Mjaft futet në politikë

Kondrapedali

Kondrapedali
Mjaft futet në politikë

MJAFT: Ne, ne zgjedhjet vendore te 2006
E Shtune, 05 Nentor 2005
Drejtori i Levizjes shpjegon se nuk behet fjale per kandidim te perfaqesuesve te MJAFT-it, por per mbeshtetjen e grupeve te caktuara per t'u perfaqesuar ne keshillat bashkiake

Levizja MJAFT sheh si teper te mundshme perfshirjen e saj te zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor, qe do te zhvillohen vitin e ardhshem. Por, kjo nuk do te jete ne formen e kandidimit te perfaqesuesve apo te zgjedhurve te saj, por ne asistencen qe MJAFT do t'u jape personave te caktuar, interesi i te cileve shkon ne te kunderten e "interesave te mefshta te partive politike". Drejtori i Levizjes, Erion Veliaj, sqaron se do te perpilohet nje liste qytetaresh. "Do kishim nje liste qytetare, ku per shembull ne qytetet universitare, studentet te perfaqesoheshin ne keto lista per keshillat bashkiake, ne proporcion me numrin e popullsise qe ka ne keto qytete", tregon Veliaj. Sipas tij, kjo risi con drejt clirimit te kompleksit tipik ballkanas, ku cdo gje shihet me interesin e personit qe ekzekuton. Por ai nuk fsheh faktin, se gjithe kjo nisme do te kercenonte partite politike dhe se ato do te veshtronin me xhelozi.

Cili do te jete angazhimi i Levizjes MJAFT ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetit vendor?

"Eshte nje ide qe kemi pasur, pasi kemi vrojtuar menyren se si po funksionon i gjithe procesi i decentralizimit ne Shqiperi. Po te shohim diku tek tete nga dhjete qytetet kryesore, ndryshimi midis te majtes dhe te djathtes ne keshillat bashkiake, aty ku eshte pushteti i vertete lokal, eshte mes nje dhe tre personave, pra nje dhe tre vota. Menduam qe te kapitalizonim disa aspirata te elektoratit shqiptar, te cilat partite politike ende nuk i kane shfrytezuar. Nje ide qe besoj se do te revolucionarizonte mentalitetin politik shqiptar, do te ishte qe te vinim me nje liste qytetare, ku MJAFT vete nuk merr pjese, por thjesht sherben si lehtesues per fushaten, per logjistiken, per te gjitha elementet e organizimit te nje fushate elektorale te ketyre listave qytetare. Mund te ishte hera e pare qe kemi lista qytetare, pra nje perfaqesim politik, ku 50% e listes jane femra. Vetem simbolika qe do te sillte kjo risi, besoj qe ia vlen ne Shqiperi. Do kishim nje liste qytetare, ku per shembull ne qytetet universitare, studentet te perfaqesoheshin ne keto lista per keshillat bashkiake, ne proporcion me numrin e popullsise qe ka ne keto qytete. Duke qene se ne punojme shume me keto probleme, sidomos me grupe te margjinalizuara, te grave dhe studenteve, eshte shume e thjeshte te besh fushate nje here ne tre vjet per te futur qofte edhe nje student ne keshillin bashkiak, i/e cila kerkon/pretendon per konvikte me te mira, per respektim te tarifave me te ulta per studentet, per kushte me te mira te arsimit qe varen nga pushteti lokal. Atehere kjo do te ishte realisht nje fitore. Sa te vazhdonim te protestonim pafundesisht nga jashte gardhit ne bashkite perkatese, menyren se si trajtohen komunitetet studentore, ato te grave etj., kjo do te zgjidhte kete problem, pasi keta grupe do te perfaqesoheshin direkt ne keshillat bashkiakw. Kam pershtypjen se kjo do te ishte nje sfide, sidomos per partite kryesore, ku marxhini i te majtes me te djathten ne vlere numerike eshte teper i vogel. Mund te besh ndryshim shume te madh ne qytet nese ke 3-4 vota te pavarur."

Ky duket si nje kapercim i MJAFT, nga nje Levizje qytetare kunder nismave te politikes, ne te berit politike. Perse ky ndryshim?

