Ministria e Kulturës përsëri diskriminon shqiptarët

Ministria e Kulturës përsëri diskriminon shqiptarët

tetova-300x199.jpg
Zëvendësministri i Kulturës së Qeverisë së Maqedonisë, Dragan Nedelkoviq ka refuzuar ndarjen e mjeteve për financimin e Seminarit Ndërkombëtarë të Albanologjisë, që është një takim shkencor që tradicionalisht mbahet në Tetovë dhe Ohër.
Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë është tradicional dhe organizohet në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
“Ministria e Kulturës ka shpërndarë paratë për 2009 në kuadër të programit vjetor dhe për sivjet nuk jemi në gjendje të përgjigjemi pozitivisht për përkrahje financiare të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë. I përkujtojmë Drejtorisë së seminarit që të konkurrojë më 2010, se tani nuk ka mjete financiare”, thuhet në letrën e zëvendësministrit Nedelkoviç, drejtuar drejtorisë së seminarit.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22135
 
Top