Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

U perhap nje tymnaje ne Af kur u shpall rezultati i Mjaft. Rezultati i fundit tregonte PD nje pike perpara PS.
Zgjedhjet e treguan shume sakte qe PD me PS dhe aleancat e tyre ishin shume prane.
Edhe rezultati ne proporcional me nga 18 deputete secila duke mbetur 4 per LSI tregon se barazpesha ishte shume e pranishme.
Megjithese pata edhe une dyshimet e mia kur dolen rezulatet e sondazhit, tani pas zgjedhjeve mund te them qe rezultati ishte shume i perafert me ate te zgjedhjeve, pra ishte nje rezultat profesional, sic i ka hije Gallup.
Nje tjeter exit poll nga Gani Bobi ne 40 zona u manipulua gjate dhenies se rezultatit sepse shpalli vetem Tiranen dhe Durresin ku ishte ne avantazh PD, dhe nuk shpalli Fierin dhe Elbasanin, ku ishte ne avantazh PS, dhe kete vendim e moren porositesit, me shkoqur TV Klan...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

I perafert ishte rrezultati i Edupit. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


Rezultatet ne 100 Zona

Mazhoritar

PD 57

PS 41


Proporcional

PD + Aleatet 41,4 %

PS + Aleatet 37,2 %


-------------------------------------------


Porositeni Kallupin Bullgar te bej nje sondazh ne PS dhe te shihni se sa shanse ka Edvin Rama per tu bere kryetar i PS. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

O Njeton...
Rezultati i Sondazhit te dyte ishte..
35 me 34 por kishte edhe PR 3%, pastaj duhen hequr ato qe nuk deklarojne voten...
Po matematiken duhet ta mesoje qe ne tetevjecare...
Nejse
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

O Njeton, Grifsha, Hasanista e ku di une qe sju njoh nga afer.
Rezultati i zgjedhjeve ne proporcional qenka
E majta
PS 8.97%
AD 4.9 %
PAA 6.47% ??
PDS 4.33%
PSD 12.61%
Total 37.28
+ PBDNJ 3.4% = 40.68%

E djathta
PD 7.86%
PR 20.08%
PDR 5.57%
PDK 3.92%
Total 37.43%
+1% parti ne koalicion 38.5%

Nese i do greket e PBDNJ qe te duket fitore ne proporcional merri, mgjth PBDNJ nuk eshte shprehur qarte dhe dihet qe eshte me afer se majtes, Spiro Peci eshte socialist i thekur.

Ne Fund LSI me 8.2 % dhe LZHK me 3.4 %
Megjithese besoj qe LSI eshte te 10% dhe LZHK tek 5%
Atehere dhe njehere a gaboi sondazhi i Mjaft/Gallup? Mua me duket qe jo.
Cfare rezultati duhet te nxirrte sondazhi qe te ishte parashikim i perafert i ketij mishmashi proporcional qe rezultoi ne fund...
Ik shkundu tani
 

Santiago

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] ...Nje tjeter exit poll nga Gani Bobi ne 40 zona u manipulua gjate dhenies se rezultatit sepse shpalli vetem Tiranen dhe Durresin ku ishte ne avantazh PD, dhe nuk shpalli Fierin dhe Elbasanin, ku ishte ne avantazh PS, dhe kete vendim e moren porositesit, me shkoqur TV Klan... [/qb]
O Sintetik o vella
Edhe Gani Bobi edhe ti nuk keni pasur dhe akoma nuk keni informacion per Fierin dhe Elbasanin. Ne keto qytete ka fituar PS sepse kandidatet e PD nuk ishin ne gjendje qe te perballonin vjelljet e votave.
Pastaj ku e ke gjet ti se idferenca PD-PS eshte 1 pike?
Boji hesapet mo mire mer burre... me dasht rezultatin tani e nxjerr si te duash... po te duash mund te besh llogaritje te tilla qe nxjerrin PS fituese...matematika ben cudira <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Santiago

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] O Njeton...
Rezultati i Sondazhit te dyte ishte..
35 me 34 por kishte edhe PR 3%, pastaj duhen hequr ato qe nuk deklarojne voten...
Po matematiken duhet ta mesoje qe ne tetevjecare...
Nejse [/qb]
Pu pu si qeka ky re....
eek.gif

Po sondazhi duhet me e nda shapin nga sheqeri mor burre. Sondazhi duhet te me thote se kush do te fitoje dhe jo te me lere mua qe te beje hesapet. Pastaj ne fund te fundit pse duhet te hamendesojme se ata qe nuk votuan ishin te PS apo te PD <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Ani83

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

me dushkun neper kembe, me pazarlliqet e ndryshme, etj, etj, jam dakort dhe une qe sondazhi i Gallup i ra ne koke rezultatit.

