Misteri i Trekendeshit te Bermudes ...

Hektor12

Locus omnem
Misteri i Trekendeshit te Bermudes

bermuda.jpg


Trekëndëshi i Bermudës ndodhet në Oqeanin Atlantik, në të cilin duke filluar nga 1800-a deri më sot janë zhdukur në mënyrë misterioze të paktën mbi njëqind anije dhe avionë dhe në disa raste është verifikuar që janë gjendur anije ose velierë të vegjël bosh, pa ekuipazh, edhe pse në bordin e tyre gjithçka ishte normale dhe varkat e shpëtimit ishin akoma në vendet e tyre, për këtë arsye nga një anë nuk ekzistonte asnjë motiv që të justifikonte një arratisje të ekuipazhit për arsye urgjence dhe nga ana tjetër prezenca e varkave të shpëtimit tregon se ekuipazhi nuk ishte larguar nga anija me dëshirën e tij për një arsye te caktuar, sepse në këtë rast do të kishte përdorur varkat qe siç thamë, u gjetën aty ku ishin, pa përdorur.Do të fillojmë duke përshkruar disa raste të veçanta dhe të famshme mbi zhdukjen e anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës.
Pasi të kemi përshkruar këto zhdukje misterioze, do të marrim në konsiderate disa hipoteza që janë hedhur për t’i dhënë një shpjegim këtyre zhdukjeve misterioze dhe për t’u munduar të zgjidhim misterin e Trekëndëshit të Bermudës. Anija e parë e zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës për të cilën do flasim është Marine Sulphur Queen, e cila u nis në 2 shkurt të vitit 1963 nga Galveston për në Norfolk. Anija Marine Sulphur Queen duhej të arrinte në Norfolk në 7 shkurt. Por pikërisht në atë ditë, duke parë që anija ishte me vonesë sipas orarit të mbërritjes, Roja Bregdetare dha alarmin.Po të mendohemi mirë, kishte diçka të çuditshme në nxitimin për të dhënë alarmin, sikur ta ndjenin që kishte ndodhur diçka e keqe.
Ndoshta nxitimi i dhënies së alarmit ka të bëjë me faktin se pas transmetimit të dy mesazheve private në 4 shkurt 1963, radioja e bordit të anijes kishte heshtur çuditërisht së transmetuari.Në 8 shkurt, 7 aeroplanë fluturojnë sipër zonës që përfshihet midis Galveston Gjirit të Floridas. Por, edhe me impenjimin e njerëzve që merrnin pjesë në kërkime, nuk u has në asnjë anije, asnjë relike, asnjë njollë dyshuese. Ditën e nesërme u kryen serish kërkime, këtë radhë ëe larg por dhe kësaj here nuk u gjet asnjë anije apo shenjë e dyshimtë.Deri në 13 shkurt u ndërmorën shumë fluturime zbulimi në një sipërfaqe prej 500.000 km2. Zona gjithashtu po inspektohej nga disa anije kërkuese dhe u morën në pyetje kapitenët e shumë anijeve që kishin ndjekur hamendësisht të njëjtën trajektore të anijes së zhdukur. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet nuk pati asnjë rezultat.
Kjo zhdukje e një anije të madhe ndodhur pranë bregdetit në një zone relativisht të ngushtë dhe pa asnjë sinjalizim rreziku të lëshuar nga anija është një mister i vërtetë. Sipas ekspertëve që u morën me kërkimet, dukej sikur anija të ishte zhdukur papritur pa lënë asnjë gjurmë. Gjëja më e habitshme ishte se zhdukja kishte ndodhur në një zonë të ngushtë në afërsi të bregut dhe shumë e trafikuar nga anijet.Komisioni hetimor i Rojes Bregdetare publikoi një raport shumë të detajuar mbi zhdukjen e anijes. Në këtë raport u arrit në konkluzionin se zhdukja e anijes ishte e pashpjegueshme, edhe për arsyen sepse kushtet e lundrimit dhe ato atmosferike nuk krijonin asnjë rrezik për anijen.Tani do të marrim në konsiderate zhdukjen në Trekëndëshin e Bermudës të Cyclops, një anije e madhe që përdorej për furnizimin e trupave amerikane me bazë në Atlantikun Jugor. Zhdukja e kësaj anije ndodhi në 4 Mars 1918. Anija u nis nga Bahia në 21 Shkurt 1918 drejtuar SHBA-së por që asnjëherë nuk arriti në destinacion. Sinjalizimi i fundit për këtë anije u bë në 4 Mars, ditë në të cilën Cyclopsi ndaloi në portin e La Barbade, por kjo ishte dhe hera e fundit që dikush pa anijen sepse ajo nuk arriti kurrë në Norfolk.
