Ministri i rendit Luan Rama godet gazetarin Ilir Babaramo

Ministri i rendit Luan Rama godet gazetarin Ilir Babaramo

Kjo eshte rasti i dyte i ngjashem pas skandalit ne parlament te deputetit Nikoll Lesi qe goditi me shpulle pas koke ne parlament Ministrin e Shendetesi Xhani.Ju lutem jepi komentet tuaja ne lidhje me kete ngjarje.Ky eshte nje rast unikal ne bote qe Ministri i Rendit Publik ushtron dhune ndaj qytetarve ne rastin konkret ndaj nje gazetari te medias.

Me keqardhje Jacky


Ministri i Rendit Publik Luan Rama godet gazetarin e televizionit Vizion PLus, Ilir Babaramo. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në Pub Rozafa, ku Partia Socialiste po festonte fitoren e arritur në zgjedhjet lokale të së dielës. Pasi e ka qëlluar Rama, mbi gazetarin Bababramo kanë ushtruar dhunë edhe truprojat e tij. Reagimi i ministrit të Rendit erdhi si pasojë e një replike me gazetarin Babaramo për një shkrim të tij, ku kritikohej puna e ministrit.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ministri i rendit Luan Rama godet gazetarin Ilir Babaramo

Epo kur u be edhe i biri tetos Luan mafishja
te godas me bokse,mos mbetete djal me kembe.

Luani,qe edhe floket i mban si sekretar i rinise se PPSh ne vitet 80.

Epo u prish dynjaja.

Tani qe edhe Luani t'sill m'grusht,me mire
t'vdek se gjall.

Enver Dylberi vje e te vret.
Tos Qorri vje e te vjedh.
Edi Kurva vje e te sha.
Luan Mafishja t'sill m'grusht.

Pu pu pu pu pu puuuuuuuuuuuuuu
shrug.gif
 

Jacky

Primus registratum
Re: Ministri i rendit Luan Rama godet gazetarin Ilir Babaramo

Ne vend qe te luftoj krimin dhe kriminelet qe ikin pothuajse gjithmone ne drejtim te pa ditur Ministri i "Rendit Publik" po bene te fortin e lagjes bashke me bodygardet e tij.

Deklarata e Forumit Shqiptar te Mediave te Lira:

- Gazetari i njohur i kanalit televizv "Vizion Plus", Ilir Babaramo, eshte qelluar publikisht me grushta nga ministri i Rendit Luan Rama dhe me pas nga bodigardet e tij, nderkohe qe ka qene i ftuar ne nje pritje te organizuar nga Partia Socialiste ne nje lokal ne Tirane. Gazetari eshte qelluar, pasi ka pranuar autoresine e tij per nje koment, mbi rezultatet negative ne luften kunder krimit ne Shqiperi dhe per "hobby"-t e ministrit te Rendit per personazhe te botes muzikore. Pas kesaj, ministri i Rendit Luan Rama, ka qelluar me grusht ne fytyre gazetarin dhe me pas bodigardet e tij kane vazhduar dhunen derisa gazetari ka kaluar ne nje gjendje te rende fizike, por pa rrezik per jeten. Forumi Shqiptar per Mediat e Lira shpreh indinjaten e tij per kete ngjarje te rende, te paprecedent ne historine e politikes shqiptare dhe kerkon doreheqjen urgjente te ministrit te Rendit. Akti i pare qe duhet te beje kryeministri Fatos Nano ne shenje reflektimi ndaj kesaj ngjarjeje te rende, duhet te jete shkarkimi i ministrit, nese ai nuk jep vete doreheqjen. Dhuna fizike mbi nje gazetar, e ushtruar ne menyre te drejtperdrejte nga nje minister, eshte nje akt i paprecedent ne historine e shtypit boteror. Doreheqja e ministrit Luan Rama eshte akti i pare qe duhet te shoqeroje procesin e reflektimit te kesaj qeverie ndaj ketij akti banditesk.

Deklarata e Shoqates se Mediave Elektronike Shqiptare:

- Shoqata e Mediave Elektronike eshte e tronditur thelle nga ngjarja e rende qe ka ndodhur ne festen e Partise Socialiste ku ministri i Rendit Publik Luan Rama ka rrahur kryeredaktorin e televizionit Vizion Plus, Ilir Babaramo. Rrahja e nje gazetari nga nje minisetr i rrethuar me bodigarde eshte akti me i shemtuar dhe paprecedent ne historine e shtetit shqiptar qe prej themelimit te tij. Ushtrimi i dhunes fizike nga ministri ne detyre, ndaj nje gazetari per shkak te kritikave te tij, eshte shembulli me negativ per gjithe policine apo strukturat e tjera te rendit, te cilat tashme nen shembullin e ministrit do te mund te perdorin forcen e uniformave kunder cdo gazetari qe do te kritikoje. Per t'i prere rrugen perseritjes se ngjarjeve te tilla qe turperojne jo vetem median, por shoqerine dhe shtetin shqiptar, Shoqata e Mediave Elektronike i kerkon kryeministrit dhe presidentit te Republikes, shkarkimin e ministrit te Rendit Luan Rama nga posti. Ajo beson se kreret e shtetit do ta mirekuptojne kete kerkese ne te mire te fjales se lire dhe pluralizmit ne Shqiperi.
 
Top