BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Këngëtarja australiane Kylie Minogue është shprehur e lumtur që ylli me prejardhje shqiptare Rita Ora do të zëvendësojë atë në rolin e gjyqtares në “The Voice of United Kingdom”.

Krijuesja e hitit “Into The Blue” më herët gjatë këtij viti dha dorëheqje nga roli i trajneres dhe do të zëvendësohet nga Rita në shoun që do të fillojë vitin e ardhshëm.

“Jam shumë e lumtur që Rita do të më zëvendësoj. Mendoj se do të jetë e shkëlqyeshme”, ka thënë Minogue.
Ora në rolin e trajneres do t’i bashkohet Ricky Wilsonit, Will. I.Am dhe Sir Tom Jones, ndërsa audicioni do të fillojë në muajin tetor.
