"mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

After_dark

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Gjate bisedave qe bej me shoket e mi them gjithmone qe Shqiperia gjeografikisht shtrihet ne Europe por nga mentaliteti ne Afrike. Vetem ideja qe te behesh koloni e dikujt te ben te te ngrihen qimet perpjete.
Keni shkare o njerez??? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Njeri thote: Me mire me italjonet sesa me greket. Ka dhe me keq, ca mbrojne Turqine.

Ah mesjete e dashur ku je. Ka simpatizante ne Shqiperi qe sjetojne dot pa ty, ka njerez qe pelqejne kolonizimin, qe shume shtete e luftuan deri ne fund te viteve 60 per te fituar pavarsine.
Sju ngelet gje tjeter vec te jepni dhe b.. dhe nje jete te lumtur te keni, tju urojme.
Mentaliteti afrikan qenka lule, paska me keq. Sa do rrosh do mesosh thote nje fjale e urte <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> .

Kot skane thene qe shqiptari eshte shitur ne shekuj. Shyqyr qe ska patur shume raste.
 

re artu

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

o patriot shqiperia asnjehere sdo te jete koloni dikujt sepse ajo eshte koloni ne vetvete dhe kjo eshte nje semundie qe te pakten per nja 15 vjete nuk dote kete sherim te pakten te keni shendet ju dhe kjo qe them eshte shume e sigurt.TUNG
 

Turing

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Edhe nqs nuk ka ne ditet e sotme ndonje politikan Italian qe mbron idene e bashkimit te trojeve tona une mendoj qe neve si brezi i ri na takon te luftojme per kete prespektive. Pse ?
Sepse eshte per te miren tone!

Ne radhe te pare nuk behet fjale per protektorat pasi ky nuk do zgjidhte problemet tona. Behet fjale te dashur forumista per nje kolonizim te vertete. Sigurisht duke perfituar nga kushtetua italiane qe na lejon te flasim shqip ne shkolla por me kusht qe si gjuhe te dyte te kemi italishten. Pse jo ?

Neve jemi ata qe do ndertojme te ardhemen e ketij vendi. Nanoja dhe Berisha nje dite do ti kthejne paktojte nga dielli dhe atehere do jete radha jone te luajme, por duhet te mendohemi mire tani qe kemi mundesine te shohim se si po lozin keta lapanjozat e sotem.

Historikisht neve kemi qene me mire nen pushtim e huaj. Te pakten keshtu tregon historia.

Atehere pse jo?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Lucifer,thjeshte u ndjeva keq plako kur lexova shkrimin tend.Une nuk jam as per Greqizimin apo Latinizimin e shqiperise e aq me pak per Arabizimin/Turkoshakllekun e SHQIPEVE!!

Nuk besoj qe Italianet "enderrojne" per nje koloni shqiptare,ata skane ku te qojne Sicilianet/Napoletanet e tyre,jo me te shtojne edhe nje rajon/vend qe eshte 10 here me i rrezikshem!!
 

Xeni85

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

o Orosh nuk po me kupton lal.Nuk dua asgje per Shqiperine vec pavarsise,por thashe qe nen turqit Shqiperia pati nje fjale me shume sesa nen perandorite e tjera qe na kane pushtuar historikisht.Kjo sdo te thote qe ishim rehat.E mora kete shembull per te treguar qe ishim nje vend i vogel nen nje perandori te madhe dhe kishim fjalen tone,por mendoj qe nen italine do te beheshim si pune e malit te zi me rusine,nje protektoriat i vogel qe me nder me thene edhe per te shurruar duhet te marre leje.
 

anny

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Fillimisht postuar nga Pedagogu:
[qb] Shqiperia e bashkuar eshte zgjedhja me e mire, 9 milione shqiptare te bashkuar e kane frige dhe Greket edhe Serbet e Italianet jane ne enderra akoma.... [/qb]
thumbsup.gif
thumbsup.gif
jam dakorte qe do na kishin friken te tjeret
po nuk jam shume esigurt se sa mire do ishin 9milion shqiptre bashke ne nje shtet <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Lucifer,megjithate pushtuesi mbete nje pushtues,i cili te shfrytezon deri ne palce per pasurimin e tij,ne kohen e pushtimit Italian kishim nje qeveri (megjithese kukull)shqiptare e cila beri cmos qe te zhdukte anafalbetizmin edhe ne pjeset me te largeta te Kosoves.Po te krahasosh pushtimin Turk/Osman i cili beri sa mundi per te na tjetersuar(mos shih tani pas 500 vjetesh,shumica besojne qe po te mos ishte turku ne nuk do ekzistonim
eek.gif
)i cili nuk na linte te shkruanim dhe te flisnim shqip,i cili na humbi/mori krenarine shqiptare te njoftur nder shekuj,i cili na masakroi,na asimiloi etj etj!!!