"Kam pershtypjen se MJAFT ne nje fare menyre, ka qene duke bere politike. Ndoshta nuk ka bere politike te mirefillte partiake, por ka qene duke evokuar per politike. Ne momentin qe akuzon nje qeveri paraardhese per korrupsion, ndihmon per nje ligj per te rritur transparencen, besoj qe eshte duke bere politike. Ne momentin qe evokon se buxheti i arsimit eshte i pamjaftueshem dhe duhet te rritet, praktikisht, packa se keto iniciativa ne nje situate normale duhet te ishin marre nga deputetet, megjithate per kushtet qe ka Shqiperia, nje grup nga jashte Parlamentit ka shfrytezuar kete vakum, qofte ne mentalitet, qofte ne ide te klases politike, per te hedhur disa nga keto ide ne treg, keshtu qe kjo nuk do te ndryshonte shume. Perkundrazi keta qytetare do te ishin avokate me te mire te grupit te interesave qe perfaqeson, te pakten duke qene brenda sistemit te politikave lokale. Ne rastin konkret, projekti i kazinose ne Bashkine e Tiranes, nuk do te kishte kaluar po te ishin vetem votat e te majteve, qe atehere ishin keshilltaret bashkiake te zotit Fatos Nano, qe ishte i interesuar per nje projekt te tille. Nuk do kishte kaluar ne qofte se nuk do ishin blere edhe disa vota te keshilltareve te djathte, qe interesat e tyre financiare i vune mbi interesat e qytetit. Kam pershtypjen se do te kishte me shume ciltersi nje grup studentesh, 3 a 4 te tille, qe do te plotesonin kete diference votash ne keshillat bashkiake, ne menyrwn se si i shikonin tema te tilla dhe ne menyren se si i perfaqesonin me integritet interesat e grupit te tyre. Kjo nuk do ta politizonte MJAFT, nuk do te merrte asnje krah politik. MJAFT si levizje, do te sherbente vetem si nje lehtesues i logjistikes se ketij aktiviteti, pa qene i pranishem me ekzekutoret e vet ne keshilla bashkiake. Keta qytetare qe do te zgjidheshin, jo vetem qe do te perfaqesonin keto grupe te margjinalizuara, por do shkeputeshin nga nje lidhje direkt me nje parti, e cila do t'i tutonte se si duhet te votojne. Kjo do t'i jepte nje liri dhe fleksibilitet keshilltareve bashkiake. Ndaj themi se keto jane disa risi qe mund te sillen ne zgjedhjet e ardhshme lokale."

Pra, ju pretendoni se do te luani rolin e konsulentit te kandidateve per keshillat bashkiake dhe jo te percillni ju nje liste kandidatesh ne keto struktura...

"Aspak. Ajo qe bashke me stafin tim perfytyrojme, eshte qe te kalojme nje pjese te mire te vjeshtes qe vjen, duke ndihmuar per fushaten e ketyre individeve dhe jo duke u marre me nje fushate tonen dhe duke promovuar kandidaturat tona. Kjo na cliron edhe nga nje kompleks tipik ballkanas, ku cdo gje shihet me interesin e personit qe ekzekuton. Keshtu qe, per te hequr kete paranoje tipike ballkanike, ne do te jemi thjesht lehtesues te ketij procesi dhe jo te vetkandidohemi ne keshillat bashkiake apo instanca te tjera. Megjithate kjo eshte vetem nje ide, jemi duke e konsultuar nga pak me anetaret e bordit keshillues te MJAFT. Por deri tani dukemi pozitiv dhe duket se ka nje fryme pozitive per te pasur nje angazhim ne politike, mbi ate qe kemi tashme, por pa qene detyrimisht partiake ne kete proces."

Sipas mendimit tuaj, cili do jete reagimi i partive ndaj kesaj levizjeje te MJAFT? Duke pasur parasysh, se shpesh here jeni bere kundershtaret me te medhenj te tyre.

