Minatorët përleshen me policinë, qeveria iu premton plotësimin e kërkesave

Minatorët përleshen me policinë, qeveria iu premton plotësimin e kërkesave

Protestuesit-Kryeministrit: Nëse nuk na takon do të vijmë vetë në zyrë. Ministri Pollo takon minatorët, iu premton zgjidhje

TIRANË- Pas një vale protestash që zgjati mbi dy vite, më në fund minatorët kanë siguruar një premtim nga qeveria për fillimin e bisedimeve për plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë gjithë paraditës së djeshme, punonjës të nëntokës nga të gjitha qytetet e vendit kanë protestuar para derës së Kryeministrisë duke kërkuar takim me Kryeministrin Sali Berisha. Pasi kanë pritur disa orë me thirrje për marrjen e statusit, shoqëruar me tentativa për të hyrë forcërisht në godinë, një përfaqësi e tyre u prit nga ministri i Shtetit Genc Pollo duke premtuar se që nga dita e sotme do të nisnin negocitata për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ato për të cilat minatorët kanë më shumë se dy vite që protestojnë janë dhënia e statusit, ulja e moshës së pensionit deri në 50 vjeç, rritja e masës së pensionit dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Pas daljes nga takimi me ministrin Pollo, kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, tha se, tashmë i gjithë procesi ka të bëjë me çështje teknike të cilat do të zgjidhen nëpërmjet kontakteve me qeverinë. Pritet që kërkesat e minatorëve Pollo t’ia përçojë qeverisë për të parë më pas mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Pavarësisht se është pranuar të negociohet sipas përfaqësisë së minatorëve gjatë takimt me ministrin pa portofol nuk është vendosur asnjë afat kohor brenda të cilit do të gjejnë zgjidhje kërkesat e tyre. “Morëm garancinë për zgjidhjen e kërkesave tona. Nuk kemi përcaktuar një afat brenda të cilit ato do të plotësohen pasi kemi të bëjme me çështje teknike”, – tha Xibri.
Një nga kushtet e minatorëve siç është ulja e moshës së daljes në pension duket se ka marrë një zgjidhje te pjesshme në raport me atë çfarë kanë kërkuar ata.

Disa javë më parë kuvendi miratoi uljen në 60 vjeç moshën e daljes së një minatori në pension ndërkohë që kërkesa e tyre ishte për 50 vjeç. Po kështu, vitet e punës për këtë kategori ulen me pesë vjet, ku nga 35 vite pune minatorët duhet të plotësojnë 30 vite pune për të përfituar pension me kushtin që 15 vite të jenë punë nëntokë. Përfitues nga ulja me 5 vite e moshës së pensionit, do të jenë 3 mijë minatorë, ndërkohë që efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 300 milionë lekë në vit.

Protesta
Megjithëse kishin disa orë para portës së Kryeministrisë duke mos parë asnjë përfaqësues të qeverisë që të vinte t’i takonte minatorët u pëpoqen që të shkojnë vetë në zyrën e Kryeministrit. Pasi kanë zgjedhur një përfaqësi për ta dërguar në zyrën e shefit të ekzekutivit, minatorët i janë drejtuar portës që të dërgon tek godina e kryeministrisë duke u përballur me kundërshtimin e policisë dhe të gardës së Republikës, të cilët me forca të përforcuara kishin bllokuar hyrjen duke e kyçur atë edhe me zinxhirë.

Përballë kesaj situatë, duke iu drejtuar Kryeministrit me thirrjet “Minatorët janë këtu, po ti ku je fut” apo “Dil he burr ku je fut, se nuk dum me ta fut” minatorët janë shtyrë duke kërkuar hapjen e saj me forcë. Pas përplasjes e cila zgjati disa minuta ata u tërhoqen duke marrë garancinë se do të priteshin jo nga Kryeministri Berisha por nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo. Për shkak se kishin arhdur me qëllimin e vetëm për të takur Kryeminsitrin ky propozim fillimisht u kundërshtua nga një pjesë e minatorëve por më pas u ra dakord që të shkohej në takim.

Premtimi për fillimin e zgjidhjes së kërkesave të tyre u prit mirë nga minatorët të cilët më pas u shpërndanë qetësisht me premtimin se do të ktheheshin sërish nëse nuk do të zbatohej zotimi. (shekulli)

iKmZ7ijzwCs

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26586. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26586

Top