Nga koha e Turkut ne trashegojme vetem dy-tre ura dhe mijera xhamija te ngritura mbi rrenojat e kishave,per tre vjet Italia ndertoi rruge/ndertesa/fuqizoi ekonomine shqiptare,tregtine,shkollat,minierat etj.E megjithate Italia mbetet vetem nje ish-pushtues per ne,une nuk i thur lavde Italise.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

As une nuk i thur lavde turqise,por po pertoj te perseris veten dhe te them dhe nje here ceshte permendur ne postimin tim te kaluar.Ne periudhat e pushtimit osman shih pushtimet e tjera qe po ndodhnin,dhe asimilimet qe po benin perandorite e tjera(ke portugezet e spanjollet ne ameriken jugore dhe angleze e franceze ne ate veriore,dhe te tere zhdukjen dhe asimilimin e indineve e kane bere per shkak te inferioritetit dhe "besimit"te tyre i cili nuk ishte i krishtere dhe kaq mjaftonte).Pushtuesit per Shqiperine kane ardhur e shkuar historikisht dhe qe ta mbyllim kete diskutim pa pike kuptimi,kupto qe nuk po i mbroj turqit madje ku ta gjej te hakmerrem per cfare na kane bere per 500 vjet,por i shoh si me e vogla nga te keqijat e historise shqipetare.Per pune te italianit te jap te drejte,por ishte periudhe tjeter dhe bota kishte marre shembull angline(me 800.000 angleze kontrolloheshin 800.000.000 indiane,vetem pse anglezet i pershtateshin vendit qe pushtonin dhe nuk mundoheshin te pershtatnin vendin me vetin).Gjithsesi pavarsia eshte e shenjte,eshte liri dhe ska te beje me gjendjen ekonomike pasi ekonomikisht jemi te kontrolluar nga vendet fqinje(te gjitha investimet jane ose greke ose italiane).
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Ne jemi ne kete gjendje qe jemi vetem si pasoje e pushtimit Osman(nje pushtim i gjate ky).
Si Greket si Italianet te rrine urte ne vendin e tyre,perndryshe na mori lumi!!
 

Xeni85

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Jo vec per faj teosmanllinjve por edhe te maqedonasit,epirotet(edhe pse shqiptare i pushtuan te gjitha fiset dhe bene gjemen)romaket,romaket,bizantinet,hune-gotet-visigotet,sllavet,osmanllinjte,venecianet,bul lgaret,serbet,grekerit,dhe ne fund shqiptaret vete qe po bejne me shume se cdo pushtues tjeter per ti shkaterruar jeten vetes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Nejse.....respektoj mendimin tand,un kam mendimin tem!!!
 

antares

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Bashkohem ketu me Luciferin! Edhe ne na kane ndonje faj te vogek (tani pas kaq vitesh) turqit, kjo nuk ka ndonje peshe te madhe relative ne raport me fajet tona. Dita qe ne do ta kerkojme se pari gabimin tek vetja dhe pastaj tek fqinji apo armiku do te jete dhe nje nga ditet me te rendesishme te historise sone. Nuk e ekzagjeroj aspak se kjo do te linde nje menyre te menduari konstruktive dhe aktive. Ne ashtu si cifutet mundohemi te luajme gjithmone karten e viktimes por ne nuk jemi aq te zgjuar dhe te bashkuar si cifutet dhe nuk ja kemi pare hajrin si ata rolit te viktimes profesioniste!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

P.sh Antares,cilin faj "te vockel" na e kane Turqit???Jam me ty kur thu se duhet ta kerkojme tek vetja,ne rregull,por ate fajin e vockel ma thuj icike <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

antares

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Po ate faj qe i pati Greqise, Bullgarise e Serbise qe nuk e kalojne kohen me qarje se Turqia i mbajti te pushtuar per 400 vjet!
 

