MITROVICËS PO I KËRCËNOHET RREZIKU I NDARJES!

prespari

Primus registratum
MITROVICËS PO I KËRCËNOHET RREZIKU I NDARJES!

MITROVICËS PO I KËRCËNOHET RREZIKU I NDARJES!
Shkruar nga Kristina RASI

Saturday, 07 July 2007

Plani për ndarje e Mitrovicës është bërë në fshehtësi të madhe që nga Marrëveshja e NATO-s me Serbinë në Kumanovë.
Këtë plan e zbatuan me përpikëri miqtë e vjetër të Serbisë siç janë: Franca, Rusia, Greqia dhe Ukraina.

Dihet nga të gjithë se nga serbët pengoheshin të hynin ushtarë të KFOR-it, të vendeve të tjera, bile nuk ishin hiq të mirëpritur as trupat amerikane, britanike, gjermane apo edhe ato skandinave sepse konsideroheshin si miq të shqiptarëve.

Pra, trupat e KFOR-it, nën komandën e Francës si "lead nation“- (komb udhëheqës) dhe mike i vjetër e Serbisë marshuan drejt Kosovës dhe ndaluan tek ura e Lumëbardhit, ish - lumi Ibër dhe menjëherë pas luftës çlirimtare e ndanë qytetin.
Pastaj, dihet mirëfilli se që nga hyrja e NATO-s në Kosovë ; Mitrovica është de facto e ndarë në dy pjesë. Tani, siç njofton shtypi perëndimor dhe në veçanti kemi shkrimin e një gazete franceze, “Le Mond“, më datën 3.06. 2007 deklaroi haptazi për planet e saj mbi Kosovën.
Ajo thotë: “sot veriu i kontrollohet nga Beogradi, gjë të cilën ata e bënë para tetë viteve. Sipas tyre, Mitrovica do të ndahet në dy pjesë : në veri dhe në jug. Këtë plan do ta pranoj edhe Serbia pra, ky do të jetë kompromisi që do bëhet, nga udhëheqja e Kosovës, duke lejuar që Serbia të mos humb gjithçka mbi Kosovën, që si kompromisë se paku t´ju jepet Veriu i Mitrovicës”- shton kjo gazetë më tutje.

Kjo, është rezultat i politikanëve largpamës të Kosovës dhe për më keq rezultat i tërë politikës shqiptare !
Pra, plani i bashkësisë ndërkombëtare është që Rusia mos ta pranoi edhe këtë pavarësi të kushtëzuar që atëherë kinse „ qeveritarët e Kosovës të „detyrohen“ të shpallin pavarësinë, dhe pastaj bashkësia ndërkombëtare të bie vendime me presione në dëm të shqiptarëve, pastaj, do t´u thonë: do ju thotë: "nëse doni t´ju njohim shtet me mbikëqyrje- lejoni të ndahet Mitrovica.
Dëshmi për këtë është edhe deklarata pa dorashka e B. Rexhepit, i cili në një gazetë serbe- ju premton serbëve autonomi të madhe në Mitrovicë etj...

Tani “qeveritarët” e Kosovës kinse po e “kërcënojnë” Serbinë me shpalljen e njëanshme te pavarësisë së Kosovës.
Presidenti, Sejdiu dhe kryeministri Çeku, për çudi po guxojnë të thonë se do ta shpallim pavarësinë, por në fakt ata veç po i përmbushin detyrat e tyre që i kanë marrë si nxënësit e politikës adoleshente, para ndërkombëtarëve.
Pra, këta „qeveritarë të pavarur”, ndonëse nuk e pranojnë hapur, ata në fakt po punojnë për ndarjen e Mitrovicës dhe po mundohen të mashtrojnë popullin se: “ ne, e shpallëm pavarësinë edhe „pa“ bekimin e bashkësisë ndërkombëtare”!
. Pra, tërë ky plan është i përpunuar „shume mirë“ , dhe i rafinuar , që ata t´i fitojnë zgjedhjet e vjeshtës , por kjo është krejtësisht në dëm të Kosovës, dhe po ju ecën , “si në vaj ulliri” , fal durimit të shqiptarëve “kosovarë”, pra, po realizohen planet famëkëqija të bëra para tetë viteve. Akuzat se kinse UÇK-ja, nuk veproi me kohë për mbrojtjen e qytetit nga ndarja, tani po bien si fluska sapuni...
Tash po shihet qartë njoftimi i simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, i cili thoshte: “ndarja e Mitrovicës është plan francezo-serb, kjo ndarje e re për Kosovën po projektohej prej tyre”.

