MIQESIA

Sweety el

Locus omnem
1.Mikja ime më e mirë është pasqyra, kur unë qaj, ajo nuk qesh po qanë me mua.
2.Miqësia pa besim, është lule pa aromë
3.Kush kërkon mik pa gabime do të ngel pa miq.
4.Miku i mirë në ditë të vështirë.
5.Vëlla për vëlla, djathi me pare.
 

Sweety el

Locus omnem
Sa kisha pula et çurana, pata miqë pata jarana!
Rrëfimi.- E harrojmë gabimin kur i rrefehemi dikujt, zakonisht ai dikushi nuk e harron.
 

Megg

Carpe Diem
Dashuria i thot miqesise po pse egziston ti kur jam une?
Miqesia ia kthen per te kthyer buzeqeshjen aty ku ti hap plage...~
Miqesia eshte gjeja me e bukur dhe e shtrenjte qe mund te kesh...~
 

Sweety el

Locus omnem
MIQËSIA


1.Çfare eshte miqesia ?
2.Çfare rendesie ka ajo ne shoqerine tone ?
3.A eshte ajo e shenjte ashtu siç kunder eshte dashuria ?

Nje pike e ashper gjaku njerezor
Peshon me shume se deti i trazuar
E pasigurt bota shkon e vjen,
I paepur rri dashnori i rrenjezuar.
Mendova se kish marre arratine,
Po dhe kur kishin shkuar aq e aq vite
Ai rrezellinte miresi te pashtershme
Njelloj si lindje dielli e perditshme.
Zemra ime tash qe perseri e lire, -
O mik, me tha kraharori im,
Veç prej teje trendafili eshte i kuq
Veç prej teje qielli ben harkim.
Gjithçka prej teje merr nje forme me fisnike,
Ndaj pertej tokes kundro me vemendje,
Aty ku ndodhet mokra e mullirit te fatit tone,
E gjej nje shteg diellor per dobine tende.
Se une prej fisnikerise tende kam mesuar
Ta qeveris deshperimin tim;
Saqe dhe shatervanet e jetes sime te fshehte
Te kendshem me duken kur ta ndjej miqesine.

Jam i sigurte se te jetosh pa asnje mik eshte sikur te te mungoje nje ngta nevojat njerezore me te vlershme dhe nxitese. Por çdo dite ka njerez qe jetojne dhe vdesin te rrethuar nga te huaj, te vetmuar, pa e njohur miqesine e vertete.
Per ne njerezit te kesh dike prane eshte nje nevoje e domosdoshme. Praktikisht gjendemi gjithnje te rrethuar nga njerez qe i kemi njohur rastesisht apo ne takime te shkurtra te perditshme. Ndonjerin prej tyre e quajme mik, por ai qe vertet eshte nje mik, a eshte ai qe e quajtem te tille ? Te kesh nje mik nenkupton plotesisht nje gje tjeter, eshte nje gje mjaft e shenjte. Aristoteli e pershkruan miqesine: “Nje shpirt ne dy trupa”.
Miqesia lidh dy persona qe i kushtohen njeri-tjetrit prej shume kohesh, duke kaluar konflikte, gezime, veshtiresi, trishtime dhe ndryshime. Shume prej nesh i quajne miqesite e tyre te pandara. Behemi pasive ne kultivimin e miqesise dhe nuk e veme re faktin se, perkundrazi, duhen perpjekje te vazhdueshme, kujdes e vemendje per te ruajtur miqesine Emerson, me urtesi ne menyre te mrekullueshme tek “Of friendship” (Per miqesine) shkruan: “Kujdesemi per shendetin tone, luftojme te sigurojme nje çati dhe te shtojme garderoben, por cili eshte ai qe shqetesohet qe te mos i mungoje me e mira pasuri - miqte ?” Me pas shton: “menyra me e mire te kesh miq, eshte te jesh nje mik”. Nese vertet do te deshironim ta mbanim miqesine, do te perpiqeshim me shume per te bere, qe keto lidhje kaq te domosdoshme dhe te mrekullueshme, te rriteshin dhe te forcoheshin. Jane te pakta rastet ne jete qe mund te na japin shperblim me te madh.

