Re: Mjaft!
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:33
--------------------------------------------------------------------------------
Mirësevini në website-in e fushatës MJAFT! - një website për ata që duan të thonë MJAFT! Pavarësisht nëse jeton ne Shqipëri, ose jashtë, shpresojmë se do gjesh kohën për të mësuar për aktivitetet e fushatës, partnerët tanë dhe produktet. Por, çka është më e rëndësishme, është dëshira jonë shumë e madhe që TI të bësh një përpjekje të sinqertë për t’u përshirë me ne!!! Ti mund të jesh vullnetar për MJAFT!-in, t’i shkruash një letër Kryeministrit, të marrësh në telefon zyrën e Presidentit, të organizosh një mbledhje në Bashki me Kryetarin tënd në Bashkisë, të marrësh në telefon deputetët e zonës tënde, apo edhe të vizatosh një graffiti e të kërkosh ndihmën tonë, nëse të duhet!
Organizohu!
une mendoj te rregjistrohem
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:34
--------------------------------------------------------------------------------
Parime themelore
Lëvizja MJAFT! angazhohet që të:
• Inkurajojë pjesmarrjen qytetare në komunitet. Ne besojmë se vetëm aktivizmi qytetar, pjesmarrja aktive e çdo individi ne vendim-marrje mund të ndryshojë gjendjen aktuale në Shqipëri.
• Përmirësojë imazhin e Shqipërisë në botë. Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të njohë Shqipërinë e vërtetë. Jo një Shqipëri të bunkerëve, skemave piramidale, drogës dhe krimit, por një Shqipëri mikpritëse, bujare, të pasur me kulture, civile dhe demokratike!!!
• Shtojë përgjegjësinë e politikanëve shqiptarë për probleme të ndryshme të politikës, ekonomisë si dhe probleme shoqërore në publik jo vetëm nëpërmjet kritikës, por edhe nëpërmjet ndërhyrjes e lobimit aktiv në mbrojtje të interesave të grupeve të ndryshme shoqërore.
Lëvizja qytetare MJAFT! do të krijojë një sistem anëtarësie dhe do të organizohet në të gjitha qytetet e vendit nëpërmjet “Klubeve Qytetare”. Në se mbështet të njëjtat parime me MJAFT! dhe dëshiron të përfshihesh në mënyrë aktive si anëtar apo të fillosh/marrësh pjesë në një Klub MJAFT! ju lutem rregjistrohuni duke mbushur formularin e anëtarësisë.
STAFI i Lëvizjes MJAFT! ju falenderon për impenjimin dhe kontributin tuaj për të bërë një ndryshim të dukshëm në realitetin Shqiptar.
Shënim: 3-4 javë pasi të mbushni formularin do t’ju dërgohet me postë normale karta e anëtarësisë së MJAFT!
Formulari pasi plotësohet, dërgohet në adresën
sagitamuco@mjaft.org
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:36
--------------------------------------------------------------------------------
Kliko këtu " DOWNLOAD FORMULAR"
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:38
--------------------------------------------------------------------------------
Ende Këtu
ENDE KËTU! Fushata MJAFT! mbaroi, lëvizja MJAFT! vazhdon. Ky ishte mesazhi me të cilin, në mesin e muajit korrik, u mbyll fushata MJAFT! dhe filloi Lëvizja Qytetare MJAFT! Mjaft gjëra do të ndryshojne, Mjaft gjëra do të mbeten po ato në Lëvizjen MJAFT!
Fushata MJAFT! arriti me sukses të krijonte një mentalitet të ri në mendjet shqiptare. MJAFT! i dha një shtysë të madhe aktivizmit dhe vullnetarizmit qytetar të cilat gati kishin humbur si nocione në Shqipëri. MJAFT! arriti të rehabilitojë ndjenjën e protestës dhe pjesmarrjen qytetare në komunitetet në mbarë vendin. MJAFT! dha shembullin e organizimit të protestave qytetare, përfshirjes rinore, vullnetarizmit dhe krijimit të trysnisë nga komunitetet drejt institucioneve lokale e qëndrore.
PERSONALISHT MENDOJ SE KJO EHSTE MESE E DISKUTUESHME
A I ARRITI VERTET GJITHE KETO?????????
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:40
--------------------------------------------------------------------------------
Ne besojmë se vetëm aktivizmi qytetar, pjesmarrja aktive e çdo individi ne vendimarrje mund të ndryshojë gjendjen aktuale në Shqipëri. Gjithe kjo nuk do te ndryshoje në Lëvizjen MJAFT!
