Misteret e Universit.

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-07-26-at-10.25.02.jpg

Universi luan kukafshehti me ne, dhe për momentin është duke fituar. Materja që shohim, në fakt, është vetëm një pjesë e vogël e asaj nga e cila është i përbërë kozmosi: pjesën tjetër nuk ia dalim ta shohim. Thonë shumë gjëra, por prova vendimtare vjen nga galaksitë spirale: nga brendësia e tyre, në fakt, yjet më të largëta nga bërthama sillen në orbitë pak a shumë me të njëjtën shpejtësi si ato më qëndroret. Madje ne shohim shumë më shumë yje (që është më shumë masë) në bërthamë, ku graviteti duhet të jetë kështu më i fortë, pra duhet t’i bëjë yjet të sillen në orbitë më shpejt.

E PADUKSHME. Shpjegimi më logjik i këtij misteri është që përreth galaksive të ndodhet një perde mase që nuk shihet, por që bën të ndjehet graviteti i saj: kjo njësi është quajtur “materie e errët”, dhe përllogaritjet tregojnë që është madje1,84% e materies së pranishme në univers. Mendohet që përbëhet nga thërrmija të ndryshme nga të “zakonshmet” protone, neutrone dhe elektrone, që ne i vëmë re. Fizikantët për momentin e quajnë WIMP(Weakly Interacting Massive Particles), sepse këto grimca të supozuara nuk emetojnë (as reflektojnë) dritë dhe përshkojnë si fanatazma materien e zakonshme. Nganjëherë, megjithatë, mundet të ketë ndonjë përplasje të rrallë, dhe eksperimente të ndryshme në të gjithë botën (në Itali në laboratorët e Gran Sasso-s) kërkojnë të “fotografojnë” këto ngjarje, për të kuptuar diçka rreth WIMP.

Deri tani nuk ia ka dalë njeri, dhe nuk mungojnë ata që besojnë se ka të bëjë me një gabim trashanik. Sipas një fizikanti izraelit, Mordehai Milgrom, për shembull, materia e errët nuk ekziston aspak: është graviteti që ka nevojë të rishkruhet. Në skajet e galaksive, sipas tij, kjo forcë do të ishte më e fuqishme nga sa thonë teoritë aktuale.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Are you fucking kidding me?!

Mbaj nje sfere ne dore dhe ne doren tjeter mbaj nje llampe dore. Drita nuk mund te pershkoje sferen sepse sfera eshte jo vetem mase e dendur por edhe opake. Si e tille ajo nuk e lejon depertimin e drites. Drita atehere do te perhapet si rrezet e diellit nga skajet e sferes ashtu si edhe ne fotografine e mesiperme. Ne qofte se drita do te kishte qene me e madhe atehere edhe qielli perreth do te ishte i ndricuar.

Qe drita te pershkoje nje trup opak ai trup duhet te jete i vrimosur. Nje njeriu i cili eshte ne duel me nje tjeter kur i hapin nje vryme te madhe ne kraharor me nje plumb te kalibrit te rende atehere ne hijen e tij te zeze qe leshon pertoke do te shfaqet edhe pika e bardhe e drites e cila deperton trupin e tij. Vetem trupat transparente e lejojne depertimin e drites.

Per sa i perket ketyre WIMP apo fantazma qe nuk emetojne drite, ato, jane hije te objekteve te cilat ekzistojne diku tjeter. Ne qofte se keto hije levizin atehere trupi qe i leshon eshte ne levizje. Ne rast te kundert ato nuk do te leviznin.

Ato e "pershkojne" materien e zakonshme vetem nese ato dhe materja e zakonshme prej te ciles ato reflektohen takohen se bashku ne nje puthje te pafund dathurie.

Ne qofte se nje molle ne peme leshon hijen e saj ne toke, kjo hije nuk mund te pershkoje mollen vecse ne qofte se molla bie mbi te. Sipas ketij parimi i bie qe ne qofte se ne shikojme hijen tone atje siper atehere atje siper eshte atje poshte. Qe ne te perpihemi prej saj ne duhet te biem qe i bie qe ne duhet te ngjitemi, por kete per qejfin tim me te madh ju nuk e beni dot.


El
 
Last edited:
Top