Ka dy elemente qe ndikojne ne formimin e miqesise, secili prej tyre kaq Sovran sa qe nuk mund te shoh ndonje superioritet tek tjetri. Njeri eshte e e verteta. Nje mik eshte dikush me te cilim mund te jem i sinqerte. Para ti mund te mendoj me ze te larte. Kam arritur ne pranine e nje njeriu kaq te vertete dhe te barabarte, sa mund te shfaq edhe shenjat me te thella te davaritjes, miresjelljes dhe mendimit te dyte, te cilin njerezit nuk e fshijne asnjehere, dhe mund te flas me te me thjeshtesine dhe plotesine, me te cilen nje atom kimik takon nje tjeter.
Sinqeriteti eshte luksi qe i lejohet, si diademat dhe autoriteti, vetem rangut me te larte, qe lejohet te thote te verteten, sikur te mos kete asnje tjeter mbi vete, me te cilin te perballet. Çdo njeri i vetem eshte i sinqerte. Me hyrjen e nje njeriu te dyte, nis hipokrizia. Ne mbrohemi dhe kthejme prapa perpjekjen e shokut me ane te komplimentave, thashethemeve, mahnitjeve, çeshtjeve. E mbulojme mendimin tone prej tij nen njeqind shtresa. Per shumicen prej nesh shoqeria nuk shfaq fytyren e saj, por shpinen. Per te qendruar ne lidhje te sinqerta me njerezit ne nje kohe te genjeshtert, ia vlen nje cope marrezie. Pothuaj çdo njeri qe takojme, kerkon pak qyteterim, kerkon miresjellje; ai ka nje lloj fame, ka talent, nje hije filantropizmi dhe feje ne koken e tij, qe nuk duhen vene ne pikepyetje dhe qe prishin gjithe bisedat me te.

Por nje mik eshte nje njeri i shendoshe, i cili nuk ushtron paditurine time, por mua. Miku me zbavit pa kerkuar shperblim. Nje mik, pra, eshte nje lloj paradoksi ne natyre. Une qe jam vetem, qe nuk shoh gje ne natyre, ekzistencen e se ciles mund ta pohoj me prova te njejta me timen, shoh tani ngjashmerine e qenies sime ne gjithe lartesine e saj, ndryshueshmerine dhe kuriozitetin te tiparizuara ne nje forme te huaj; Keshtu qe nje mik mund te shihet mjaft mire si kryevepra e natyres.

Elementi tjeter i miqesise eshte butesia. Ne jemi te lidhur me njerzit me lidhje te ndryshme gjaku, krenaria, frike, shprese, zilie, urrejtjeje, adhurimi, me çdo rrethane , shenje dhe vogelsi, por nuk mund te besojme se kaq shume karakter mund te gjendet tek nje tjeter, aq sa te na drejtoje nga dashuria. Ne e qortojme qytetarin sepse ai e kthen dashurine ne nje mjet. Eshte nje shkembim dhuratash, borxhesh te nevojshme; eshte fqinjesi e mire; ajo qendron me te semuret; mban mantelin ne funerale; dhe pothuaj humbet pamjen e miresive dhe fisnikerise se lidhjes. Por edhe pse nuk mund ta gjejme zotin nen kete maske, nga ana tjeter, nuk mund ta falim poetin nese ai rrotullon fijen shume ngadale dhe nuk e ploteson romancen e tij me virtyte te perbashketa te drejtesise, perpikmerise, besnikerise dhe meshires. E urrej prostituimin e emrit te miqesise per te nenkuptuar nje lidhje moderne boterore. Fundi i miqesise eshte nje tregti, me e ashpra, me e njohura, se ciles mund ti bashkohesh; me ashper se te gjitha ato qe kemi provuar. Eshte per ndihme dhe ngushellim permes gjithe lidhjeve dhe kalimeve te jetes dhe vdekjes. I pershtatet diteve te qeta, dhuratave te hijshme, mbledhjeve te fshatit, por edhe rrugeve te ashpra dhe udhetimeve te veshtira, fundosjes se anijes, varferise dhe perndjekjes. I ben shoqeri sulmeve te papritura te talentit dhe ekstazave dhe fese. Duhet t’i lartesojme njeri tjetrit nevojat e perditshme dhe detyrat e jetes se njeriut dhe ta rrethojme ate me guxim, zgjuarsi dhe bashkim. Ajo asnjehere nuk duhet te behet diçka e zakonshme dhe e percaktuar, por duhet te jete e kujdesshme dhe shpikese dhe t’i shtoje rime dhe arsye asaj qe ishte pune e rende.