Ndërsa, ata që e pranuan turpin duke e nënshkruar Marrëveshjen kapitulluese për shqiptarët në Ramabuje dhe Paris, tani po heshtin si mumiet, sepse me kohë janë gjetur para aktit të kryer. Nëse politikanët besnikë të ndërkombëtarëve por jo besnikë të shqiptarëve, janë gjendur para aktit të kryer, kurse tani e kanë në ballë “Grupin e Hunjitetit” për t´i mashtruar ata me njëmijë e një makinacione të politikës ditore, populli ynë e në veçanti populli i asaj ane i cili për tetë vite u ndesh dhëmbë për dhëmbë me padrejtësinë e ndarjes së qytetit; kujtojmë këtu dhjetëra dëshmorë e rinj të pasluftës të cilët ranë në beteja me serbët gjatë demonstratave për ribashkimin e qytetit; pra ky popull as nuk ishte fjetur kurrë as nuk flenë tani; nëse ka pritur gjer më tani me shpesa se do të tejkalohet kjo me marrëveshje paqësore, kjo s´do të thotë se nuk ngritet sërish, prandaj, kujdes zotërinj se pasi këto shpresa po veniten dhe po shuhen; populli ynë i shumëvuajtur do të di dhe mundet të gjejë dhe shtigje të tjera drejt realizimit të ribashkimit të qytetit tanë verior, por edhe drejt realizimit të ribashkimit tonë kombëtar. Por, dijeni mirë se pastaj do të jetë tepër vonë ta kontrolloni situatën si ju ashtu edhe miqtë tuaj ndërkombëtarë me të cilët jeni duke e shijuar jetën e luksit pakufishëm, në kohën kur popullit po i mungon drita në vatër dhe koromanja e thatë. Tani, kur po e shkruaja këtë shkrim revolte më erdhën si forcë e pathyeshme shpresëdhënëse fjalët plot optimizëm lirie të një kënge popullore, të kënduar nga këngëtarja atdhetare, Shkurte Fejza dhe m´u kujtuan vargjet, se: “pa u farua me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica, jo nuk ndahen trojet tona, krejt Kosova është e jona”!


Tani shtroj para vetes pyetjen vallë kujt t´i besojmë ne shqiptarët?

-"politikanëve" tanë, "aleatëve" të tyre ndërkombëtarë, apo këtij betimi të madh të popullit tonë?! Unë, natyrisht i besoj si kurdoherë më parë vetëm këtij betimi madhështor.

Zvicër, 7. 07. 2007
 

prespari

Primus registratum
Re: MITROVICËS PO I KËRCËNOHET RREZIKU I NDARJES!

ATDHEU NË RREZIK , ATDHEUN PO NA E RI- COPËTOJNË!

Shkruar nga Fadil SHYTI

Saturday, 07 July 2007

-Thoshin dikur, ne nuk negociojmë për pavarësinë!
-Thoshin dikur, Kosova nuk do të ndahet!
-Thoshin dikur, do ta kemi monedhën tonë “Dardanin”!
-Thoshin dikur, nuk do ta heqim shqiponjën që kemi në Flamur!

Të gjitha këto premtime ranë si flluska bore, nga politika e tyre e dështuar dhe mizore!
Na ishin dikur ca veprimtarë, nga ngjyrat bardh e zi: tash liderë të Kosovës, madje udhëheqës “largpamës” të ashtuquajturit “Grupi i Unitetit” alias “Grupi i Hunjitetit”! Por, nuk janë vetëm jo, sepse prapa i kanë të gjithë ata që janë kundër shtetit të vërtetë shqiptarë.

