mire se erdhe zoti Koco ne politik !!!!

Leopardii

Primus registratum
mire se erdhe zoti Koco ne politik !!!!

--------------------------------------------------------------------------------

Kokedhima, hyn ne dyert e politikes
E Shtune, 09 Tetor 2004
Brixhilda Kokedhima, Drejtoresha e Pergjitheshme e Shoqerise mediatike "Spekter" dhe bashkeshortja e Presidentit te "2K" Group Koco Kokedhima, eshte bere Kryetare e Partise "Te Blertet Shqiptare". Prapaskena e levizjes se papritur nga media ne politike, kronologjia e nje debati gazetaresk deri tek levizja ekologjike kunder importit te plehrave nga Italia dhe ideja e botuesit te njohur, se eshte gati te vere ne zbatim brenda 3 muajve, nje projekt politik para zgjedhjeve te qershorit 2005

Bixhilda Kokedhima, Drejtoresha e Pergjithshme e Shoqerise "Spekter" dhe bashkeshortja e botuesit te njohur, Koco Kokedhima, nga dita e djeshme, eshte paraqitur si Kryetare e Partise "Te Blertet e Shqiperise". Ky kapercim i Kokedhimes ne fushen politike shqiptare dhe qe pritet te sjelle zhvillime interesante per shkak te mediave qe zoteron, eshte bere fare pa buje. E kjo, ndoshta, sepse ajo ka zgjedhur nje parti "periferike", e cila deri me sot, nuk ka patur asnje rol aktiv ne skenen e politikes shqiptare. Katapultimi i Kokedhimes ne krye te kesaj partie eshte kontestuar menjehere nga nje pjese e mire e anetareve te forumeve drejtuese te te Blerteve, por jo nga Kryetari i saj, Nevruz Maluka, i cili ka pranuar me shume deshire te ndaje, ndoshta perkohesisht, kolltukun e kreut te partise.

Nga media ne politike

Kokedhima e ka nisur aventuren e tij publike, rreth 7 vjet me pare, ne kohen kur e zhvendosi qendren e aktivitetit te biznesit nga qyteti i Fierit ne Tirane. Vetem pak muaj me vone, Kokedhima nisi botimin e gazetes se perditshme "Shekulli", e cila shume shpejt u shnderrua nje nga gazetat me popullore e me tirazhin me te larte ne tregun e medias shqiptare. Pas kesaj, Kokedhima nisi zgjerimin e tij mediatik, duke nisur me botimin e Revistes "Spekter", "Radion +2", gazeten "Sporti Shqiptar", i pasuar nga Televizioni A1 dhe se fundi me gazeten e perditshme "Biznesi". Ne ndryshim nga botuesit e tjere, Kokedhima eshte angazhuar publikisht ne organizatat e biznesit duke dhene opinione ne mediat qe ai vete drejton apo ne media te tjera, ndersa 2-3 vitet e fundit ai eshte shfaqur here pas here ne intervista apo shkrime per ceshtje te politikes, ekologjise etj.

Rreth 4 vjet me pare, bashkeshortja e tij, Brixhilda Kokedhima, u emerua Drejtore e Pergjithshme e shoqerise te botimeve Sh.a "Spekter". Media e Kokedhimes, gjate ketij viti u bene tribune e polemikave te ashpra per ceshtjen e importimit te plehrave nga shteti Italian, kur qeveria shqiptare kishte firmosur nje marreveshje me nje shoqeri italiane per groposjen e tyre ne periferi te Tiranes. Ne fund te kesaj fushate, u bashkuan dhe levizjet ambjentaliste shqiptare, organizatat rinore si dhe Levizja "Mjaft", te cilat organizuan edhe nje proteste masive perpara selise se Kryeministrise, per kete ceshtje. Ne kete kohe, Kokedhima mbajti nje konference per shtyp, ku kritikoi mjaft ashper jo vetem qeverine shqiptare, por edhe Ambasadorin italian ne Tirane, Januci, ku ende mbahet mend sharja "Va Fann Culo", ne drejtim te tij nga botuesi i njohur.

Kokedhima ne politike

Pak me vone, Kokedhima dha nje interviste te gjate per revisten "Spekter", ku ne fund te saj ai linte te nenkuptohej se mund te angazhohej edhe ne politiken shqiptare. Madje, ai shprehej ne nje moment se per realizimin e projektit te tij ne politike, i mjaftonin edhe 3 muaj, megjithese zgjedhjet ishin 15 muaj larg. Ndoshta, keto qellime te lexuara mes rreshtash do te ishin harruar nese dy dite me pare, Drejtues te Partise se Blerte Shqiptare do te njoftonin se ne krye te tyre ishte kooptuar ne menyre krejt te papritur bashkeshortja e Kokedhimes, Brixhilda Kokedhima. Ky njoftim ishte shperndare ne te gjitha redaksite e mediave shqiptare, kaloi krejt ne heshtje dhe keshtu mund te ndodhte edhe ne ditet e ardhshme nese dje, Zonja Brixhilda Kokedhima dhe bashkekryetari i te Blerteve, nuk do te benin nje pritje koktejli per anetaret e partise dhe mediat nga ora 18:00 deri ne 20:00, ne ambjentet e "Hotel Tirana", ku Kokedhima eshte bashke/aksioner.

Keshtu, Zonja Kokedhima, megjithese ishte ne qender te kesaj ngjarjeje te pare politike te saj, nuk preferoi te prononcohej per gazetaret e interesuar, duke u shprehur se do te kete dite te tjera per ta bere kete.

Tani, pritet te shihet nese Zonja Kokedhima do te arrije te vere ne zbatim idete politike te shprehura nga bashkeshorti i saj ne intervisten ne revisten "Spekter" dhe nese mediat qe ajo drejton do te fillojne t'i japin hapesire per here te pare Partise "Te Blertet Shqiptare" ne aktivitet e saj te pritshme.

marre nga korrieri.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mire se erdhe zoti Koco ne politik !!!!

parashikoj nje permiresim te numrit te kopjeve te gazetes korrieri
shekulli u be gazete partiake tashme
 
Top