Sa me i larte te jete stili qe kerkojme nga miqesia, sigurisht aq me pak e lehte eshte ta percaktosh ate me mish e me gjak. Ne ecim vetem ne bote. Miqte, te tille siç i deshirojme ne jane endrra dhe perralla. Por nje shprese sublime gezon gjithmone zemren besnike, qe kudo ne rajone te tjera te fuqise universale, shpirtrat jane tashme ne veprim, po durojne edhe po guxojne, ata qe mund te na duan dhe qe ne mund ti duam. Mund ta pergezojme veten qe periudha e miturise, marrezive, endjeve dhe e turpit, ka kaluar ne vetmi dhe kur ndihemi plotesisht forte do te vendosim duar heroike ne duar heroike.
Lere madheshtine tende te edukoj shokun e ashper dhe te ftohte. Nese ai eshte i barabarte, atehere do te vdese; por ti zgjerohesh nga shkelqimi yt dhe nuk je me mik i bretkosave dhe krimbave, ngrihesh dhe digjesh me zotat e perandorise. Kjo mendohet si nje fatkeqesi per dashurine e pashkembyer. Por madheshtia do te shohe se dashuria e vertete nuk mund te jete e pashkembyer. Dashuria e zbret nga objekti i pavlere dhe jeton eperhapet ne perjetesi dhe, kur maska e varfer therrmohet, ajo nuk trishtohet, por ndjehet e çliruar nga kaq shume toke, dhe e ndjen akoma me te sigurt pavarsine e saj. Megjithate keto gjera rralle mund te thuhen pas asnje tradhti ndaj lidhjes.
Thelbi i miqesise eshte plotesia, nje shpirtmadhesi dhe besim i plote. Ajo nuk duhet te dyshoje apo te prodhoje paqendrueshmeri. Ajo e trajton objektin e vet si nje zot, ne menyre qe te mund t’i hyjnizoje te dy.

Nga E. Stermasi
 

gangsterja

Primus registratum
Jane te rralle miqte e vetete ne ditet e sotme.Te duan per interes nje deshire te mos ua plotesosh te largohen dhe te nxjerr edhe sekretet.Miqesia nuk shihet nga ana e interesit por nga ana e shpirtit dhe nga keshillat qe te dhuron,si dhe nga ndihmesa qe mund te te dhuroje.
 

scadarsko

Locus omnem
Kur njëri nga miqët të thot:" Ç'ke bërë ti për mua?", miqësia merr fund. Kur të thot: "Të kam lypyr ndonjherë diçka?", aty as që ka pasur ndonjëherë miqësi të sinqert.
konsidero vehten anasjelltas,qe miku te ndihmon pa nderprerje dhe nje her te vetme ka nevoj per ty e nuk je i gatshem.Miqesia e sincert nuk ka kufinj,ka mbi gjitha respektin dhe mirnjohje pse jo dashurin shoqnore,ta duash shokun apo shoqen!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Kush gjen nji mik gjen nje thesar!
Thuhet qe duhet nje minute per te vene re nje njeri te vecante, nje ore per ta cmuar, nje dite per ta dashur dhe pastaj nje jete te tere per ta harruar, ja kjo fraze tregon sinqerisht se c'eshte nje mik dhe ate qe raprezenton ai!