Njerezit qe po e mohojne, me japin pershtypjen se kane zgjedhur ta bejne nje gje te tille pa e menduar mire sepse po te marresh tabelen e rezultateve zyrtare, te dhenat jane:

Te Djathtet
Partia Republikane 20.1
Partia Demokratike 7.7
Partia Demokratike e Re 7.4
Paartia Demokristiane 3.3

Total te Djathte 38.5

Te majtet

Partia Social Demokrate 12.7
Aleanca Demokratike 4.8
Partia Socialiste 8.9
Partia Agrare Ambientaliste 6.5
Partia Demokracia Sociale 4.3

Total te Majte 37.2

Po le jashte, me vete LSI me te cuditshmit e PPDNJ te cilet kane:

Levizja Socialiste per Integrim 8.4
PPDNJ 4.1

Gjithsesi, besoj se mazhorancen ne parlamentin e ardhshem do te kete Nikoll Lesi me frymen e tij karakteristike: i paguhem pruresit me te pare
 

Santiago

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Ca llogarish beni bre burra....
Hesapi eshte shume me i thjeshte
E djathta mund te marre 73 vende ne parlament
E majta (pa LSI dhe PBDNJ) mund te marre 61 deputete

....keshtu qe ata qe bejne hesapet pa LSI dhe PBDNJ duhet te kuptojne se diferenca nuk eshte 1% e as 2% por nje çike me shume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Sa keq i paska nda zonat elektorale PS. Fiks fare për t'i dhënë fitoren të djathtës me një pakicë votash. Kanë të drejtë disa kur thonë që ky parlament do jetë anti-kushtetues pasi pakica vendos mbi shumicën <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> :tipsy: :tipsy: .
 

Ani83

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Fillimisht postuar nga Santiago:
[qb] Ca llogarish beni bre burra....
Hesapi eshte shume me i thjeshte
E djathta mund te marre 73 vende ne parlament
E majta (pa LSI dhe PBDNJ) mund te marre 61 deputete

....keshtu qe ata qe bejne hesapet pa LSI dhe PBDNJ duhet te kuptojne se diferenca nuk eshte 1% e as 2% por nje çike me shume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
Santiago, keshtu do jete perfundimisht, si thua ti, ke shume te drejte.

Ne po merremi me keto hesape qe te bejme llogarite me te njejtin kandar qe ka perdorur Gallup per sondazhet, kandarin e proporcionalit.

Ndersa po te zbresim tani tek numrat e deputeteve, fillon tmerri i vertete: me kete diference te vogel qe kane, plus alencat fluide qe ca parti ushtrojne vazhdimisht, do te jete e tmerrshme marrja e vendimeve. Kjo do te vertetohet qe me miratimin e qeverise
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

O Santiago sa here te kam thene, leri deputetet, sondazhi nuk ishte per deputetet. Deputetet si parashikonte dot as Zoti,
Shiko dy shembuj:
Zona 90
Ruli PD 6438 vota 43.3%
Ceco PS 6283 vota 42.2%
Tola PSD 448 vota 3%
Gjocaj AD 351 vota 2.4%

Pa llogaritur
Musta LSI 435 vota
Kamberi PBDNJ 414 vota
2 kuti pa u numeruar
ZOna 73
Shehu PD 5090 39.3%
Islami PS 5052 39.0%
Ahmetaj PSD 234 1.8%
Lutaj PAD 223 1.7%
dhe
Klosi LSI 1747 13.5%
perseri 2 kuti pa numeruar

Cili sondazh mund ti parashikoje keto cudira...
Dy tre zona te tilla ndryshojne te gjithe rezultatin, per kete arsye them qe sondazhi ishte shume i perafert dhe Numri i Deputeteve eshte rezultat i zhdervjelltesise apo paaftesise se partive perkatese
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Nëse doni të thoni të vërtetën, elegancën lërjani rrobaqepësit. Einstein

Rezultatet i ke këtu Leshi. Hapi një nga një dhe numuro përqindjet. Mblidhi të gjitha dhe bëj mesataren. Pasi ta bësh këtë ndrysho mënyrën e të folurit ose mos hajde më këtu se le koqen e nomit!
 

Ani83

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Kondrapedal, ti me siguri qe jeton larg nga Shqiperia (sipas llogjikes qe je duke ndjekur), por perseri, nuk besoj te mos e dish efektin e dushkut. Dushku beri te ndodhin rezultatet qe jane tek cec.org. Po te heqim koeficioentin e dushkut, me fal lale, po aty aty jane te dyja keto parti te felliqura, njesoj duhen dhe njesoj urrehen nga shqiptaret
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

O Gishto, ti mund të futësh koefiçientin e dushkut e të rrapit bashkë por çështja mbetet që në zgjedhje u pasqyrua tjetër gjë dhe në sondazhin e Mjaft tjetër gjë. Në këtë mes nuk ka asgjë të keqe përveç dëshirës të pështirë të disave për të justifikuar diçka që nuk mundet të justifikohet. Gabimet ndodhin dhe për më tepër me sondazhet. Nuk quhen kot sondazhe pasi ato japin shifra të përafërta deri diku. Në Shqipëri sondazhet janë edhe më të vështira. Kjo pa marrë parasysh edhe vetë kampjonin e studiuar.
Fakti që unë jam jashtë apo brenda Shqipërisë nuk ka të bëjë shumë dhe kjo për faktin se kam shumë kontakte në Shqipëri dhe mundohem të jem i mirë-informuar!
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

