Ministrja belge goditet me tortë

ministrja-tortaaa.jpg
Ministrja belge e Azilit dhe Çështjeve të Emigracionit ishte viktimë e një sulmi të paprecentë në qendër të Brukselit.

Maggie De Block u godit dy herë me tortë, fillimisht nga afër në fytyrë dhe më pas nga larg pas koke. Ajo u kap në befasi në momentin që sapo kishte parkuar makinën e saj dhe po kalonte rrugën.

Sulmi është ndërmarrë nga një grup të rinjsh aktivistë që kritikojnë politikat e ashpra të propozuara dhe aplikuara prej saj ndaj emigrantëve dhe personave të huaj që kërkojnë shtetësinë apo strehim në Belgjikë.

Gjithcka ka qenë e mirëmenduar sepse e gjithë skena e sulmit e ndërmarrë nga një e re është filmuar dhe pamjet amatore po qarkullojnë në internet.

 

scadarsko

Locus omnem
Normale mir ja kan bâ ksaj flamanke raciste e cela hiqet si pacifiste.....e dini ju sa shqipetar bllokohen CDO te premte ne aeroportin e brukselit ?e berisha thot pa viza ne Europe, e ne qendra te mbyllura gjenn nena e baballar me mosha te thyera ku dogana belge qet pretekste nga me ndryshmet per refuzim hyrje ne mretrin belge !
 
Top