Per gabime kuptohet PADREJTESIA, NJEANSHMERIA, MOSINTERESIMI, MOSTHIRRJA NE TELEFON, apo siq tha vellau im nje dite.

"Kurr nuk mundesh ta vizitosh nje shoke pa e lene veten keqe pak."
Miqesia shihet ne sende aqe te vogla, por edhe vleresohet ne sende aqe te vogla.
Si ti mbajsh miqte
Perveqe mosgabimeve:
- RRESPEKTIMI I MIQEVE SI ANETARET E FAMILJES SATE,

- MBAJTA E LIDHJEVE PERMESE TELEFONIT, JO VETEM KUR KENI NEVOJ PER TE.

-EDHE PSE JENI SHUME TE NGARKUAR ME PUNE E GJENI NJE KOHE PER TA VIZITUAR MIKUN. (Nje rast imi me nje mike shihemi nje here ne 6 muaj vetem per ta mbajte gjalle miqesine, kjo eshte per shkake se ai jeton larg etj.)

-GJATE TAKIMEVE SA ME SHUME HUMOR- Askush nuk ka nevoj per nje tip te mbyllur, por secili nga ne ka nevoj per knaqesi.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ese "Miqesia"

Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine
two+sheep+042609.jpg

Miqesia eshte nje marredhenie qe mund te ndertohet ne shume forma.Ajo ka per qellim t’I beje njerezit te ndihen me mire ,me te sigurt ,sikur nuk jane te vetem ne problemet e tyre por kane dike qe jo t’ua zgjidhe por thjesht t’I degjoje ato.Por si cdo gje tjeter qe ka nje fillim dhe nje mbarim , edhe miqesite nuk jane te perjetshme.Kjo ndodh sepse perkrah perditshmerise hyjne smira ,intrigat ,konkurenca etj,veti kto qe kane lindur qe me njerezimin dhe po shtohen per shkak te individualizmit njerezor.Vete jeta eshte kthyer ne nje lufte per mbijetese ne cdo hallke te saj .Prandaj pertej deshires se madhe nuk mund te krijojme dhe te mbajme kurre nje miqesi te sinqerte e dashamirese.Jo vetem me nje mik por edhe me nje te aferm apo te familjes kthehemi ne nje moment te caktuar ne rivale e konkurrente te forte.Megjithate ne emer te kesaj “mbijetese” ne nuk kemi pse humbasim te gjitha virtytet me te mira te cilat duhen vite per t’u fituar.Dhe ne nj e moment hedhim poshte vite te tera pune.

Eshte bere zakon qe ne fillim te shohim anen negative.Por kjo edhe pse nje arme mbrojtese s’eshte e thene qe duhet perhere.Duhet te mendojme pozitivisht duke pare anet me te mira te tjetrit.Duhet ta pranojme shokun apo mikun per ate qe eshte dhe jo per ate qe do donim ne te ishte.

Cdokush prej nesh I ka te dyja anet e medaljes sepse askush nuk eshte I persosur.Nese do mendonim cdo moment te gjithe keshtu do te jetonim ne paqe me veten ne rradhe te pare por edhe me te tjeret.Nuk duhet te behemi njerez te sukseseve por te vlerave.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
MBI MIQËSINË

Duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”- thotë Ciceroni. Miqësia flet mbi të gjitha me veprime miqësore, me fjalë, me sy miqësorë. Ajo nuk ka sy të lëngët plot me dëshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira përfitimi tek “miku” i radhës.
per%20miqesine.jpg