"Kam pershtypjen se eshte dicka kercenuese, sepse do hyje dikush ne thele dhe nese kjo thele do te jete relativisht e vogel, sidomos ne keto qytete ku luhet vetem per pak persona. Them qe qytetaret shqiptare duhet te kene mjaftueshem zgjuarsi. Nuk shoh se, perse studentet shqiptare te votojne per nje ish-profesor te korruptuar apo per nje deputet te diskredituar, kur mund te votojne per nje student tjeter. Ne qytetet universitare, zgjedhja e dy ose tre studenteve ne keshillat bashkiake te ketyre qyteteve, do te ishte perfaqesimi me ideal, qe keta studente mund te kishin ndonjehere. Si e tille, une shoh se kjo lidhje direkte me grupet e interesit, do te ishte shume me e realizuar me te tilla modele, sesa me te deleguarit e partise. Besoj se do te jete kercenuese, por nga ana tjeter besoj se ka mjaftueshem politikane ne Shqiperi, qe nuk jane aq mendjeshkurter dhe qe shohin se si kjo do te rriste integritetin dhe transparencen e keshilltareve te tjere qe jane tashme politike."


Marrë nga Korrieri.

Pra Mjaft kërkon të kthehet nga një lëvizje qytetare në një organizatë politike (me kalimin e kohës). Si e vlerësoni lëvizjen e fundit të Mjaft?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mjaft futet në politikë

ne fakt kish kohe qe binte ere dhe ne fund u gjet ku ishte.

paveresisht interpretimeve, "mjaft" do te seleksionoje nje liste kandidatesh per keshillat bashkiake.

Prsonalisht jam i mendimit se duhet liberalizuar tregu politike dhe cdo zgjdhes duhet te jete kandidat dhe mbeshtetja e nje organizate si "mjaft" do te mbetej ne aspektin e nje organizate te shoqerise civile.

Problemi fillon kur "mjaft" do te seleksionoje kandidatet (fete fakti qe duan 50% femra eshte seleksionim). Kjo e kthen vetvetiu ne nje organizate politike te mirefillte.

Nuk ka asgje te keqe te jesh nje organizate politike por eshte disi jo etike te perfitosh nga financimet per shoqerine civile per te krijuar imazhin dhe per ti hapur vetes rrugen ne politike. Eshte akoma me pak etike te perfitosh nga besimi e shpresa e qytetareve tek shoqeria civile per ti hapur vetes rrugen drejt pushtetit.

Nuk di nese duhet ta konsideroj gjithe punen qe kane bere deri me sot si nje mashtrim te madh apo duhet te konsideroj veprimin qe po bejne si nje tradheti te madhe!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft futet në politikë

A ka mundësi të jetë amatorizëm politik? Po deri më sot Mjaft ka matur pulsin e ka tërhequr simpatinë e popullsisë për të përfituar në një fazë të dytë apo thjesht tani shef një mundësi të mirë për t'u lëshuar në politikë me të "propozuarit" e tij?

Jam i një mendimi me Gene (-) që është imorale të përfitosh nga statusi i një organizate civile për të arritur synime politike.

P.S. O gene, gjej një emër për vete se na vdiqe. S'di si të të thërres.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mjaft futet në politikë

nuk besoj qe erion veliaj ose kushdoqofte mos kete qejf te perparoje ne karrieren te ciles i eshte futur dhe e ka pasjon. pertej idese nese eshte mire ose keq veprimi i Mjaft dhe Erjonit, ideja eshte qe gjerat ndryshojne me kalimin e kohes. quajeni shijim pushteti (si nga ana e fondeve qe merr si shoqate civile si nga mbeshtetja morale qe kane ne popull) por eshte e ditur dhe nuhatet lehte qe sapo Mjafti ka hyre ne skenen shqiptare nuk ka hyre per te marre nje pozicjon te caktuar e te qendroje aty ne jete te jeteve. kshuqe ideja e kalimit ne politike te mirfillte besoj se rrotullohet ne koken e Erjonit apo kushdoqofte siç e thashe me siper. projekti i Mjaft ka ecur mire deri ne nje fare pike. eshte e ligjshme qe te mendosh qe kur plani te ecen mire ti hapesh vetes hapsira te reja mendimi dhe veprimi.
eshte muhabet teorik e di, por une nuk habitem me tentativat e Mjaftit (me shume te Erjonit sesa Mjaftit si shoqate ne fakt) per tu futur ne politike. me e drejte me duket qe Mjafti te qendroje ajo organizate qe eshte, me ide te reja por mos kaloje ne konturet e politikes se mirfillte, por ama se nxjerr ndonje personazh te ri ne politike nuk me duket ide e keqe.

