BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Nina Davuluri bëri historinë vitin e kaluar kur u bë indiano-amerikania e parë që fitoi garën si Miss Amerika.

E lindur në Syracuse, New York, e vija e emigrantëve indianë, Dauluri mundi 52 konkurrentet për të fituar titullin e më të bukurës për vitin 2014.

Zgjedhja e saj ishte përcjell me një numër cicërimash raciste në rrjetet sociale, lidhur me identitein e 24 vjeçares, duke e quajtur atë arabe dhe myslimane.

Derisa po përgatitet për t'i dorëzuar titullin Miss Amerika 2015, Nina tregon përvojën e saj para se të quhet "ish" Missi.

"Gjithmonë do të them se të qenit Miss Amerika ishte diçka për të cilën kam punuar gjithë jetën. Këshilla ime më e madhe është të dini kush jeni, duajeni vetën ashtu siç jeni dhe të jeni ai që jeni", tha ajo.