Mbi miqësinë është thënë shumë.
E unë tani dua të flas për diçka të madhe, vërtet të madhe. Dua të shndërroj përpjekjet njerëzore në një sado të vogël qartësi mendimi mbi atë që de fakto merr vlera shpirtërore dhe bëhet miqësi.
Sigurisht, “duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”- thotë Ciceroni. Ky rrëfimtar romak, eseist, filozof, pra njeri i mençur dhe shumë i njohur për katedrat e mendimit, jetoi deri pak përpara epokës së Krishtit - rreth 40 vjet përpara daljes së profecisë nga misteret Hyjnore. Ai, i shqetësuar thellësisht nga ecuria e treguesve shoqëror dhe politik të kohës, fillon e na tregon modelin e miqësisë dhe forcën e saj si element garantues për një rend shoqëror me themele të shëndosha.
Duke u kthyer tek e përditshmja jonë, ose tek shekujt që kanë kaluar, ku me termin miqësi është abuzuar pambarimisht, them se miqësia është një virtyt dhe kusht në të njëjtën kohë. Ajo është kusht, që për ta patur si virtyt, duhet të përzëmë nga brendia e vetes tonë: hipokrizinë, zilinë, interesat materiale, karrierizmin, servilizmin. Po të zëvendësonim gjithë këto vese të urryera që mbart shpirti dhe mendja njerëzore me miqësinë, atëherë do kuptonim lehtësisht atë çka thënë Ciceroni.
Po kështu do kuptonim më qartë atë çfarë u tha Jezu Krishti Apostujve me frazën: “Duajeni njëri-tjetrin siç ju desha unë juve!” Ai foli për dashuri, por kjo ishte një dashuri miqësore, vëllazërore, në kuptimin simbolik të shprehjes.
Pra, këtu kuptojmë se cilat mund të jenë rastet e mirëfillta kur raportet njerëzore karakterizohen nga një ndjenjë e vërtetë miqësie.
Grekët e vjetër, të cilët falë gjuhës dhe shkollave që administronin në gjithë Mesdheun 2000 vjet kaluar, qenë të parët që shkruan libra me Tekstet e Shenjta - sigurisht në gjuhën e tyre mrekullisht të pasur. Pikërisht në këtë gjuhë ata marrëdhëniejen e Jezusit me Apostujt e përkufizuan me termin philia (dashuri miqësore). Ndërsa dashurinë trupore, dëshirat atraktive i përkufizuan me termin eros (dëshirë trupore). Po ata, grekët e vjetër, të ditur dhe të ndjeshëm siç ishin ndaj të bukurës, gjetën fjalën agape (dashuri me frymëzim hyjnor) për më të bukurin sentiment, fjalë kjo që përfaqëson dhe kulmin e inteligjencës dhe të ndjeshmërisë tek njerëzit.
Mirëpo në vakumin e përditshëm shpirtëror, kulturor dhe informativ që përjetojnë njerëzit prej mijëra vjetësh, bien shpesh herë pre shumë nga ne. Mundohemi të shprehemi dhe kështu delirojmë e tentojmë të prekim tema delikate dhe udhërrëfyese për njerëzimin, siç është edhe argumenti: miqësia. E kush nuk shkroi për miqësinë?! Barinj, kalorës e kallajxhinj. Luftëtarë, të burgosur e marinarë. Ushtarë, alkoolistë e homoseksualë. Poetë, shkrimtarë, kanunxhinj e tradhtarë. Virgjëresha, adoleshente, gra në moshë, prostituta e kështu me radhë.
Çlirim i pallogaritshëm energjish dhe emocionesh, shpesh herë të hedhura dëm mbi faqe letrash e librash anonim, që padyshim do kishin vlejtur për diçka tjetër, shumë më të dobishme për njeriun.
Është përkufizuar ajo, miqësia, në të gjitha format, me shumë fjalë e rreshta, që në pjesën më të madhe të rasteve kanë krijuar konfuzion dhe jo qartësi.
Po në të vërtetë çfarë është ajo?!
Ajo, miqësia, është diçka krejt tjetër nga marrëdhënia obsesive kundruese që ka, jo me ty por me trupit tënd, homoseksuali i radhës kur shtiret si mik. Ky raport, ose sentiment njerëzor, si na pëlqen shpesh ta quajmë miqësinë, nuk mund të jetë veçse një kusht ku nuk ekzistojnë si referencë të mirat materiale dhe shkëmbimi i tyre mes individëve.
Ai është një raport i kushtëzuar nga fakti se askush nuk mund t’i imponojë palës tjetër “respekt” autoritar. E njëjta gjë mund të thuhet, pra në formë kritike, nëse dikush pretendon të përfitojë prej dikujt diçka dhe jeton me paturpësi duke thënë se ndjehet mirë që po përjeton një “miqësi” të tillë.
Jo! Miqësia është një sentiment. Ajo është një nga tre elementët ose format ekspresive më të përmendura kur flitet për ndjenjën më të lartë dhe sublime që karakterizon njeriun, pra, për dashurinë. Miqësia është pjesë e rëndësishme ose shpesh pararendëse e dashurisë. E për dashuri kemi parasysh atë që përmendet në librat e shenjtë, lidhjen e madhe erotike, miqësore dhe shpirtërore ardhur nga Zoti (Shën Pali Korintasve 1).