Sipas Komisionit Hetimor që ndërmori hetimet mbi zhdukjen e kësaj anije bëhet fjalë për një zhdukje totale, perfekte, e pashpjegueshme: asnjë SOS, asnjë relikt, asnjë varkë shpëtimi, asnjë dyshim apo provë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur anijes.Roja Bregdetare lëshoi një deklaratë kuptimplote në të cilën zhdukja e Cyclops u konsiderua si një nga më të mistershmet e të gjitha kohërave në Marinën Bregdetare.Por misteret e Trekëndëshit të Bermudës nuk mbarojnë këtu, përkundrazi, zhdukja e Cyclops është më pak e mistershme se sa ajo që do të lexoni më poshtë.Ne vitin 1881 anija amerikane Ellen Austin dalloi nga lart një velier që po shkonte drejt bregut.
Kapiteni i Ellen Austin urdhëroi afrimin drejt anijes që po përfundonte në breg por të gjithë ngelën të habitur kur vunë re se anija ishte komplet bosh, pa ekuipazh. Si hipoteze e parë menduan se ekuipazhi ishte larguar nga anija nga dallgët, dhe për këtë arsye kapiteni i anijes Ellen Austin transferoi në velier disa nga ekuipazhi i tij, duke u kthyer të dyja njëra pas tjetrës.Natën tjetër papritur u shfaq një mjegull dhe, kur kjo u shpërnda, Ellen Austin u gjet vetëm në mes të detit. Dy ditë më pas velieri misterioz u rishfaq sërish dhe, çuditërisht, dukej sërish sikur nuk arrinte të mbante drejtimin e duhur gjatë lundrimit, edhe pse këtë herë velat ishin të hapura.
Anija Ellen Austin rimorkioi velierin dhe thërritën njerëzit e ekuipazhit që më parë ishin transferuar aty nga Ellen Austin. Për habinë e të gjithëve askush nuk u përgjigj, sepse velieri ishte sërish pa asnjë ekuipazh në bord.Kapiteni i Ellen Austin kërkoi serish vullnetare midis ekuipazhit të tij që të pranonin të shkonin në velierin e rimorkiuar. Këtë herë nuk ishte e lehtë të gjendeshin persona vullnetarë duke qenë se të gjithë ishin të terrorizuar nga zhdukja e ekuipazhit të mëparshëm. Gjithsesi me vështirësi u gjetën persona të tjerë, që fale shumës së parave vënë në dispozicion nga kapiteni, u transferuan në velier dhe vazhduan rrugën sëbashku.Por jo për shumë, sepse shpejt u paraqit e njëjta skenë e tmerrshme. Gjatë natës u rishfaq sërish mjegulla që tmerroi ekuipazhin e Ellen Austin. Mëngjesin tjetër u zhduk sërish, por ditën tjetër përsëri u rishfaq, dhe këtë herë pa ekuipazhin në bord. Atëherë kapiteni i Ellen Austin u dorëzua dhe nuk dërgoi me asnjeri në velierin misterioz duke u bindur se në atë anije diçka e shtriguar kishte ndodhur, një mallkim.
Por në Trekëndëshin e Bermudës nuk janë zhdukur vetëm anije, por dhe një numër i konsiderueshëm aeroplanësh
