Mjedisi - Prioritet apo Problem dytesor?
Fushata e fundit e z. Edi Rama dhe PS neper fshatra te ndryshme te Shqiperise eshte shoqeruar me komente dhe vleresime si pozitive dhe negative. Me fokus kryesisht ne ceshtjet e mjedisit, kjo fushate eshte perfolur si jo-realiste dhe e pavend per Shqiperine. Ende ka mjaft njerez, nga keta plot te ashtuquajtur "specialiste", qe mendojne se problemet mjedisore zene nje vend te dores se dyte ne teresine e problemeve te vendit. Te gjendur para mungesave elementare jetike, si energjia apo uji, shpeshhere harrojme probleme tejet te mprehta qe lidhen direkt me shendetin tone, sic jane dhe problemet mjedisore. E nderkohe nen preteksin se te ashtuquajturet prioritete te vendit jane energjia, uji, infrastruktura, dita dites po shohim pyjet te shkaterrohen, ndotja te mbizoteroje kudo (ajer, uje, toke), fauna dhe flora ne zhdukje e siper. Ndjehet nje mungese e theksuar e vemendjes ndaj mjedisit dhe si pasoje direkte mungese e investimeve per te. Ministria e Mjedisit, si organi pergjegjes i fushes, gjithmone eshte trajtuar si nje ministri shtojce, e gatshme per tiu dhene "aleateve te vegjel" te partive politike te medha.
Harresa e induktuar qe i behet mjedisit nga organet qeverisese, mund te jete me pasoja tragjike per te ardhmen. Do vije nje dite qe te taniquajturat probleme prioritare do te zgjidhen, por deri atehere, nese vazhdohet me ritmin e tanishem te shkaterrimit, pak do kete mbetur nga natyra jone, natyre per te cilen krenohemi te gjithe.
A mendoni se mjedisit ne pergjithesi i duhet kushtuar me shume vemendje apo, nisur nga kushtet aktuale te vendit, mendoni se zgjidhja e ketij problemi konsiderohet "luks"?