Minoritetet

ana karenina

Primus registratum
Minoritetet

Megjithëse nuk ekziston një përcaktim i saktë i termit "minoritet kombëtar" elementët që e legjitimojnë këtë të fundit për t'u quajtur si i tillë janë si më poshtë:

• banojnë në territorin e një Shteti dhe janë shtetas të tij;

• mbajnë lidhje të vjetra, të forta dhe të qëndrueshme me këtë shtet;

• shfaqin karakteristika etnike, kulturore, fetare ose linguistike të veçanta;

• ndonëse më të pakët në numër se sa pjesa tjetër e popullsisë së këtij Shteti ose të një rajoni të këtij Shteti, janë përfaqësues në mënyrë të mjaftueshme;

• janë të frymëzuar nga vullneti për të ruajtur kulturën, traditat, fenë ose gjuhën e tyre.

Sipas Kushtetutës shqiptare, "Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndalur as detyruar, përkatësinë etyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë ti ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre".

Sa më sipër bazohet në parimin se: "Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjitetii njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimnia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkjetesa dhe mirëkuptimi i shqipëtarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndalur as detyruar, përkatësinë etyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë ti ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare , si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre".

Sa i njohim ne minoritetet që jetojnë në vendin tonë? A janë vërtet aq të ndryshëm sa përshkruhen?
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Minoritetet

Gabelt' per shemull zor se nuk i njofim. Zakonisht i gjen ke treni ose u dallon tingullin e kenges dhe melodine e t'rrafmes se kusive 2 rruge larg. Popullate per qejf duhet te jene me ate te tynen. Si shef iher t'merzit - familje te medha, ku hane 3 hane dhe 7. Jete e thjeshte, burri sjell mishin ne shpi, gruja e gatun dhe dajrja n'mur sebep pa sebep.

Tolerance ne nuk kemi tregu hic. Kush arrinte te ikte nga lagjja e famshme, gjente rifuxho ne katet e para te pallateve te vjetra fare. Si nuk pati nji familje gabelsh ne kat te dyte, gjithmone me ka cudit si fakt. Tashi o i kane pas vu per fondacion solid, o i kena persekutu qe te mos tju shifte noiher shpia drite dhe te kishin ke ballkoni gjithe pllumat e lagjes (pllumat rrezik i kane pas per shkak se gjithe therrmijat e bukes qe shkundeshin nga katet e siperme binin ne ballkon t'tyne). Megjithate me kohet qe erdhen kta ishin me te nerumit - uji nuk ju mbeti nji here - plus masnej kur fillun me bo shtesa anej knej uzurpuan gjithe oborrin e pallatit dhe plus bejne ligjin se kur do ndizet pompa e ujit gjate dites dhe mbasdites.

Nuk besoj se i njohim shume dhe nese kemi bere ndonjehere perpjekje ti njohim. Prinderit gjithmone degjoheshin ne oborre duke ju ulerit femijeve "mos te te shof me Ton jevgun".
 

Dani83

Primus registratum
Re: Minoritetet

mendoj se jane teper te zbehta dallimet etnike ne Shqiperi..
kur perdoren keto dallime kam pershtypjen se ka dicka tjeter mbrapa.. interesa te tjera.

mund, ndoshta te flasim per Romet qe dallohen ndonjehere vetem nga gjendja ekonomike dhe jo nga prejardhja e tyre etnike..

ti Isabelle qe kur shkruan dukesh qe je rritur me gabelet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Poezia

Primus registratum
Re: Minoritetet

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Megjithëse nuk ekziston një përcaktim i saktë i termit "minoritet kombëtar" elementët që e legjitimojnë këtë të fundit për t'u quajtur si i tillë janë si më poshtë:

• banojnë në territorin e një Shteti dhe janë shtetas të tij;

• mbajnë lidhje të vjetra, të forta dhe të qëndrueshme me këtë shtet;

• shfaqin karakteristika etnike, kulturore, fetare ose linguistike të veçanta;

• ndonëse më të pakët në numër se sa pjesa tjetër e popullsisë së këtij Shteti ose të një rajoni të këtij Shteti, janë përfaqësues në mënyrë të mjaftueshme;

• janë të frymëzuar nga vullneti për të ruajtur kulturën, traditat, fenë ose gjuhën e tyre.