fjorent

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Do ta kuptoja kete pyetje nese do te behej nja 10 vjet me pare. Sepse ne ate kohe ishim te paditur ose naive dhe mendonim se te tjeret do te na donin me shume se sa duam veten tone. Por me duket se edhe sot nuk kemi kuptuar ende se gjithmone te huajt do te shikojne interesin e tyre. Pse duhet te mbroje Italia interesat tona kur vete shqiptaret shesin interesat e kombit te tyre tek te huajt? Italianet duan treg dhe nje treg prej 3 milion shqiptaresh i intereson me pak se nje treg serb prej 9 milion banoresh dhe padyshim qe do te shitet shqiptari ne vend te serbit.
Nese ne nuk arrijme te kuptojme se asnje nuk do te na doje me shume sesa ne do te duam veten tone, nese do te vazhdojme te jemi naive e te besojme se italiani na do me shume se serbi, nese vazhdojme te mashtrojme njeri tjetrin e te krijojme 1997 te tjera, nese per t'i bere qejfin gazetareve te huaj qe te nxjerrin dicka sensacionale ne krijojme me qejf anarkine, pra ne fund te fundit nese pas 14 vitesh deshperim e prapambetje, injorance qe prodhon kongresmene e rrumpalliste ne nuk arrijme te kuptojme se e kemi vete ne dore te ardhmen tone jemi te destinuar te jemi nje cope vend ne nje cep te Europes qe i sjell bezdi kesaj Europe.
Ne ne Europe kemi shembuj si Slloveni ku 1 vend me 2 milion banore, por qe respektojne ligjin e njeri tjetrin, qe nuk lejojne qe pasurite kombetare te shiten tek te huajt per nje cope buke, qe jane te shkolluar qe qe nuk lejojne kryeministrin apo shefin e opozites t'i hedhe hi ne sy, pra edhe keto shtete te vegjel mund t'i tregojne dicka Europes e te hyjne ne familjen e saj si te barabarte.
Nese ne shqiptaret do te lepijme prapanicat e amerikanit apo italianit me perralla se na duan jo vetem qe do te trajtohemi si qente e tyre, por nuk do te arrijme kurre te hyjme ne Europe, sepse krimi dhe korrupsioni nuk mund te fshihet me nje te lepire prapanice.
 

antares

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Mbas Fiorentit nuk kam cfare te shtoj! Sikur te kishte (tek ata qe u degjohet fjala) njerez me kete brume Shqiperia nuk do te ishte aty ku eshte.
Te lumte, sinqerisht te lumte!
 

fjorent

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Falemnderit Antares. Mbase na perputhen mendimet qe na pelqejne shkrimet e njeri tjetrit. Une besoj se ka shume persona te ditur ne Shqiperi. Por nuk mjafton vetem dituria, duhet edhe perkushtimi per vendin dhe jo dinakeria qe karakterizon shume nga politikanet dhe eliten e shoqerise shqiptare. Nga ana tjeter fatkeqsisht shume pjese te vendit jane lene ne erresiren e kultures dhe te arsimit sepse vetem ne kete menyre mund te prodhohen ne menyre industriale kongresmene e rrumpalliste qe nevojiten.
Kur mora vesh se ne deklarimin e pasurive shume deputete nuk dinin te shkruanin as shqip ne menyre te sakte, apo nuk dini ndryshimin midis lekeve te vjeter e te rinj nuk dija se per ke te ndjeja me shume keqardhje: per deputetet e vendit tim apo per rrumpallistet e kongresmenet qe vazhdojne t'i votojne besnikerisht per 14 vjet per inat te njeri tjetrit. Dhe pastaj qahemi nga greku apo italiani....
 

Enos

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Ai gabimi i vogel qe kane bere turqit eshte qe kane lene te gjalle ata qafira (paraardhesit e tu) te cilet sot na ulerijne per shqiptarizem dhe ne mes te Shqiponjes na vene kryqin....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Fillimisht postuar nga Enos:
[qb] Ai gabimi i vogel qe kane bere turqit eshte qe kane lene te gjalle ata qafira (paraardhesit e tu) te cilet sot na ulerijne per shqiptarizem dhe ne mes te Shqiponjes na vene kryqin.... [/qb]
Antares,e shef sa shpejt e gjeti ky dallkauku ate fajin e vockel <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .

Enos,kryqi ka qene anash shqiponjesTurku e hoqi,por para se ta hiqte te beri terbjet ata te paret e tu plako(dhe te mite),qe ti u ke ra mohit me kohe,ndersa une nuk u rashe mohit dhe as nuk u bie kurre!!Ky eshte ndryshimi ndermjet meje dhe teje!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: "mire greket, po italianet c'kane???!!!!!

Fillimisht postuar nga Enos:
[qb] Ai gabimi i vogel qe kane bere turqit eshte qe kane lene te gjalle ata qafira (paraardhesit e tu) te cilet sot na ulerijne per shqiptarizem dhe ne mes te Shqiponjes na vene kryqin.... [/qb]
e para e punes qelbanik sikur t'mos kishin ken ata <<qafirat>> ti sot as nuk do t'kishe fol shqip edhe si dihet çfar fatit kishin pas paraardhsit tuj masi t'kishte ngordh perandoria osmane.Noshta ma zi se fatin e boshnjakve
shrug.gif

Ma mir mos i shtin vedit tan at kastravec me imagjinu aq larg.
 
Top