O bolle-pedal...
He pra beji pak mesataret, se skam as nerva, as interes te te mbush mendjen ty pas Gjirit te Lawrencit apo Pas Liqenit Superior...
Hapi telat e shih dy shembujt qe kam treguar. Kush dreqin mund ti parashikonte, kur sipas konditave qe luajten partite ne te dyja krahet ne ato zona duhet te fitonte kandidati i majte, por fitoi i djathti. Edhe qe ti sherbesh Shqiperise mund ta lesh Quebecun e ta kuptosh si jane gjerat brenda vendit, e hajde jep 1/3 e kontributit qe jap une, e do te quajne te nderuar. Mire e kam Santiago
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Çif, çif dreçi. Paska fillu leshi me bo llogari. O leshi, nuk bëhet me 2 zona llogaria o karabush. Dhe lexo më mirë me mendje të hapur se kur fillo e flet pastaj dukesh sikur je kaps!

Majën e Québec që ti ma përmend mua mos kujto se është lehtësi. Dhe mos fol siç e ke zakon pa përdor atë që duhet të përdorësh (kur e ke sigurisht). Unë edhe prej këtej jap më shumë se ç'mund të japësh ti mor djalë. Se të japësh nuk do të thotë të bësh por do të thotë të bësh si duhet! Ti me këtë mendje që ke më shumë prish punë se sa ndihmon. Mjerë Mjafti për tifozë që ka!
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Si dhe lum PD per te vetet <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> O e nxjerrm qe kemi fituar thelle, 70%, 80% aq sa tha Jozefina Topalli dhe sondazhi i Parlamentit Rinor pese minuta pas mbylljes se kutive, o te behet nami. Por nuk ka me ne Shqiperi parti qe fitojne 70% o njerez. PS dhe PD jane aty aty. E vetmja qe ben diferencen eshte loja me dushkun. Per te fituar me shume pike, partite e medha u liten te voglave qe elektorati i tyre te votoje kandidatet e medhenj ne mazhoritar dhe ato nga ana e tyre leshojne kushtrimin qe te votohen partite e vogla ne proporcional. Masa elektorale eshte e njejta. Qe te merret vesh si jane e majta me te djathten (pa dushk) duhet bere shumatorja e tere perqindjeve te partive te majta qe ishin ne aleance me PS (pa LSI) dhe te krahasohet me shumatoren e tere partive te djathta (pa LZHK). Une e bera dhe me del qe PD+ partite e vogla qe fituan nga dushku demokrat = 38%. PS + partite e vogla qe fituan nga dushku socialist = 37% (pra vetem 1 pike me poshte). Ajo qe thoshte sondazhi i Gallup ishte po kjo: E djathta nje pike para te majtes. Urdhero rezultati. Zgjidh & merr. Ose grindu per gjithe pjesen tjeter te jetes kot sa per te dale jotja.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

Po ta kthej dy here pergjigjen, si postimet e tua, qe gjenden ne cdo cep te AF
Kondra thote:
<span style="font-weight: bold">po të bësh disa llogari të shpejta del që PD ka fituar rreth 38-40 % kundrejt 28-30 % të PS.</span>
Nese ka te tjere qe thone kete te shprehen sepse mua me duket nje rezultat i <span style="font-weight: bold"> trashe </span>.
Me kete spo them qe <span style="font-weight: bold">bol</span>l<span style="font-weight: bold">epedali</span> eshte i <span style="font-weight: bold"> trashe </span>...
Me gjithe respektin qe kam patur per sulmet e tepruara te kondrinos kur edhe vete kam qene kunder mjaftit para zgjedhjeve, (ketu jane postimet edhe te miat)... mund te them qe fakti qe ke 5000 postime ne nje vit do te thote qe &quot;po shpelahesh nga truri&quot; dhe po shkruan cdo lloj shkendie te pakontrolluar qe te kalon neper mend.
Nese mendon se fakti qe ke 5000 postime ne cdo lloj teme te AF te jep kontribut ne jeten shqiptare, atehere, me fal te kam hapur rruge pa hyre ne kete debat te kote, krejt te kote...
Kondre nje gje duhet ta dish, keto ditet e fundit jane bere rreth 3 debate shume spektakolare rreth zgjedhjeve, dhe nese ndonjeri aty do hidhte tezat e tua, do dukej alien. This is living in Lake Superior
 

Gigo

Primus registratum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

o hajdut, o moderator debil, sa tema ka per mjaftin qe nuk po e mbyll kete apo nuk te ka ardhur dallga e mbylljes se temave?

Po nuk e bere ti punen tende kam vendosur ta bej une.
kiss.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Mjaft dhe Gallup kishin te drejte

debili i asaj qe ke ne shpi!

per nji gje ke te drejte, s'ka nevoje te hapet teme e re per nje teme te trajtuar disa here. konkluzjonet mund te perfshihen tek temat e meparshme.

mbyllet.
 
Top