Anasykaltra
Primus registratum
Mimoza Ahmeti
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do ish jeta ime pa ty,
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket).
Armik.Armiku im!
Prej teje rashe ne gjurme dhe perftim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroi lenda ime,u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtrat i mbertheu.
Oh,ne te vertete,ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam,ndersa rruges ecem,
qe asnjehere s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin me injorim,
lane pasoje,
mbi shpirtin tend,
mbi shpirtin tim.
Shkak agreioni jane per ne te dy.
Oh,ate dite kur u vrame,
kur per here te fundit u pame,
ate dite kur te mposhta,
dhe fitova(ndoshta),
ishe tmerresisht i bukur,i vrare,
si asnjehere me pare,ne fytyre.
Dhe s'di si jeta u nderthur
ne kete menyre...
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do ish jeta ime pa ty,
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket).
Armik.Armiku im!
Prej teje rashe ne gjurme dhe perftim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroi lenda ime,u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtrat i mbertheu.
Oh,ne te vertete,ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam,ndersa rruges ecem,
qe asnjehere s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin me injorim,
lane pasoje,
mbi shpirtin tend,
mbi shpirtin tim.
Shkak agreioni jane per ne te dy.
Oh,ate dite kur u vrame,
kur per here te fundit u pame,
ate dite kur te mposhta,
dhe fitova(ndoshta),
ishe tmerresisht i bukur,i vrare,
si asnjehere me pare,ne fytyre.
Dhe s'di si jeta u nderthur
ne kete menyre...