Këta burra të “mëdhenj” na ishin të krekosur, na ishin dikur të vendosur, që mbi vete kishin marrë obligime të mëdha, që dikur ishin ndeshur me aromën e birucave të podrumeve të Prishtinës dhe disa të tjerë “homologët” e tyre i kishin ngjeshur armët maleve për jetë a vdekje me lubinë, Serbinë që bënte maskara.
Dhe, pas gjithë atyre katrahurave të gjakftohtësisë dhe gjeturisë pacifiste përballë armikut shekullor dhe të trimërisë e guximit luftarak popullor, më në fund edhe me ndihmën e aleatëve “besnikë” lubia Serbi, mendohej se u ndoq nga trojet tona, por jo kjo paska qenë vetëm mashtrim.

Pas gjithë atyre vuajtjeve mbinjerëzore, që na sollën lot e gjak, pas luftës çlirimtare filluan katrahurat e reja të goditjes prapa shpine të atyre që me aq guxim e heroizëm ia vunë shpatullat lirisë së atdheut.
Fillimisht me dinakëri dhe pa kushte u demilitarizua UÇK-ja heroike.
Pasi “aleatët” e siguruan shpinën andej nga mund të vinte qëndresa me sy prej maleve, pa u vonuar filluan t´i zbatojnë planet e tyre ogurzeza në bashkëpunim me Serbinë.

UNMIK-u, për tetë vjet me radhë bëri dhe po bënë kërdi me administratën tij që e vlerësoi si çdo njeri me mend në kokë dhe atdhetar, hiq më pak se një administratë kolonialiste.
Kryeadministratorët unmikasë që ndërroheshin si pardesytë e dimrave, e bënë lesharapi atë të shkretin të ashtuquajturin, parlament i Kosovës.
Qeverinë e Kosovës, e korruptuan deri mbi hundë, që pastaj ta lidhin më lehtë për kapistalli kush guxon sadopak me u çua hundët për padrejtësitë “eventuale” që kjo administratë e huaj do t´ia servonte Kosovës. Dhe, fatkeqësisht planet e errëta i kollofitën “pushtetarët” e majmur me tendere e me qedere...

Filluan t´í pranojnë dhe t´i zbatojnë pa asnjë kundërshtim rezolutë pas rezolute në dëm të Kosovës me vise, pranuan që paturpësisht për hir të kolltukëve të tyre t´i fusin të drejtat kombëtare në “korniza kushtetuese”, kur Kosovës në fakt ende i mungon kushtetuta. Sikur të mbronte me kaq kjo tragjikomedi, pra të ziente nga brenda dhe era e saj të mos e kundërmonte botën , ndoshta do të ishte gjysma e së keqes, por jo - kjo politikë mendjelehte e stilit të lidhjes së “foshnjave politike” në djepin e ninullave mashtruese i kaloi kufijtë e Kosovës. “Foshnjat politike” liderucët e krekosur dhe të tymosur nga “betejat” politike, ashtu të lidhur me hatër o me zor (ata e dinë më mirë), i dërguan në Vjenë t´i trashin turpet dhe krimet në diplomacinë “kombëtare”! Pasi zotërinjtë erdhën në “pushtet” i mbushën xhepat me euro e dollarë, e jo me lekë apo “dardanë” - siç kishin premtuar pacifistët e LDK-së, se do ta kemi valutën tonë “kosovare”, madje si duket leku shqiptar i pengonte...

Këta cinikë të mjerë të historisë sonë të re, pasi i mbushën dhe gjokset e brishta me dekorata “shqiptare” dhe të huaja i ngritën duart lart dhe iu dorëzuan “pashallarëve të kaltër” të Evropës dhe të mbarë botës t´i trajtojnë shqiptarët si të duan dhe t´i marrin të drejtat tona nëpër këmbë si mos më keq!

Zotërinjtë e premtimeve të mëdha i harrojnë ato premtime se dikur thoshin: nuk negociojmë për pavarësinë e plotë të Kosovës! Kosova nuk do të ndahet, ani se në hundët e tyre Kosova ishte e ndarë që nga viti 1999, në enklava serbe, ku as parlamenti as qeveria e Kosovës, as organet tjera “shtetërore” nuk kishin as kanë as kontrollin më të vogël mbi ato vise, të riokupuara sipas stilit izraelit nga kolonët serbë të ardhur nëpër vite e dekada të errëta gjatë historisë.

