Miqësorja, vitrinë për merkaton
Në tribunë për Estoni-Shqipëri do jenë shumë menaxherë europianë
Estoni-Shqipëri, përveçse do të jetë një miqësore që do ti shërbejë trajnerit të kuqezinjve për kolaudimin e ekipit të së ardhmes, i cili do të mbajë mbi shpatulla shpresat e Shqipërisë për tu kualifikuar për në Euro 2012, duket se do tju shërbejë edhe vetë lojtarëve shqiptarë dhe për të rënë në pah, në prag të hapjes së merkatos së dimrit. Në një përfundim të tillë arrihet pas konfirmimin se në tribunën e stadiumit të “A. Le kok Arena”, ku do të luhet ndeshja të shtunën mes dy përfaqësuesve, do të jenë të pranishëm një numër i madh menaxherësh nga kampionate të ndryshme të Europës. Lajmi është bërë i ditur mesditën e djeshme nga mediat estoneze. Sipas tyre, edhe pse nuk janë bërë të ditur emrat konkretë të menaxherëve dhe klubet për të cilat punojnë, me laps e me letër në dorë për të mbajtur shënim në lidhje me karakteristikat e lojtarëve më të spikatur do të jenë disa zbulues futbollistësh nga Anglia, Turqia, Norvegjia, Rusia, Greqia e Qipro. Kështu që kjo ndeshje do të shërbente si një vitrinë e mirë për futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilët ose janë në fundin e kontratës së tyre, ose janë të pakënaqur me atë kontratë që kanë dhe duan ta përmirësojnë, ose luajnë në kampionatin shqiptar dhe kërkojnë një trampolinë drejt futbollit të madh të Kontinentit të Vjetër. Ndaj ky është një shans i mirë sidomos për të disa prej të rinjve të afruar rishtazi në kombëtare së fundmi nga Kategoria Superiore, si Andi Lila, Gjergj Muzaka e Jetmir Sefa (Tirana), Elis Bakaj (Dinamo) dhe Franc Veliu (Flamurtari). Të katër këta futbollistë tashmë kanë kthyer sytë nga trajneri i Kombëtares dhe presin me shpresë një shans për të zbritur në fushë, ku do të synojnë të japim maksimumin e tyre në kërkim të vëmendjes së menaxherëve. Po ashtu, kjo ndeshje do të jetë një mundësi edhe për dy lojtarë të tjerë të kombëtares sonë, Jahmir Hyka (Mainc, Bundesliga I) dhe Edmond Kapllani (Augsburg, Bundesliga 2), të cilët janë të pakënaqur në skuadrat përkatëse, për shkak të aktivizimit të pakët. Po ashtu pritet që Gilman Lika pritet të ketë shanset e tij në këtë skenë futbollistike, për të demonstruar se meriton më shumë sesa kategoria e dytë turke. Ndërkohë që mendjen për të ndryshuar ambient e ka edhe treshja e futbollistëve shqiptarë të kampionatit ukrainas, dyshja kosovare e mbrojtjes Dallku e Curri dhe portieri Isli Hidi, i cili po aktivizohet pak te Krivbasi. Ndërsa për sa i përket miqësores së nesërme, Kombëtarja vazhdon të stërvitet në një mot të ftohtë ku temperatura shënon 2 gradë. Dëbora nuk pushoi as dje. Ekipi paradite është stërvitur në palestër, kua ka bërë ushtrime force dhe steçing. Pasdite zhvilluan stërvitje në fushë të hapur, tek aneksi i stadiumit, kryesisht me ushtrime taktike. Gjendja e ekipit është e mirë, nuk ka asnjë të dëmtuar. (SHQIP)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26526. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26526