Po t’i flisja të gjitha gjuhët e njerëzve e të engjëjve,
por po të mos kisha dashurinë, do të isha porsi bronzi që kumbon..

Po ta kisha dhuratën e profecisë e t’i dija të gjitha misteret,
e të gjitha dituritë;
po ta kisha edhe fenë e plotë, me të cilën t’ua ndërroja vendin maleve,
por po të më mungonte dashuria, s’do të isha asgjë!

Kështu, do të shprehesha edhe unë në lidhje me miqësinë pra:

Po të kisha çdo mundësi materiale ose gjithë hirin e bukurisë,
edhe po të kisha gjithë pushtetin tokësor dhe prepotencën e një qenieje,
symbyllur që kërkon të barazohet me Atë që e ka krijuar,
po të mos kisha miqësinë, jam i sigurt se do të isha i vetmuar dhe do ndjehesha një asgjë!
Vlen të kujtohet se miqësia është ajo, e painteresuara ndjesi mbi baza materiesh, ajo e painteresuara ndjesi dhe veç e ndershme ndaj nevojtarëve; është për ata që e kërkojnë pa interes dhe me sinqeritet atë. Është ajo ndjesi që kërkon dhe i ofrojmë atij, që në heshtje e plot me dinjitet ka nevojë për të, për miqësinë tonë. Ai e kërkon dhe nuk çirret apo serviloset për ta patur atë prej nesh. Ai pra është miku ynë, ai na jep të kuptojmë se çfarë kërkon prej nesh dhe na bën që ta ofrojmë edhe ne vetë këtë sentiment, miqësinë, tek ai ose tek të tjerë.
Miqësia flet mbi të gjitha me veprime miqësore, me fjalë, me sy miqësorë. Ajo nuk ka sy të lëngët plot me dëshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira përfitimi tek “miku” i radhës.

Ajo, miqësia, nuk ka brenda strukturës së saj strategjira okulte mbi depersonalizimin e atij që duam ta kemi mik, duke i shkaktuar atij trauma, duke i prishur atij ekzistencën prej xhelozisë, duke i shkatërruar raportet që ai ka me të tjerët dhe me gjithë botën e tij. E përse?! “Vetëm e vetëm për ta patur pak mik!”. Ky është vetëm një nga shumë paradokset që konsumohen në emër të këtij virtyti të lartë siç është miqësia.

Këtu mund të theksohet se nuk mund t’i veshim emrin miqësi raportit që prodhon një individ me gjithkënd tjetër të rastësishëm, vetëm e vetëm për t’i treguar botës se edhe ai ka miq. Sepse në të vërtetë ai akuzohet shpesh për faktin se “nuk do kishte se kujt t’i kërkonte qoftë edhe një gotë ujë” siç thotë populli, pra si një i vetmuar për faj ekskluzivisht të tij, në këtë botë plot me njerëz e me miqësira. Ai dëshiron, thjesht të tregojë në dukje dhe jo në përmbajtje se ka miq.

