Mish ne laborator

merc

Forumium praecox
Mish ne laborator

Mendoni se mishi mund te rritet ne peme? Ndoshta jo po ne pjata petri po. Shkencetare nga Hollanda dhe USA jane duke punuar (vec) per te "prodhuar" mish ne laborator nga qeliza kafshesh. Amerikanet jane duke u fokusuar ne prodhimin e teknlogjise per astronautet ndersa hollandezet jane pak me ambicioze: ata duan te zevendesojne kafshet qe rriten ne ferme me mishin e prodhuar ne laborator. Mendoni pak per te gjithe vegjetarianet qe do fillonin te hanin mish perseri pa ndjenja faji...
Artikulli i plote
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mish ne laborator

them se vegjetarianet do rrinin akoma te tille...dhe them se edhe ata qe e kane qejf mishin do kthehen ne vegjetariane...mua me duket shume e shpifur...si mund te hame mish laboratori?...Te gjithe mundohen te hane sa me shendetshem, ushqime sa me natyrale...ok mund te jete shpikje e mire per ushqimin ne hapesire...per transportimin e tij ne anije kozmike...por per ne Toke... mbi Toke...me duket pa interes...mish qe rritet ne peme? lol...çfare arome mund te kete? ne çfare stine do bej frutat prej mishi?
Ndonjehere shkencetaret merren me gjera shume te padobishme me duket mua
 

merc

Forumium praecox
Re: Mish ne laborator

Po te mendosh qe ka vende ne Afrike te cilat nuk e dine akoma se cfare eshte mishi mendoj se nuk eshte dhe aq e padobishme. Pastaj vegjetarianet nuk e refuzojne mishin nga shija po nga arsyeja se vriten kafshe. Pastaj leri te qete shkencetaret se kushedi sa ulet kilja e mishit pastaj se ky kasapi ke lagjia ime e shet me 700 /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mish ne laborator

oh them se ne Afrike e dine se ç'eshte mishi...sa per vegjetarianet, ka disa lloje, jane edhe ata disa lloje speciesh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif ne pergjithesi...ata nuk jane dakort te hane asgje qe ka te beje me qeliza shtazore...dmth te gjalla...ka vegjetariane qe nuk hane as veze e di ti?
Ka nga ata qe hane peshk por qe jane vegjetariane...ne fund te fundit edhe peshku qenie e gjalle eshte
Ka nga ata qe hane vetem fruta (ça tmerri) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif

po mire po te shiste ai kasapi i lagjes tende mish laboratori... do ta haje ti? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

merc

Forumium praecox
Re: Mish ne laborator

Po ta shiste me 200 lek kilja po...
Me duket se ai eshte vegjetarian per vete. Jo per gje po me duket se e ka zbulu ca mishi shet. Kurse po te blija "mish te konservuar lab" ne supermarket ndoshta nuk me zinte barku cdo ore. Te shikosh ti ca ha ai gomari i shkret qe shitet per mish pastaj...
Rrofte shkenca...
Rrofte mishi ne laborator...
Rrofshin gjithe shqiptaret qe do hane mish pas kesaj arritje...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mish ne laborator

ok po e shikoj ne prizmin tend...rrofte mishi laboratorit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

nuk ke ndermend te futesh edhe ti te kampi vegjetarianeve dmth? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

merc

Forumium praecox
Re: Mish ne laborator

Se shpejti dal. Se shumicen nga ata i ka zene barku si mua. Me duket se kane te njejtat simptoma. Ata vetem emrin kane te tille. Kujtojne se jan e ndonje "OJQ" dhe do "marrin leke". /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Mish ne laborator

Keto jane eksperimente dhe nuk sherbejne per hapje industrish per prodhimin e misheve.

Ne fakt vetem nje perqindje e vogel e eksperimenteve te suksesshem futen ne konsiderate te merren ne shqyrtim se ja vlen te studiohen industrialisht. Kjo varet dhe nga shuma e parave qe krijojne keto eksperimente. Nqs nje eksperiment i vogel kushton miliona, imagjino nje prodhim me tonelata, sa do kushtoje?

Ne fakt qelizat, po te kene kushte per nje fare kohe mund te rriten. Keshtu behet kultivimi i bakterieve. Bakteriet jane disa autonome dhe nuk kane procese detyrimisht te lidhura midis tyre. Por imitimi i qelizave shtazore eshte shume here me i komplikuar.

Ka shume faktore si organet qe po s'qene ato komplet nuk mund te detoksifikohen qelizat.

Nuk gjeta ne artikull se ca kushte dhe sa perqind ishin rritur dhe sa gjate kishin jetuar ne ate gjendje. Keto jane informacione kritike per te marre nje informim shkencor.
 
Top