Mjekësia, qeverisë: Mos na largoni padrejtësisht nga puna
Sindikata e Shëndetësisë përgatit rezolutën për shkarkimet politike nga detyra, kërkohet rritje pagash</p>
Edhe pse ska kaluar as një javë nga emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili, punonjësit e shëndetësisë janë organizuar në kohë rekord. Nisur nga largimet dhe dorëheqjet e para pranë dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe atmosfera e përsëritur disa herë brenda dy viteve, Sindikata e Shëndetësisë në kongresin e fundit ka diskutuar problematika e shqetësime në radhët e këtyre punonjësve. Ndërkohë që pika kryesore e përfolur në këtë kongres ka qenë një rezolutë me pika, e cila do ti dërgohet menjëherë qeverisë, për të ruajtur punonjësit e shëndetësisë nga largimet e padrejta në detyrë.
Shkresa është në përpunim e sipër dhe sapo të jetë gati do të dërgohet në adresë të qeverisë. Pjesë e kësaj rezolute do të jetë edhe kërkesa për rritje të pagave të punonjësve në shëndetësi, pajisja me materiale mbrojtëse gjatë kohës së qëndrimit në punë, në mënyrë të veçantë nga sëmundjet ngjitëse e gripi i derrit AH1N1.
Rezoluta
Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Sabri Skënderi, ka shtuar më pas se do të hartohet së shpejti edhe një rezolutë e posaçme, përmes së cilës do ti kërkohet qeverisë që të pajisen sa më parë punonjësit e shëndetësisë me mjete mbrojtëse në përgjithësi në mjediset spitalore, parë kjo edhe në kuadrin e ekspansionit që pritet të ketë sëmundja e gripit të derrit. Shoqëruar edhe me kërkesa të tjera si ajo e rritjes së pagave dhe ruajtjes së vendit të punës.
“Do ti dërgojmë qeverisë një rezolutë në të cilën do ti kërkojmë që të plotësohet Kodi i Punës dhe që punonjësit e shëndetësisë të jenë të mbrojtur ndaj sëmundjeve të ndryshme. Në këtë rezolutë do të përmbahet edhe kërkesa për sigurimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave për kategoritë e mjekëve, infermierëve dhe gjithë punonjësve të tjerë të shërbimit shëndetësor”, sqaroi kreu i sindikatës.
Kongresi
Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë zhvilloi Kongresin e saj të 5-të, gjatë së cilës përfaqësues të niveleve të ndryshme të sektorit shëndetësor paraqitën problemet që i shqetësojnë prej vitesh. “Këshilli Kombëtar i kësaj sindikate ka punuar për fuqizimin e saj në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Shpesh kemi rënë në vesh të shurdhët me kërkesat që ne kemi paraqitur para autoriteteve drejtuese të shëndetësisë. Kushtet e punës për infermierët, mjekët apo fizioterapistët në spitalet tona lënë ende për të dëshiruar, megjithëse kërkesën për përmirësimin e tyre vazhdimisht e kemi ngritur në nivele të ndryshme drejtuese”, tha gjatë fjalës së tij, Sabri Skënderi, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë. Sipas tij, gjatë muajve që vijnë Sindikata e Shëndetësisë do të angazhohet për nënshkrimin e kontratave të nivelit të parë me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe marrëveshje të nivelit të dytë që të mbrohen punonjësit nga largimet e padrejta nga puna.
“Të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur interesat e punonjësve dhe për të rritur pagat e tyre. Sidomos, do të punojmë shumë për të siguruar moslargimet e infermierëve, mjekëve apo fizioterapistëve nga puna”, deklaroi Skënderi.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22844