Miratohet! Viagra "rozë" del në treg

Universal

AnonymouS
1439973867addyi.jpg

Administrata amerikane për Ushqimet dhe Ilaçet (FDA) ka miratuar viagrën për femrat, një vendim kontravers që vjen pas një fushate lobimi nga prodhuesit farmaceutikë. Megjithatë Administrata parashikon një sërë detyrimesh për përshkrimin e ilaçit dhe efektet anësore të tij.

Viagra e quajtur “flibanserin” do të shitet nën emrin Addyi. FDA i kërkon prodhuesit të saj, Sprout Pharmaceuticals, të trajnojë mjekët dhe farmacistët që do ta shesin dhe të mbajë shënime për çdo problem që ilaçi mund të japë tek femrat. Vetëm doktorët e trajnuar do të lejohen të rekomandojnë viagrën.

FDA kërkon gjithashtu një paralajmërim të fuqishëm për femrat, të cilat nuk duhet të pijnë kurrë alkool teksa marrin këtë ilaç, pasi mund të shkaktojë gjendje të fikti të papritur, një rrezik i përhershëm ky për shoferët.

Më herët, FDA e kishte refuzuar dy herë këtë ilaç. Por Sprout, kompania që mori të drejtat e prodhimit nga gjiganti farmaceutik Boehringer Ingelheim, ka bërë një fushatë të gjerë publike të quajtur “Even the Score”. Kjo fushatë bënte të ditur se për meshkujt ka një sërë ilaçesh për mosfunksionimin seksual, si Viagra apo Cialis, ndërsa për femrat nuk ka asnjë.

“Miratimi i sotëm u ofron femrave me dëshirë të ulët seksuale një mundësi trajtimi”, tha dr. Janet Woodcock, drejtore e Qendrës së Studimeve dhe Vlerësimit të Ilaçeve në FDA.

Por kritikët thonë se Addyi nuk duhej të miratohej për shkak të efekteve të tij anësore, dhe përfitimet prej tij janë të pakta. Ndërsa FDA thotë se nuk ka ilaçe të tjera për të ndihmuar femrat për dëshirat e tyre seksuale, të quajtur çrregullime hipoaktive të dëshirës seksuale.

/ Top Channel
 
Al-Punk

Still here

Kjo besoj duhet vetem per grate pas marteses :)
 
Aki

Paint It Black
Shumw more me gjithe ato efekte anesore, plus te dhena jo te mjaftueshmw mbi ndikimin ne fiziologjine e hormoneve ne organizmin e femres, mos flasim per faktit qe do abuzohet perdorimi dhe femrat do e marrin pa njohuri te mjaftueshme mbi menyren e perdorimit :|
 
Kam pershtypjen nje arsye ka qene dhe mos abuzimi i meshkujve ne "hedhjen" e ketyre pilulave ne pijet/ushqimin e femrave. Mendo nje party adoleshentesh ...
 
Mirabel

Locus omnem
mesa degjova ne nje emision viagra femerore ndryshonte nga ajo mashkullore.
ne rastin e meshkujve perdoret per ereksion, tek femrat per te ndjere gjate aktit per moshat qe jane ne fillimet e menopauzes.
kshuqe pervec efekteve ansore qe kish vajzat adolishente nuk do kene asnje problem tjeter pasi aktiviteti i tyre seksual ne ate moshe nuk ka nevoje per stimulant. nuk kane mungese hormonale dhe nuk kane arsye ta konsumojne!
 
  • Like
Reactions: dev

dev

Forumium maestatis

kjo eshte pergjigje e sakte per pilulen :)
 
Top