Rasti i parë i zhdukjes së aeroplanëve që do të marrin në shqyrtim ndodhi në 5 dhjetor të 1945 dhe ka të bëjë me 5 aeroplanë ushtarake Avenger. Këta avionë Avenger u ngritën nga baza e Fort në Florida për një stërvitje por nuk u kthyen më në bazë. Duke dashur të sintetizojmë atë çka ndodhi, duhet të vëmë në dukje pikë së pari që, një orë e gjysëm më vonë pas nisjes së skuadriljes, baza e nisjes kapi një mesazh nga avionët Avenger shumë të habitshëm: pilotët e Avenger-eve komunikuan që nuk shikonin më tokën dhe si rrjedhojë kishin humbur.Ky mesazh është absolutisht i pashpjegueshëm sepse nga një anë avionët ishin akoma afër bazës së nisjes dhe duhet ta shikonin se s’bën, nga ana tjetër qielli ishte i hapur dhe pamja e qartë.
Kontrollori i fluturimit këshilloi kapo skuadriljen që të ktheheshin drejt perëndimit por përgjigjia që i erdhi nga kapo skuadrilja ishte komplet e pakuptueshme. Ai në fakt tha se nuk ishte i sigurtë për asnjë drejtim dhe tha gjithashtu se ngjyra e oqeanit ishte ndryshe nga ajo e zakonshmja.Pas kësaj fraze të pakuptueshme njerëzit në bazën e kontrollit filluan të shqetësoheshin seriozisht, ose më mirë të themi që i kapi paniku përballë kësaj ndodhie të pazakontë. Dukej sikur avionët Avenger kishin përfunduar në një dimension tjetër ku ngjyra e detit ishte ndryshe nga jona. Kaluan minuta të gjata plot me ankth.Pas rreth gjysëm ore kontrollori i fluturimit kërceu nga karrikja kur mori një mesazh të ri jo më pak të pakuptueshëm. Në fakt kapo skuadrilja i avionëve Avenger komunikoi se nuk dinte pozicionin ku ndodheshin avionët dhe mbylli mesazhin e tij me këto fjalë enigmatike: duket sikur jemi…
Pas këtyre fjalëve kontrollori i fluturimit humbi çdo kontakt me avionët Avenger dhe ata u zhdukën përgjithmonë.Tani do te flasim për zhdukjen e një tjetër avioni që ndodhi vetëm pak orë pas zhdukjes së atyre Avenger. Dhjetë minuta më vonë nga ky mesazh i pabesueshëm komandanti i bazës dha urdhërin që një hidrovolant Mariner të fluturonte drejt pozicionit të fundit ku ndodheshin avionët Avenger përpara zhdukjes. Hidrovolanti Mariner arriti në aëe pozicion në 1 orë. Marineri dërgoi rregullisht mesazhe shumë të detajuar edhe sepse anëtarët e ekuipazhit ishin ekspertë në këto lloj kërkimesh. Komandanti qëndroi në pritje të mesazheve të reja nga Mariner, të cilat nuk arritën më. Komandanti mendoi se ishin shenjë e mirë, duke interpretuar mungesën e mesazheve me faktin që njerëzit e Mariner ishin duke u marrë me shpëtimin e pilotëve të mbijetuar të avionëve Avenger.
Megjithatë me kalimin e orëve komandanti filloi të shqetësohej dhe kërkoi të komunikonte me Mariner por hidrovolanti nuk përgjigjej. Edhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si avionët Avenger. Menjëherë u nisën avionë dhe anije të tjera për të kërkuar hidrovolantin mariner, përfshirë këtu dhe një aeroplanmbajtës, por megjithëse kërkimet, u desh të pranohej fakti që dhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si Avenger-ët. Këta nuk janë avionët e vetëm të zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës: në periudhën midis 1950 dhe 1995 janë zhdukur dhe 20 aeroplanë të tjerë.Pasi kemi përshkruar zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës, do të tregojmë hipotezat që janë formuluar për të shpjeguar misterin e Trekëndëshit të Bermudës.Shumë shkurt mund të themi që hipotezat e hedhura janë 3: hipoteza Atlantida, prezenca në Trekëndëshin e Bermudës të dritareve ekstradimensionale ose dritaresh shumëdimensionale dhe hipoteza që shpjegon misterin e Trekëndëshit te Bermudës nën aspektin e UFO-ve.
Hipotezat mbi Misterin e Trekëndëshit të Bermudës

