Mjekët e infermierët e maternitetit, në gjyq për ryshfet
TIRANË- Gjashtë mjekët e maternitetit “Koço Glozheni” në kryeqytet që u arrestuan pak kohë më parë nga policia me urdhër të prokurorisë, kanë funksionuar si një organizatë kriminale brenda ambienteve të këtij spitali, ku fill pas kryerjes së operacionit ata vinin për pacientët e tyre “gjobat” financiare që varionin nga 15000 e deri tek 5000 mijë lekë të reja. Në plan të parë grupi të linte përshtypjen se çdo shërbim mjekësor që kryente e bënte në favor të pacientit, por më pas gjërat rrjedhin ndryshe, pasi mjekët dhe infermierët e pandehur si Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reçi, Nilke Perhati si dhe Renata Turhani, thërrisnin në zyrat e tyre familjarët e pacientëve, duke iu kërkuar atyre shuma të konsiderueshme në shërbim të punës së kryer. </p>
Personat e sipërcituar iu bënin presion pacientëve se gjoja gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte e mirë, dhe për pasojë procesi i lindjes duhet të kryhej me operacion në mënyrë që të mundësohej lindja e sigurt e fëmijës si dhe pacientja të gëzonte shëndet të plotë. Ky proces bëhej vetëm atëherë kur të afërmit e pacientit të paguanin shumën e parave prej 700 mijë lekësh të vjetra. Personit që iu kërkua kjo shumë financiare, vendosi të mos i japë “ok” ofertës së mjekëve, por të paraqitet në polici dhe të denoncojë aferat korruptive të bluzave të bardha, të cilat në një farë mënyre duket se kishin privatizuar maternitetin. Organi i akuzës, gjatë fazës hetimore ka provuar dy raste që mjekët në bashkëpunim me infermierët vilnin “gjobat” ndaj hallexhinjve që vizitoheshin në këtë Spital. (shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26583. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26583