Gjithçka që u arrit në këta muaj ishte e një rëndësie mjaft të madhe. Energjia e krijuar përgjatë kësaj kohe mund dhe duhet të kthehet në një forcë nxitëse për ndryshime reale. Për këto arsye Levizja MJAFT! do te:
Krijojë një sistem anëtarësie dhe do të organizohet në të gjitha qytetet e vendit nëpërmjet “Klubeve Qytetare”. Në se mbështet të njëjtat parime me MJAFT! dhe dëshiron të përfshihesh në mënyrë aktive si anëtar apo të fillosh/marrësh pjesë në një Klub MJAFT! , lutemi të kontaktoni
sagitamuco@mjaft.org për detaje të mëtejshme.
Zgjerojë Bordin e Këshilluesve me të tjerë intelektualë e figura publike. Qëndroni në kontakt me ëebsitin tonë
www.mjaft.org ndërkohë që rifreskojmë informacionin për anëtaret e bordit të tashëm e të ardhshëm.
Kthehet në një instrument trysnie për të përmirësuar qeverisjen, jo vetëm nëpërmjet kritikës, por edhe nëpërmjet ndërhyrjes e lobimit aktiv në mbrojtje të interesave të grupeve të ndryshme shoqërore.
Lëvizja MJAFT bashkon të gjithë qytetarët që duan të heqin dorë nga kodi i heshtjes me vullnetin për të qënë pjesë e një kodi të ri, atij të debatit publik, protestës civile dhe kritikës konstruktive. Nëpërmjet kësaj Lëvizjeje ne do të kontribuojmë në vendosjen e një shoqërie të hapur, të lirë dhe që ngre zërin e saj. Lëvizja MJAFT! synon të kthjë shpresën dhe besimin se një Shqipëri më e mirë është e mundur kur të gjitha forcat bashkohen për t’i thënë MJAFT gjendjes aktuale dhe kërkojnë përmirësim ekonomik, integritet në politike dhe drejtësi shoqërore. Ende KËTU, tani dhe për rrugë të gjatë.
Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni në
info@mjaft.org ose + 355.(0)68.271.0000. Kërkesës suaj do t’i përgjigjemi sipas rradhës që është marrë.
TE GJITHA KETO I GJENI TEK
WWW.MJAFT.ORG
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 12:42
--------------------------------------------------------------------------------
KËTU VENDOS UNË
Të premten, 26 Qershor, Lëvizja MJAFT! do të fillojë fushatën e saj të dytë të sensibilizimit publik. Kjo fushatë synon edukimin e votuesve, mobilizimin dhe inkurajimin e diskutimit nëpërmjet debatit publik me kandidatët e komunave (kualifikimet e tyre, mandatin dhe përgjegjësitë).
Ndryshimet konkrete dhe të ndjeshme mund të ndodhin vetëm kur energjia e komuniteteve shqiptare të kthehet në pjesmarrje aktuale në proçeset e vendim-marrjes dhe të qeversisjes. Zgjedhjet Lokale japin mundësi të mëdha për aktivizëm civil, rrjedhimisht Lëvizja MJAFT! do të vazhdojë të mbështesë proçese të tilla të rëndësishme, duke plotësuar punën e agjencive të tjera të përfshira.
Për momentin grupe si IFES, OSBE, Shoqata për Kulture Demokratike dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po investojnë shumë në aspektin "sasior" të zgjedhjeve, si rregjistrimi i votuesve, pjesmarrja e votuesve dhe monitorimi. Po këto grupe e kanë inkurajuar MJAFT!-in të plotësojë këtë punë me një aspekt "cilësor" i cili do të edukojë votuesit mbi funksionet dhe përgjegjësitë e kandidatëve dhe do të thyejë perceptimet e gabuara mbi rolin e pushtetit lokal. Në këtë plan MJAFT! planifikon të fillojë një fushatë për edukimin e votuesve. Aktiviteti i Mjaft! gjate kësaj fushate do të përbëhet nga:
1. Dëgjesat Qytetare
Dëgjesat Qytetare përfaqësojnë debatin midis komunitetit dhe kandidatëve. Në dëgjesat qytetare kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre dhe do të përfshihen në një debat të strukturuar me anëtarë të elektoratit të tyre. Moderatorët do të ndihmojnë këto debate duke i dhënë kohë të njëjtë përfaqësuesve të partive dhe duke marrë pyetje nga publiku. Lëvizja MJAFT! ka përpiluar një listë të ftuarish nga Bordi i Këshilltarëve dhe Anëtarët e Nderit të saj shume prej te cileve do te ndihmojne moderimin e debateve.