Me fjalë të tjera, ky individ ka nevojë të shtiret e të justifikojë paaftësinë e tij në shoqëri dhe nuk ka aspak si qëllim të krijojë e të jetojë raporte vërtet miqësore, për të cilat bota ka aq shumë nevojë e pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë si njeri.

Pas Krishtit, filloi të qartësohej dhe mund të them se ishte gjithnjë e më konkrete ideja mbi miqësinë, sigurisht kjo edhe pas provave, shembujve dhe eksperiencave të Tij me Apostujt. Njerëzit, pas kësaj epoke, kanë mundësi të kuptojnë se miqësia nuk është diçka abstrakte, por as krejt e zakonshme. Ajo shihet si një gjë e shenjtë, që fle tek njeriu prej ndërmjetësisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili zbret prej lart me vullnet të Krijuesit. Po kështu, si një gjë e shenjtë ajo përkufizohet edhe në jetën e përditshme si dhe në zhargonin e njerëzve që zakonisht nuk kanë asgjë të shenjtë ose lidhje me gjërat e shenjat. Pjesa më e madhe e tyre, në mënyrë retorike thonë, “motra është e shenjtë”, “toka është e shenjtë”, e po kështu thonë “miqësia është e shenjtë”. Sigurisht thonë një të vërtetë të madhe këta të pandërgjegjshëm edhe pse fjalët i përdorin pa iu a ditur kuptimin ose pa u thelluar në to.

Miqësia është e Shenjtë. Ajo nuk fle tek kushdo. Ajo vjen e zbret në mënyrë të padukshme nga Lart dhe prandaj themi se “ai është një njeri i Lartë” kur duam të përshkruajmë me solemnitet një person që na është shfaqur vërtet me virtyte miqësore.

Miqësia nuk preket, nuk hahet, nuk vishet, nuk duket me sy, nuk ka ngjyrime, nuk ka variante. Nuk është miqësi ajo që përshkruajmë kur themi “unë atë e kam mik me versionin tim”. Jo, ajo nuk është miqësi! Ajo mund të jetë sjellje oportuniste, mashtruese, e bazuar në interesa të caktuara për rrethana të caktuara.

Miqësia vjen në formë energjie, si një bashkudhëtare me Shpirtin e Shenjtë dhe zë vend në zemrën dhe mendjen e një personi. E që nga ai moment, ajo është e njëjta gjë tek të gjithë, është e njëjta ndjesi dhe kështu, të gjithë ata që e kanë brenda tyre komunikojnë nëpërmjet saj. Ajo zbret vetëm nga lart dhe prandaj i ngre gjithnjë lart në piedestal ata që e mbartin. Prej këtyre njerëzve bota zbukurohet e ndodhin mrekullitë.

Mund të thuhet se si në atë e në këtë kohë, ose më mirë në të gjitha kohërat, miqësia mund të konsiderohet si një cilësi që iu përket njerëzve të ndershëm dhe të mbarë, të cilët si një klasë shoqërore e konsoliduar, nëpërmjet saj, miqësisë pra, mund të garantojnë mbarëvajtjen e shoqërisë dhe janë në gjendje të rregullojnë punët e shtetit.
Miqësia është ajo që reziston në kohë (kohët njerëzore), qoftë edhe me fragmente të shkëputura ose momente të shkurtra miqësie që krijojnë atë sigurinë dhe ndjeshmërinë që të bëjnë të mendosh se ti me atë person të cilin e konsideron mik, ke lindur e je rritur së bashku. Është pikërisht ajo që nuk ka interesa të tjera veç natyrales, modestes, të pastrës, të ndershmes dhe jetëgjatës miqësi.
marre nga http://www.sa-kra.ch/
 
Top