Sipas Kushtetutës shqiptare, "Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndalur as detyruar, përkatësinë etyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë ti ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre".

Sa më sipër bazohet në parimin se: "Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjitetii njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimnia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkjetesa dhe mirëkuptimi i shqipëtarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndalur as detyruar, përkatësinë etyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë ti ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare , si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre".

Sa i njohim ne minoritetet që jetojnë në vendin tonë? A janë vërtet aq të ndryshëm sa përshkruhen?

[/ QUOTE ]

Te lumte teme e goditur,mjofton te flasim per keqtrajtimet ndaj minoriteteve ne shqiperi qe te ndiejme cdo te thote te perbuzesh nga europa dhe te besh punet me te rendomta neper europe ashtu si kemi degjuar qe i kane bere shtetasit tane.
 

moisiu

Primus registratum
Re: Minoritetet

cdo qeveri shqiptare qe nga koha e diktatures ka patur minimalisht nga nje minister minoritar.

tre te fundit qe mbaj mend ti kem dekretuar vete respektivisht ne qeverite Nano6 Nano7 dhe Berisha1 jane Spiro Peci, Leonard Solis dhe Kosta Barka (Kosta i ka mbetur se Koco e ka emrin e vertete por kur Kryeministri e thirri ne detyre se njifte fare)
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Minoritetet

Meqe kisht treguar interes per Romet (qe ne fakt nuk jane minoritete te mirefillta duke qene se nuk kane nje komb te tyren):

Minoriteti Rom

Konsiderohet si një minoritet gjuhësor. Të dhënat stastistikore lidhur me numrin e Romëve që jetojnë në Shqipëri mungojnë pasi një regjistrim i përgjithshëm i tyre nuk është bërë asnjëherë.

Sipas një vlerësimi jo-formal, numri i romëve në Shqipëri është 50.000 vetë, ndërsa sipas pohimeve të Shoqatës së Romëve 100.000. Statistikat zyrtare shqiptare të vitit 1989 në Shqipëri flasin për 1300 romë. Kjo duhet shpjeguar me faktin se ata janë deklaruar shqiptarë. Për herë të parë Romët u rregjistruan në Shqipëri gjatë viteve 1522-23 dhe u vlerësuan rreth 1,270 vetë. Emri i Romëve përmëndet në tekstet e vjetra shqipëtare me 1635. Në vitin 1930 sipas vlerësimeve popullore kishte 20,000 Romë në tërë vëndin. Në 1980 kishte 62,000 Romë, të vlerësuar sipas dokumentave franceze. Kjo shifër u bazua në burime angleze. Universiteti i Marylandit në 1995 deklaroi se ka deri në 120,000 Romë që jetojnë në Shqipëri. Sot vlerësohet që ritmi i shtimit të popullsisë Rome është 3% i cili paraqitet më i lartë se ai i Shqipëtarve. Ky komunitet është i vendosur kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Levan, Korçë, Peqin, Shkodër, Lezhë.

Më nëntor 1993, qeveria shqiptare hapi edhe Zyrën e Marrëdhënieve Etnike që drejtohet nga Kryeministri - një zyrë e cila ofron konsultime me vetë pakicat dhe vëmendje prioritare përmirësimeve në fushën e të drejtave arsimore në gjuhën amtare, ushtrimin e të drejtave fetare në tërësinë e tyre, zhvillimin e identitetit kulturor, përfaqësimin në institucionet shtetërore, lidhjeve me kombin amë, etj.
 
Top