1. Hipoteza Antlatida
Mbështetesit e hipotezës së Atlantides pranojnë se nga rrënojat nënujore të kontinentit të humbur të Atlantidës dalin disa rreze vdekjeprurëse që sjellin dhe zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve. Thënë ndryshe, sipas këtyre autorëve, midis rrënojave nënujore të Atlantidës gjenden armë që u përkisnin atlantidasve dhe që janë akoma funksionale, dhe momente të caktuara që nuk mund ta dimë kur janë, nga këto armë dalin rreze vdekjeprurëse të cilat shkatërrojnë anijet dhe avionët. Një nga mbështetësit e kësaj teze, David Zink, i ka vendosur përkufizimin këtyre rrezeve si “zjarr kristali” dhe hipotizon që këto armë nga të cilat del zjarri i kristalit, aktivohet kur bëhen bashkë një sërë faktorësh të ndryshëm, në mangësi të të cilave këto armë edhe pse akoma në gjendje të funksionojnë, qëndrojnë jo aktive. Gjithmonë sipas Zink, është gjithmonë ky “zjarr kristali” shkaku i turbullimeve magnetike dhe anomalive gravitacionale që janë ndeshur në Trekëndëshin e Bermudës.Mbështetësit e hipotezës së Atlantidës i japin një rëndësi shumë të madhe profecive të Edgar Cayce, një vegjenti të famshëm amerikan shumë të njohur në SHBA. Edgar Cayce kur kalonte në gjendje transi e kishte zakon të profetizonte gjëra të ndryshme, midis të tjerash dhe disa që kishin të bënin me Atlantidën që ai e quante Poseidonia, që ishte emri me të cilin banorët e kontinentit të humbur quanin Atlantidën. Cayce tregoi se në Atlantidë kishte qytete të mëdha, makina të mistershme që transportonin materien dhe një gur i zjarrtë që ishte në gjendje të kapte dhe përdorte fuqinë e mrekullueshme të energjisë kozmike.Gjithashtu Edgar Cayce formuloi, kur ishte në gjendje transi, një profeci shume preçize në vitin 1940.
Ai parashikoi që një pjesë e rrënojave të një tempulli të Atlantidës, që ndodhej e varrosur nën baltën e Bimini, një ishull pak larg nga Florida, do tëe zbulohej 28 vite më vonë d.m.th në vitin 1968. Në fakt në vitin 1968 tamam në Bimini, disa zhytës zbuluan disa blloqe gurësh që mund të ishin muret e një tempulli të rrënuar, si dhe rrënoja të tjera që mund të ishin muret dhe rrugët e një qyteti të fundosur nën ujë shumë kohë më parë.Zhytje të reja dhe foto nga ajri duket të konfirmojnë ekzistencën e këtyre rrënojave. Gjithsesi duhet të themi se jo të gjithë oqeanografët janë të sigurtë së këto blloqe gurësh janë pjesë e rrënojave të Atlantidës. Duhet të themi se, edhe sikur të bëhej fjalë thjesht për shkëmbinj siç pranojnë këta oqeanografë, këta shkëmbinj janë pa dyshim me një formë shumë të çuditshme, sa të japin idenë që mund të jenë rrënojat e një qyteti të fundosur. Edhe sikur të pranonim që këto blloqe guri janë me të vërtetë, ashtu siç duken, rrënojat e një qyteti të fundosur, nuk do të thotë patjetër që të jenë rrënojat e një qyteti të zhdukur të Atlanditës, nga momenti që niveli i ujit të detit përgjatë shekujve është ngritur më shumë se një herë dhe midis të tjerash furtunat detare mund të kenë përmbytur qytete bregdetare në të kaluarën e largët, dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontinentit e Atlantidës.