gene tha qe nqs seleksjonon individe futet automatikisht ne politike. mua nuk me duket keshtu. te gjesh njerez, te mundohesh ti pergatitesh per politike nuk do te thote politike ne vetvete. eshte diçka e re qe Mjafti organizon, dhe me vjen te bej krahasim me universitetet, ku studentet marrin informacjon te pergjithshem (mbi politiken ne rastin specifik). nqs se Mjafti do fuste individe ne politike duke "imponuar" nje mendim te caktuar politik at'here po.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

Oreksi vje duke ngrene!!
Kondra..Genes mund ti therrasesh"minus"-:=)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft futet në politikë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
gene tha qe nqs seleksjonon individe futet automatikisht ne politike. mua nuk me duket keshtu. te gjesh njerez, te mundohesh ti pergatitesh per politike nuk do te thote politike ne vetvete. eshte diçka e re qe Mjafti organizon, dhe me vjen te bej krahasim me universitetet, ku studentet marrin informacjon te pergjithshem (mbi politiken ne rastin specifik). nqs se Mjafti do fuste individe ne politike duke "imponuar" nje mendim te caktuar politik at'here po

[/ QUOTE ]

Duto, problemi është që dashur pa dashur kemi të bëjmë me një imponim të mendimit politik nga ana e Mjaft. Së pari Mjaft do mbështesë ata kandidatë që ndajnë të njëjtat ide politike si Mjaft. Së dyti, Mjaft do pretendojë diçka në këmbim të mbështetjes së tij dhe kjo përbën detyrim apo imponim. Nuk mund të ndahen gjërat me thikë prandaj edhe mendimi i Mjaft ka shumë mundësi të imponohet. Kjo bën që Mjaft të dalë nga kornizat e "shoqërisë civile" e të futet në "shoqëri politike" edhe pse nuk mund të ketë një rpogram politik specifik!
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

people , ai rob qe e njef erionin personalisht qe nga kohet e sami frasherit edhe tani i ka vene re ndryshimet qe ai ka pesuar si individ . per mu te boj ca te doje , por i gjo dihet : eshte i etur per te bere karriere , sepse vje ka klase punetore dhe keta jane me te babezitur se ata qe e kane pas perhere pushtetin , sikur te kete munesine per te zgjedhur mes nje shume te majme parash dhe nje karriere do zgjidhte te dyten se vdes per ket gje . te tjerat t ia leme kohes se kush do haje buke e si do ecin gjonat .
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft futet në politikë

Të bësh karrierë nuk ka asgjë anormale. Mjafton që të shprehet qartë për synimet e tij personale apo në lidhje me Mjaft.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

edhe i gjo edhe ke mjafti vete ka shume individe te tjere qe jane oportuniste te papam , te tjere jashte mjaftit qe enderrojne ti futen i partie e te kapin administraten , te tjere qe i jane fut partive e presin momentin e duhur , te tjere qe kerkojne te ardhme ne malavide , ose kerkojne para para karrieres , ke ne e keqja o qe politika eshte lidhme me lekun kshu qe do s do do perfshihesh nga dallga nqs je ne tirone , varet ca kerko robi , i gjo dihet :

o xhungel dhe brrylat s mungojne , kush do eci ka per ta pas te veshtire ne te gjitha drejtimet , pas nja 2o vjetesh do kuptohet ca brezi konkurues ka qene ky i moshes 24-27 vjec tani .
 

Mono

Forumium praecox
Re: Mjaft futet në politikë

Normalisht qe gjykimi pa provuar dike eshte gjeja me e keqe!

Po theksoj se nuk kam aderuar asnjehere ne Mjaft dhe nuk kam as te dashuren dhe as njeri qe aderon aty.

Mjaft mblodhi pas vetes shume njerez dhe mbeshtetes kur filloi te thoshte te vertat per politiken shqiptare dhe per realitetin ku jetonim. Filloi te thote te verteten qe Kundershtaret Politike nuk ia thonin njeri tjetrit se kishin frike mos shume shpejt u dilnin dhe ndytesite e tyre te njejta.

Mjaft gjate gjithe kohes eshte akuzuar nga te dy krahet kryesore politike dhe sic thote populli, Saliu dhe shume te tjere... pirdh pirdh se dicka do ngelet!

