Minatorët, ulet në 60 vjeç mosha e daljes në pension

Minatorët, ulet në 60 vjeç mosha e daljes në pension

Pas diskutimeve të gjata, pro dhe kundër, Komisioni i Ekonomisë miratoi dje uljen e moshës për minatorët. Ministria e Financave kishte kërkuar një studim më të gjerë mbi efektet e uljes, pasi prek buxhetin e shtetit. Megjithatë, anëtarët e komisionit votuan pro propozimit të qeverisë për uljen e moshës në 60 vjeç nga 65 që është aktualisht. Pavarësisht kësaj lehtësie, kategoria e punonjësve të nëntokës e kundërshton vendimin, madje e cilëson tallje, në raport me kushtet e punës dhe vështirësitë që hasen në miniera.

Varianti i ri

Përveç moshës, për minatorët do të ketë ulje pesë vjet edhe për vitet e punës, ku nga 35, shkon në 30 vite pune. “Prej këtyre 30 viteve pune, 15 duhet të jenë si minatorë”, tha dje specialistja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Efektet financiare në buxhetin e shtetit nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në 300 milionë lekë në vit. Sipas legjislacionit në fuqi, për personat që kanë punuar në miniera, në nëntokë, mosha e daljes në pension dhe vjetërsia në punë gradualizohen duke u shtuar, nga 57 vjeç që është në vitin 2009, me gjithsej 29 vite punë, deri në 65 vjeç dhe me 35 vite periudhë sigurimi, e kështu me radhë deri në vitin 2023. Me ligjin në fuqi ishte paraparë mosha 65 vjeç për të përfituar një pension nga skema publike, por me strategjinë që krahas saj të zhvillohen edhe skemat e pensioneve private suplementare, profesionale apo fondet e pensioneve me kontribute vullnetare. Sipas Ministrisë së Financave, fondet e pensioneve ishin parashikuar të mbulonin rritjen e moshës në 65 vjeç, pasi do të siguroheshin përfitime shtesë. “Meqenëse këto fonde nuk u zhvilluan, u pa i arsyeshëm propozimi i këtij projektligji”, tha specialistja e ISSH-së, e pranishme dje në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Në këto kushte, anëtarët e komisionit votuan pro uljes së moshës në 60 vjeç për daljen në pension dhe reduktimin e viteve të punës në 30 vjet, nga të cilat 15 vjet pune duhet të jenë kryer në nëntokë.

Përfituesit

Llogariten rreth 3 mijë përfitues nga skema e re e pensionit, nga 7 mijë që mund të jenë gjithsej (bashkë me administratën). Sipas Ministrisë së Financave, është parashikuar që nga ky projektligj efektet financiare të arrijnë rreth 25 milionë lekë në muaj ose 300 milionë lekë në vit. Sipas vendimit të djeshëm, deri në vitin 2013 do të zbatohen dispozitat e ligjit 7703, i vitit 1993, “Për sigurimet shoqërore”. Pas këtij viti, mosha maksimale e daljes në pension e punonjësve të nëntokës do të jetë në kufirin e parashikuar në ligjin e ri, pra 30 vjet punë, nga të cilat 15 vjet në nëntokë.

Varianti i ri

Ligji “Për përcaktimin e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës”

Neni 1

Punonjësit e nëntokës, me periudhë pune të klasifikuar në kategorinë e parë, sipas dispozitave të kreut I, të vendimit nr.526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punës në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie kur:

a) arrijnë moshën 60 vjeç

b) kanë periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet, nga të cilat jo më pak se 15 vite punë në nëntokë

Neni 2

Pensioni llogaritet sipas rregullave të përcaktuara për pensionet e pleqërisë në ligjin nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 3

Efektet financiare të këtij ligji, deri në mbushjen e moshës, sipas nenit 92, të ligjit “Për sigurimet shoqërore”, të ndryshuar, të përballohen nga buxheti i shtetit.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.(Shqip)

-Cc3b4paKnY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23217. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23217

Top