2. Dritararja shumëdimensionale
Autorë të tjerë besojnë se zhdukjet e aeroplanëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës janë si pasojë e prezencës në këtë zonë gjeografike të një dritareje ekstradimensionale ose të një dritareje shumëdimensionale (dritaret ekstradimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë, universin tonë, me një dimension paralel kurse dritaret shumëdimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë me një numër universesh paralele dhe jo vetëm me një). Këta autorë pretendojnë se pështjellimet elektromagnetike dhe anomalitë gravitacionale që ndodhin në Trekëndëshin e Bermudës janë pasojë e kësaj dritareje ekstradimensionale ose shumëdimensionale. Mendimi ynë është që kjo hipotezë, sëbashku me atë ufologjike që do të shtjellojmë më poshtë, është më e besueshme se sa ajo e Atlantidës duke qene se në disa raste të zhdukjeve të anijeve apo aeroplanëve duket sikur ato janë transportuar pikërisht në dimensione të tjera.

3. UFO
Tani do të marrim në konsideratë hipotezën e tretë për të kërkuar të zbardhim misterin e Trekëndëshit të Bermudës: sipas kësaj hipoteze zhdukjet e anijeve dhe avionëve në atë zonë janë shkaktuar nga rrëmbimet e UFO-ve. Autori që mbi të gjithë ka mbrojtur këtë tezë dhe ka kërkuar prova për ta mbështetur është ufologu amerikan Jessup që dedikoi shumë nga koha e tij në studimin e lidhjeve te mundshme midir UFO-ve dhe misterit te Trekëndëshit të Bermudës. Për fat të keq vendimi i Jessup të vetëvritej e ndaloi ufologun amerikan në përpjekjen për të vazhduar hetimet e tij si mbi raportin për UFO dhe Trekëndëshin e Bermudës ashtu dhe mbi elemente të tjerë të fenomenologjisë ufologjike (më poshtë do të tregojmë diçka mbi vetëvrasjen e Jessup duke qenë se është një vetëvrasje e mistershme dhe e dyshimtë, shkaqet e së cilës akoma nuk dihen).
Sipas Jessup UFO-t shkaktonin zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës për të rrëmbyer qeniet njerëzore. Sipas ufologut në ujerat e Trekëndëshit të Bermudës duhet të ishte një bazë nënujore aliene në të cilën transportoheshin njerëzit, anijet dhe aeroplanët që zhdukeshin në atë zonë. Jessup i jepte shumë rëndësi këtyre zhdukjeve sepse konsideronte një fakt shumë shqetësues që alienët të rrëmbenin njerëzit, sepse kjo konfirmonte faktin që kishin qëllime negative kundrejt rracës njerëzore. Duhet të kemi parasysh që në librat e tij Jessup ka vënë shpesh në dukje faktin që problemi më i madh që ufologët duhet të zgjidhnin ishte që të kuptonin cilat ishin qëllimet që kishin alienët mbi njerëzit. Shkurtimisht Jessup pretendonte se, nëse alienët vinin në Tokë, duhet të kishin motive të vlefshme për të kryer atë udhëtim. Problemi ishte ai që të qartësonin nëse kishin qëllime të mira apo të këqia kundrejt rracës njerëzore. Nëse ata ishin pozitivë kundrejt njerëzve motivet e udhëtimeve apo prezencës së tyre në Tokë nuk duhet të shqetësonin njerëzit, ndryshe, nëse ishin negative, motivet që i shtynin drejt Tokës duhet të shqetësonin shumë njerëzit. Tani, nëse përgjegjësit e zhdukjeve të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës ishin alienët kjo do të thotë, sipas Jessup, që ekzistonin mundësi që alienet të ishin me qëllime të këqia kundrejt njerëzve duke imagjinuar dhe pasojat e këtyre të fundit.Përveç këtyre Jessup pretendonte se pështjellimet magnetike dhe anomalitë gravitacionale prezente në Trekëndëshin e Bermudës ishin shkaktuar nga baza nënujore e ndërtuar nga alienët për të rrëmbyer njerëzit.
 

Pinky

Forumium maestatis
Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudës (VIDEO)
timthumb.php

Për shumë vite zhdukja e objekteve në Trekëndëshin e Bermudës është konsideruar një mister. Disa struktura piramidale gjenden në fund të oqeanit në vendin e quajtur Trekëndëshi i Bermudës.

Këto piramida janë të lëmuara dhe strukturë kristali dhe gjenden në qendër të Trekëndëshit të Bermudës. Këto piramida konsiderohen edhe arsyeja që shumë mjete lundruese dhe fluturuese të zhduken pa lënë gjurmë në këtë zonë.

Për këto struktura në fund të oqeanit ka folur fillimisht, Raymond Brawn. Ka shumë spekulime lidhur me këtë fakt dhe deri tani konsiderohet si gjë reale vetëm nga SHBA-të dhe Franca.

