Ministri Nasip Naco jep doreheqjen.

Universal

AnonymouS
Ministri i Drejtesise Nasip Naco
Mësohet nga burimet, të cilat bëjnë
me dije për “Panorama” se ministri i
LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas
një takimi që është zhvilluar sot në
selinë e qeverisë me kryeministrin Edi
Rama.
Nuk dihet nëse kryeministri e ka
pranuar dorëheqjen e Naços apo jo.
Ajo që ka rënë në sy kohët e fundit
është se mes Ramës dhe Metës ka
pasur takime të shpeshta kohët e
fundit, pjesë e të cilave ka qenë edhe
vetë ministri Naço. Ndërsa publikisht
ka qenë vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta
që ka shprehur se qeveria ka nevojë
për impluse të reja.
Kjo nuk është hera e parë që Nasip
Naço jep dorëheqjen nga një post
ministror. Në vitin 2011, pas divorcit
të LSI-së me Dritan Priftin, vendin e tij
në ministrinë e Ekonomisë e mori Ilir
Meta i cili ia la pikërisht Nasip Naços.
Ky i fundit e mbajti këtë post për një
vit dhe në 2012 aty u emërua Edmond
Haxhinasto. Naço ka mbajtur dy herë
edhe postin e zv.kryetarit të
Parlamentit, të cilin e la në prill 2013
kur LSI doli nga koalicioni me PD-në
dhe iu bashkua PS-së. /panorama
 
Top