Personalisht dua qe nje here ne Shqiptaret te perpiqemi te vleresojme dike dhe dicka per ate pozitive qe perfaqeson ne vetveten e saj dhe ne te miren tone! Mjaft deri tani nuk eshte ngaterruar ne asgje te ndyre. Ne mungese te provave, gjithcka e keqe qe thuhet per ta eshte shpifje!

Sa per integrimin e Mjaft ne Politike, eshte nje veprim qe une do e kisha mirepritur shume po te ndodhte qe ne zgjedhjet e kaluara, te pakten une do dija per ke te votoja. Megjithate ajo qe druaj eshte se Mjaft nuk ka emrat dhe personat e duhur, me eksperience dhe potencial ne udheheqje per nje hap politik. Ndoshta menyra per angazhim te pjesshem ne zgjedhjet e ardhshme eshte veprim goxha i peshuar nga 'ta!
 

Santiago

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

Mjaft ka kohe qe merret me politike
Muhebeti tani behet me direkt sepse ata dua qe te marrin pjese vete si aktore. Une kete nuk e shoh si ndonje gje te keqe sepse gjithesecili ka te drejte te angazhohet ne politike. Problemi i vetem eshte se nuk duhet te vazhdojne te mashtrojne njerezit nen petkun e nje produkti OMGJ te botes perendimore e cila ne shqip perkthehet Shoqeri Civile.
 

receli

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

Mjaft-i kurre nuk krijoi nje profil shoqeror a politik.
Spurdhjake si Mustafa Nano ishin tutoret e saje ne fillim e tani duket se i ka blere Edvin Ramo.
Deri ne 3 korrik ata nuk ishin as mish as peshk. Tani do behen plasteline e do u jap formen qe deshiron i biri i skulptorit Taq, Ed Rama.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mjaft futet në politikë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Duto, problemi është që dashur pa dashur kemi të bëjmë me një imponim të mendimit politik nga ana e Mjaft. Së pari Mjaft do mbështesë ata kandidatë që ndajnë të njëjtat ide politike si Mjaft. Së dyti, Mjaft do pretendojë diçka në këmbim të mbështetjes së tij dhe kjo përbën detyrim apo imponim. Nuk mund të ndahen gjërat me thikë prandaj edhe mendimi i Mjaft ka shumë mundësi të imponohet. Kjo bën që Mjaft të dalë nga kornizat e "shoqërisë civile" e të futet në "shoqëri politike" edhe pse nuk mund të ketë një rpogram politik specifik!

[/ QUOTE ]

nuk e di ti Kondre, ose dhe te tjere, nese e shihni kaq qarte animin nga nje krah te politikes nga ana e Mjaft, por une he per he nuk e shoh. me duket nje hap me tej, ashtu siç e kam thene dhe me siper qe Erjoni si person ka bere ne skenen politike shqiptare duke shfrytezuar Mjaftin si organizem.
pastaj, skepticizmin tim ndaj imponimit te frymes politike e thekson dhe fakti qe nuk njoh personazhe te formuar nga mjafti. mungon si te thuash "i pandehuri" real ne kete rast. qe ato dy pikat e tua qendrojne, qendrojne vetem se duan preçizuar se kush eshte ai qendrimi konform idealit te Mjaftit si politike (mqs supozohet se ka hyre) dhe ai detyrimi çfare detyrimi eshte me nje fjale.
duket sikur kemi frike nga teorite qe mund te nxjerri Mjafti por pa patur idene se ç'jane kto teori. mendimi im eshte qe Mjafti i ka krijuar aq kredit vetes, po ashtu siç i ka krijuar edhe defiçite figures se vet. dmth ka arritur te krijoje nje figure ne koken e shqiptareve se ç'eshte dhe se ç'potencial mund te kete. le te nxjerri i dete e veta siç ka bere deri tani, dhe do te gjykohet /pf/images/graemlins/laugh.gif!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft futet në politikë

Deri tani Mjaft nuk ka nxjerrë ide politike por ka kritikuar programet apo veprimet e qeverisjes. Nëse Mjaft ka synime politike, apo edhe vetëm Erjon Veliaj, duhet të shpallë një program politik dhe jo të jetë as mish as peshk. Unë nuk po hedh poshtë punën e tyre por po kritikoj pozicionin e paqartë në të cilin ndodhet Mjaft. Nëse kërkon të bësh politikë, bujrum, në mos, largohu nga mbështetjet politike të individëve.

