akuzon mjekun e familjes se nuk i jep recetën për vajzën invalide. Jam ankuar, por s’janë marrë masa

Denoncimi

Mjeku i familjes jo vetëm që nuk më jep recetën e barave të rimbursueshme, por më ofendon dhe rrallë i zbatoj oraret e punës. Ky është denoncimi që bën Ruzhdie Çota, banuese në lagjen nr. 6 në Kombinat, e cila thekson për gazetën “Shekulli” se ka vajzën invalite dhe jeton në varfëri.

Sipas saj, mjekët specialsitë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i japin rekomandimin për barna të rimburuehsme, pasi vajza e saj 14-të vjeçare, Ilda Çoto, vuan nga një sëmundje rëndë në mushkëri, por mjeku i fmailjes nuk e zbaton recetën që i japin mjekët specialistë, duke e detyruar atë që t’i marrë barnat me lekë, ndonëse i takojnë falas.

Ndërkohë edhe mjekët e QSUT-së pohojnë se pacientes i bëhen sorollatje të kota nga mjku i familjes dhe se ky nuk është rasti i vetëm, pasi mjekët e parësorit nuk tregohen korrektë me rekondimet që japin mjekët specialsitë.

Ankesa

Sëmundje të rënda mbi kurriz dhe papërgjegjshmëria e disa bluzave të bardha për t’u shërbyer pacientëve. E ndonëse, në bazë të ligjit u takon që të marrin barna të rimbursueshme edhe pse e zbatojnë sistemin e referencës, pacientët sorrollaten, duke mos u dhënë atë që u takon.

“Vajza ime është e sëmurë kronike, madje është invalide. Mjeku i familjes rri pothujse gjithë kohës në kafe dhe kur është në punë, jo vetëm që nuk na pret, por edhe na ofendon”, – pohon Ruzhdie Çoto, e cila është përpalsur në dyert e QSUT-së për të marrë rekomandimin e mjekut specialist. Sipas saj, mjeku i familjes nuk e zbaton rekomandimin e mjekëve specialsitë të Pediatrisë së QSUT-së.

“Më takojnë për t’i marrë edhe banat me rimbursim, por kam dy vjet që nuk i marr, pasi mjeku i familjes nuk e zbaton recetën që hedhin mjekët e QSUT-së, ndonse e ka për detyrë ta zbatojë.

Nuk kam zgjidhje tjetër dhe po m’i sjellin të afërmit barnat nga Greqia, pasi ato më kushtojnë më shumë se 40 mijë lekë në muaj dhe nuk mundem t’i ble. Tani duhet të ble 80 mijë lekë një pompë avulli për vajzën dhe nuk e ble dot se nuk kam të ardhura ta përballoj”, – pohon nëna e pacientes.

Ndërkohë, ajo thekson se për mjekun e lagjes është ankuar te shefi i Poliklinikës, por nuk është bërë asgjë. Ndërkohë, ajo pohon se do të ankohet edhe në Minsitrinë e Shëndetësisë për të nxjerrë të drejtën për vajzën e saj.

Sëmundja

“Vajza më ka lindur me sëmundje dhe gjithë jetës i është dashur të marrë mjekim.” – Kështu u shpreh Ruzhdie Çoto, e cila pohoi se kjo nuk është e vetmja tragjdi e familjes së saj, pasi edhe një fëmijë i ka vdekur nga e njëjta smëundje si e Ildës. “Më ka humbur një fëmijë, po nga sëmundja e rëndë e mushkërive.

Për vajzën do të luftoj që të mos i mungojë asnjë mjekim sepse i takojnë”, – pohon Ruzhdie Çoto, duke theksuar se edhe dy vajzat e tjera i ka me probleme shëndetësore. Ndërkohë, ajo thekson se nuk ka të ardhura për të përballaur të gjitha shpenzimet që i duhen për mjekim, ndaj bën apel që stukturat përgjegjëse ta ndihmojnë, të paktën me ato mjekime që i takojnë me rimbursim.

Mjekët e QSUT-së: Mjekët e familjes të zbatojnë rekomandimet

Kur mjeku specialist i spitali jep rekomandim për mjekimin e pacientëve, mjekët e familjes duhet ta zbatojnë atë, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Kështu shprehen mjekët specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke theksuar se hallkat e sistemit të referimit janë të parët që i shkelin mjekët e familjes.

“Nuk është hera e parë që përballemi me sorollatje të pacientëve. Mjekët e familjes jo gjithmonë i zbatojnë rekomandimet tona, ndonëse e kanë të detyrueshme.

Edhe pacientes në fjalë, Ilda Çoto, i takojnë barnat e rimbursueshëm, por mjeku i familjes nuk e zbaton rekomandimin tonë”,- pohojnë mjekët e QSUT-së. Sipas tyre, për të zbatuar sistemin e referencës duhet të funksionojnë të gjitha hallkat duke filluar nga mjeku i familjes e deri te mjeku specialist në spitale.(Shekulli)

0dNfSIlhHww

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24013. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24013

Top