Re: Mjaft Fest - kete here nuk ishe karnavale
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mjafti eshte shoqate che guevariste 100%.un kam bere shpesh aktivitete me to dhe tek piramida nje shoku im beri me sprajet e mjaft ftyren e che-se dhe pytem nje te mjaftit mos na thone gje kto policet.?jo me tha ai mir e bone se ne jena vet che guevarista...dhe eshte nje shoqate komplet e deshtuar...
[/ QUOTE ]
Edhe? Sot ka parti te legjitimuara komuniste, organizata neonaziste, se fundmi degjova dhe per nje parti te dashurise te themeluar nga nje grup pedofilash qe synojne te mbrojne te drejten e 'dashurise' se tyre me duket se ne Hollande etj etj. Nese MJAFT eshte pro Che-se per mua dhe per askend tjeter nuk ka pse perben ndonje problem. Jetojme ne nje bote te lire, gjithsecili eshte i lire te zgjedhe kujt t'i besoje dhe kujt t'i bashkangjitet persa kohe nuk me imponohet me dhune dhe nuk ve pushtet te paligjshem mbi zgjedhjen time qe mund te jete e ndryshme nga e tij/saja.
Nese problemi shtrohet qe MJAFT eshte nje biznes privat fitimprures, di te them qe nuk eshte as e para as e fundit OJQ ne Shqiperi qe funksionon ne kete menyre. Ketu te gjitha OJQ'te jane fitimprurese per pronarin dhe pervec kesaj ne menyren me parazitare qe ekziston duke qene se nuk bejne asgje! Kjo nuk e justifikon MJAFT'in sigurisht, thjesht e rreshton ne vargun e nje prej te shumteve!
Ti mendjehapuri me siper me duket se s'po kupton ku rreh tema. S'shqetesohet njeri se si feston MJAFTi, cazzi suoi! Problemi qendron qe ndryshe propagandohet e ndryshe veprohet, dhe kjo behet hapur fare. Nese ne Shqiperi hyjne leke me thase nuk eshte momenti dhe nuk ka per te qene edhe per shume kohe qe keto leke te harxhohen kot. Per me teper, mos hajde te me tregosh punen e madhe qe ke bere kur imazhi yt po perflitet sa vjen e me shpesh vetem e vetem per party te organizuara lart e poshte.
MJAFTi, pa qene shume ne brendesi te situates, nga jashte me ka lene gjithmone pershtypjen e nje PR'i shume te mire te vetes. Kudo qe i degjon bejne 80% te kohes autoreklame, dhe dine ta bejne shume mire per ke beson akoma ne fuqine e shoqerise civile, mendjehapesine e te rinjve shqiptare, forcen e tyre per ndryshim, ndershmerine e blla blla blla te ketij kalibri. Nje majftiste e thekur me tha para pak kohesh: "MJAFT'i ka kultivuar kulturen e protestes paqesore ne Shqiperi, e ka shkundur kete popull nga apatia!" Tani une e di qe MJAFT ka organizuar disa protesta paqesore, per mendimin tim qesharake dhe fyese po te permendim rastin e nuseve qe protestonin para Kryeministrise per emertimin e XH. Nanos si First Lady duke quajtur nje nuse Xhemile, thua se emri Xhemile eshte dicka e turpshme ne nje vend ku shumica e emrave te brezit te mesem e te thyer jane muslimane. Kjo ka qene nje nga menyrat e MJAFT'it per te treguar sa i emancipuar dhe me syte drejt Europes eshte! Tani dikush do vije te thote "po ti fokusohu tek qellimi i protestes" dhe une do i them "menyra se si ti proteston dhe fjalet qe perzgjedh flasin me ze me te larte se vete kerkesa, ose e shumta do ishte mos u perpiq te ndryshosh dicka per mire me metoda negative te cilat te demtojne aspekte te tjera!"
Me sa mjaftiste kam njohur une (nuk jane shume dhe jam skeptike ndaj pergjithesimit, por le ta quajme bisede te lire ku ndjehem e lirshme edhe te gaboj prej njohurive te pakta) kam krijuar pershtypjen qe politika e MAJFT'it eshte tejet e ngjashme me politiken e xhaxhi Enverit, nje brumosje truri e masave dhe Vellai i Madh qe vezhgon cdo imtesi dhe adhurohet nga gjithe populli ne menyre te pakushtezuar. Ai ka meriten kryesore te 'krijimit te kontakteve' dhe kjo e ben ate te adhurueshem. Ky lloj pershkrimi me ka lene pa emndje, thua se krijimi i kontakteve eshte nje profesion me vete, i nderuar dhe i respektuar! Pastaj kam vene re qe flasin te gjithe me fraza te mesuara permendesh, si me qene robota, te tipit: "eshte shume cudi sesi njerezit jane ndare ne dy grupe ne lidhje me qendrimin ndaj MJAFT'it, ne nje ane jane ata qe e vleresojne tej mase, dhe ne anen tjeter ata qe e perflasin po aq shume"! Thua ti kane bere anketa keta dhe ne biseda te lira diskutojne mbi rezultatet! Nje tjeter tregues i rolit fantastik te PR'it qe MJAFT'i e beka edhe brenda vetes!
Qofsha gabuar, gjithsesi!