Cilët mund të jenë detyrimet pak rëndësi ka. E rëndësishme është që një i zgjedhur nga votuesit (jo vetëm për meritë të Mjaft) të detyrohet të bëjë diçka për të cilën ai mund të mos jetë dakort dhe kështu gjendemi me të njëjtën gjendje të cilën kërkojmë të eliminojmë.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mjaft futet në politikë

n'fakt per nji gje ke te drejte. qe ajo deklarata me te cilen ke hapur temen ti permban ca sqarime qe duken shume poltike, pavarsisht se duket si politika asnjanese qe ka reklamuar dhe (gjoja per disa e me te vertet per disa te tjere) aplikuar Mjafti gjate kesaj kohe. fakti qe aty hidhet nje ide, e cila prek ne menyre sado tangjente politiken e mirfillte te ben te dyshosh e te ndjesh ne menyre direkte qe diçka po ndryshon. gjithashtu fakti qe levizja luhatet tek ai kufiri delikat qe i dallon shpesh te tilla organizata nga politika perseri te ben te mendohesh. gjithsesi kleçka qendron tek stili dhe aftesia me te cilen behen te tilla gjera, ne menyre qe populli (ose qe ta themi troç ata te mdhenjte mos preken shume /pf/images/graemlins/laugh.gif) t'i japi mbeshtetjen per nje veprim te tille. ne he per he zbavitemi duke menu sesa gjenial jemi qe kapim kshu hollsinash /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

nese nuk te intereson tema mos shkruaj, ose mundohu te shkruash gjera sa me pak vulgare.
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: Mjaft futet në politikë

MJAFT eshte kot, morri ca leke dhe suport nga organizata te caktuara per te thene ca te verteta qe i dinin te gjithe dhe nuk ja vlente ti perserisje me se aq bajat ishin dhe jane bere, u katapultua bujshem ne opinion dhe kaq. Pjesa tjeter eshte histori qe dihet: une shoh vetem nje Erione, qe flet ne pergjithesi dhe asgje ne vecati dmth thote para ekranit(se i krijohet mundesia) ato qe ne diskutojme rendome ne kafene, dhe nga prapa tij vetem mjegull dhe silueta.
Tani ku i dihet ku rref cekani dhe te kemi te bejme me nje force politike MJAFT qe s'do kete asgje te vecante nga te tjerat, nje "lider" dhe nje cete me QORRA. te gjithe kalamaj qe i genjen mendja, ashtu sic i genjen te gjithe ata qe merren faktikisht me politike ne shqiperi, se dine te bjne politike te madhe dhe bashkohore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mjaft futet në politikë

Perpiquni te mos humbisni objektin e disktuimit.

Nuk ka rendesi nese "mjaft" ka punuar mire apo keq ne shoqerine civile (per mua ka punuar mjaft mire), por eshte shume i rendesishem fakti qe "mjaft" po perpiqet te perdore pozicinin e rehatshem ne shoqerine civile nga ku ka sulmuar klasen politike (e mbani mend festen e politikaneve ne 1 prill) si pozicion mesymje per te hyre vete ne ate klase.

per mendimin tim, "mjaft" e beri si puna e lopes qe ben qumeshtin e pastaj i bie koves me shkelm.

Ketu nuk po behet fjale per INDIVIDE qe marrin formim ne shoqerine civile e pastaj angazhohen ne te tjera organizata (politike pra) por behet fjale per nje ORGANIZATE qe u krijua ne shoqerine civile, qe perfitoi (per tu krijuar e per tu zhvilluar) nga financimet e destinuara per shoqerine civile (jo politiken - nje investim i shkuar dem????????) qe perfitoi nga BESIMI qe masat i akordojne ne menyre specifike shoqerise civile dhe qe tani pretendon TE PERZGJEDHE kandidate te vetet.

Financimet tani iken e vane por eshte mese normale qe besimi i akorduar te terhiqet nga elektorati.

Peshku qelbet nga koka dhe te gjithe ata qe i duan te miren vendit (e vetes) duhet te jene pjese e politikes, te gjithe shtetasit duhet te jene pjese e politikes, por mashtrimet ne kete fushe nuk kane vend (ato qe zbardhen te pakten)

Une do te ndihem i mashtruar nga "mjaft"
 
Top