Këto piramida thuhet se, janë të paktën tri herë më të mëdha se piramida e Keopsit në Egjipt dhe përbëhen nga kristali i lëmuar. Meyer Verlag, oqeanograf ka rizbuluar këto piramida që ndodhen afërsisht 2 mijë metra nën sipërfaqen e ujit.

A kanë lidhje me zhdukjen e objekteve këto piramida?
Shumë thonë po. Philip Callahan që ka studiuar piramidat e Egjiptit thotë se, konet e piramidës dhe vetë sipërfaqja e piramidës krijon një rrotullim në qendër. Kjo bën që në sipërfaqe të krijohet një vorbull thithëse.
 

Pinky

Forumium maestatis
Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me
pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka
te beje me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i
cili mbasi u futen ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe
andej 10 minuta me vonese. Te gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe
ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej
10 minutash.
Po te kishte nje rast te tille kur nje avion me
pasagjer do humbte dhe do rishfaqej perseri mbas 25 vjetesh, kjo do
kishte qene nje sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe sot e kesaj
dite.
Arsyeja pse e them kete ka te beje (pa u mburrur) me faktin
qe kam shume informacion per Trekendeshin e Bermudeve dhe u be nje kohe
pothuajse prej 10 vjetesh qe lexoj rregullisht mbi ate qe ndodh aty
madje kam marre pjese edhe ne 2 simpoziume te organizuara, nje ne Itali
ne mars te vitit 1993 dhe nje ne Canada ne tetor te vitit 2001.
Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgje me shume. Ketu po
ju shkruaj dicka mbi ate qe di si dhe disa nga teorite e shumta qe
ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.
Termi trekendesh ka lindur
nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne nje
linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje
tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe me pas
rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej 1000
Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh
Trekendeshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekendesh eshte bere
objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme
si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen
shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete
kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne
nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i
vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit
1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga
baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor.

Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe
ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme
duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh
nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis
komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe
kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe
vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence.
Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort
Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla
private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te
gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje
lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero.
Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u
ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance
kohore te shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui
zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e
kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo
nuk eshte tokesore....
Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u
kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre.
Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve
rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u
gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste
rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete
shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte
perpire nga uji.
Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje
me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te
medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara
te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.
Qe
prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si
dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur
dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e
heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te
ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte
pasuruar ndjeshem. Studiues te ndryshem te te gjitha fushave,
fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar
jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj
dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne
trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht.
Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit
pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte
autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer
edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe
ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te
famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si
dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata
kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana
me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe
ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te
ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret
e botes.
Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh
nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes.
Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet
ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga
pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku
mbaron ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote
i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe
shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e
komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje
gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne
forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte
deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane
humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate
nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te
gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje re e
tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe
misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re,
humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te
keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit
si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila
nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume
i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te
mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes
me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese
pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e
tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante
per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe
skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon
funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet
kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark
kohor prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar
qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret
per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve
e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye
ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda
rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar
gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por
shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.
Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e
trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj
deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per
dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre).
Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e
cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per
te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren
perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere
le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane
pare. Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne
trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar
bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit
hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para
perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk
perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne
distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as
teknologjia tokesore. Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te
vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me
shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme
gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga
teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Per nje stuhi
te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne
nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie
magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende
te tjera te vyera. Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone
sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe
zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa
bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje
fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri
lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi.
Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si
rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet
pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per
fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe
crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i
pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se
Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per
kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe
kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet
qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne
nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga
shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani
aliene.
Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do
duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo
qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te
provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen
nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe
perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume
brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe
mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore
dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove
per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te
katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte
vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Cdo gje tjeter
jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte
jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.
Sic e thashe
me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per
tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe
ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te
studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.

Rasti
me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere
ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u
arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane
nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS
Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua
brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera
navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per
ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje
transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te
trupit te beheshin te padukshme. Shume prej tyre paten probleme
mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper
institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte
me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja
dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete
eksperiment.
Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt
shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem
se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne
detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne
te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te
jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi
te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem
se ne ane te kunderta te globit.

ky shkrim u huazua nga libri ''PA LËNË GJURMË'' nga Çarls Beslitz
 
Top