Këta cinikë të kamufluar me premtime në vend se të reagonin fuqishëm kundër kësaj ndarjeje të viseve shqiptare nga Mitrovica deri në kufi me Maqedoninë, u ngritën si shushunjat kundër vëllezërve dhe motrave ë tyre, djemve dhe cucave të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët me kohë i paralajmëruan dredhitë e qarqeve të huaja reaksionare se po i shtrijnë ngadalë, por sigurt duart e xhelatëve të Evropës plakë, për ricopëtimin trojeve tona dhe të moslejimit të ribashkimit të tyre; madje të sanksionuara në konferencat e tyre kundërshqiptare, si ato të G-8-tës. Nëse diplomacia shqiptare do të ishte vigjilente dhe këmbëngulëse me kohë, gjërat nuk do të merrnin tatëpjetën kaq keq në historinë tonë të re.

Tërheqja e diplomacisë globale shqiptare, nga kërkesat madhore, siç janë e drejta e kombit tonë për VETËVENDOSJE, dhe REFERENDUM, i ka shkaktuar dhe po i shkakton dëme të pallogaritshme të sotmes dhe së ardhmes sonë gjithëkombëtare.
Nuk thotë kot një fjalë të urtë popullore: “Gjarprit, bjeri në kokë”- këtë maksimë të vjetër si duket se kanë kuptuar kurrë “pushtetarët” shqiptarë, por më mirë e kanë zbatuar pikë për pikë armiqtë tanë shekullorë dhe aleatët e tyre të hapur dhe të maskuar. Pra, ata me kohë u ranë shkop apo i mbështollën në thasë najloni kokat e “gjarpërinjve” shqiptarë. Tani, ata gajasen së qeshuri, kur “gjarpërinjtë” përpëliten , apo ende besojnë se janë në ëndrra nga narkoza e mashtrimeve “demokratike”, kur ende besojnë dhe harrojnë premtimet se karriget “pushtetore” duhet të kallajisen prapë me turpe e pse jo edhe me gjak, duke i vrarë dhe burgosur atdhetarët e vërtetë, pra Albin Kurtin dhe ithtarët e tij.
Alarm realist!

Si rezultat i të gjitha këtyre politikave të gabuara të “pushtetarëve kosovarë”, dhe e përkrahjes pa rezerva nga pushtetarët servilë të Tiranës, Shkupit dhe Podgoricës, tani po na kërcënohet tragjedia e re e ndarjes së Mitrovicës dhe e trojeve të tjera etnike shqiptare.
Prandaj, konsideroj se është koha e fundit që këtyre besëprerëve t´ju thuhet:

NDALONI ORE, SEPSE I KALUAT PËRMASAT E SË KEQES!...
ATDHEU NË RREZIK!

- Ishte kushtrimi i madh gjatë luftës çlirimtare, ndërsa mos të harrojmë për asnjë çast se gjenerali amerikan, Vesli Klark , pas luftës ka deklaruar: “lufta në Kosovë nuk ka përfunduar, ajo i ka ndërruar vetëm format”! Natyrisht, ka pasur plotësisht të drejtë, kur ka thënë kështu, sepse: pa u bërë Shqipëria Natyrore, Shqipëri si e ka falë natyra, kurrë lufta për çlirim kolonial dhe social nuk do të mbarojë!
Popujt liridashës luftojnë me dekada e dekada për realizimin e fitoreve historike, të cilat shpijnë drejt përparimit dhe konsolidimit të shteteve të pavarura e jo të pranohen shtete “xhuxh ma xhuxhe “, kjo po ndodhë vetëm nga kokat “xhuxh ma xhuxhe ” të pushtetarëve shqiptarë, të verbuar nga orekset e interesave personale dhe nga besimet astronomike tek politika ndërkombëtare. ATDHEU NË RREZIK!

Atdheu po na ricopëtohet, kurse disa ende po shohin ëndrra në diell, se edhe kjo tragjedi do të tejkalohet, duke besuar kot tek besëprerët e brendshëm dhe të jashtëm të politikave mashtruese dhe gjakatare.

Suedi, 7 .07.2007
http://www.shqiperiaebashkuar.org
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: MITROVICËS PO I KËRCËNOHET RREZIKU I NDARJES!

Puna eshte se ashtu sic jan politikanet eshte edhe populli.
 
Top