2. 'Rock the Vote' Turne Teatral/Muzikor
Nga eksperiencat tona gjatë Fushatës MJAFT!, vumë re se përveç një sensi apatie qytetare të përhapur tek shumë shqiptarë, qytetet e vogla dhe mesatare vuajnë nga një mungesë e theksuar e aktiviteteve
sociale e kulturore. Taktikat e shtrirjes së Karvanit të Autobuzave dhe Teatrot e Lëvizshme patën shumë sukses gjatë Fushatës MJAFT! duke tërhequr grupe të mëdha njerëzish në këto qytete, të cilët u
njohën dhe përqafuan mesazhet e fushatës. Në të njëjtën mënyrë një turne teatral/muzikor "Rock the Vote" është një platformë shumë e mire për të shpërndarë mesazhet e sensiblizimit të votuesve. Turneu synon të mbulojë rreth 12 qytete (të vogla dhe mesatare) në gjithë Shqipërinë. Për shkak të natyrës së tij ky turne do të tërheqë grupe të rinj votuesish 18-30 vjeç, të cilët përbëjnë një pjesë domethënëse të elektoratit shqiptar.
3. Spote dhe përhapje e mesazheve publike
Fushata MJAFT! solli një tendencë të re në shpërndarjen e mesazheve publike në Shqipëri. Nëpërmjet "Këtu Vendos Unë" MJAFTI!-i synon të përdorë të njëjtat aftësi për të transmetuar mesazhe gjatë periudhës së zgjedhjeve, të cilat nuk do të fokusohen vetëm në numrin e votuesve por edhe në edukimin e votuesve, si dhe në informacionin mbi detyrat dhe përgjegjësitë e komunave, taksat, buxhetin, investimet, mandatin e Këshillit të Komunës, Këshillit të rrethit, etj.
Datat e karvanit:
· Rreshen - 26 Shtator - 15.00
· Puke - 27 Shtator
· Kukes - 28 Shtator
· Shkoder - 29 Shtator
· Lushnje - 30 Shtator
· Berat - 1 Tetor
· Fier - 2 Tetor
· Sarande - 3 Tetor
· Gjirokaster - 3 Tetor
· Permet - 4 Tetor
· Korce - 5 Tetor
· Pogradec - 5 Tetor
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 887 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Feb 2003 | IP: e Regjistruar |
gene
Anëtar/e
Anetar/e # 2044
Shkruajtur më 28 September, 2003 15:59
--------------------------------------------------------------------------------
Formular Anëtarsimi
Lëvizja qytetare MJAFT! do të krijojë një sistem anëtarësie dhe do të organizohet në të gjitha qytetet e vendit nëpërmjet “Klubeve Qytetare”. Në se mbështet të njëjtat parime me MJAFT! dhe dëshiron të përfshihesh në mënyrë aktive si anëtar apo të fillosh/marrësh pjesë në një Klub MJAFT! ju lutem rregjistrohuni duke mbushur formularin e anëtarësisë.
Emri ______________________________ Mbiemri _____________________________
Adresa ________________________________________________________________________________
Nëse jetoni jashtë Shqipërise, sa kohë keni aty dhe sa mendoni se do qëndroni
_______________________________________________________________________________________
Tel ________________________________ Email ________________________________
Profesioni (nëse jeni student, cfarë studioni) _______________________________________________
_______________________________________________________________________________________
Si mund të kontribuoni ju për Lëvizjen MJAFT!
Duke qënë koordinator i Klubit Qytetar MJAFT! në qytetin tuaj
Duke qënë anëtar aktiv i Klubit Qytetar MJAFT! në qytetin tuaj
Duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të MJAFT!-it në qytetin tuaj
Duke u përfshirë në listën e emailit të MJAFT!-it
Të tjera (ju lutem specifikoni) ___________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
Sugjerime _____________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
Unë _____________________________ mbështes parimet e lëvizjes qytetare MJAFT! dhe dëshëroj të bëhem anëtar i saj duke u impenjuar që të jap kontributin tim për të arritur këto qëllime.
Data __________________________ Firma ____________________________
Shënim: 3-4 javë pasi të mbushni formularin do t’ju dërgohet me postë normale karta e anëtarësisë së MJAFT!