Miliona euro për hamamin e Prishtinës

Mbi një milion euro të shpenzuara për Hamamin e Madh të Prishtinës nuk kanë kryer punë për restaurimin e këtij objekti. Për këtë objekt janë dhënë donacione nga të katër anët, por ende ky monument kulturor nuk ka çati të veten dhe rrezikohet nga shembja.

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës patën paraparë që në vitin 2009 ky objekt t’i kthehet origjinalitetit arkitektural dhe të hapet për vizitorë.

Por, pritjen e tyre këto institucione e kanë shtyrë për një vit dhe tash presin fundin e vitit 2010.

Komuna e Prishtinës participon me 580 mijë euro

Rreth 80 mijë euro i ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për fazën e parë të restaurimit të këtij objekti kulturor. Këto mjete janë dhënë për vitin 2008.

“Shuma e mjeteve prej 250 mijë eurove e ndarë për vitin 2009 është shpenzuar e tëra në këtë projekt”, ka thënë Mustafë Halili, drejtor i departamentit të kulturës në këtë komunë. Sipas tij, 250 mijë euro të tjera do të ndahen edhe për vitin 2010 kur edhe pritet të përfundojë restaurimi i këtij monumenti.

Ndërsa Ministria e Kulturës nga buxheti i saj pati ndarë 100 mijë euro për fazën e parë të këtij projekti.

Donatorët e “Hamamit”

Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, për projektin e restaurimit të “Hamamit të Madh të Prishtinës”, kanë ndarë 1 milion e 200 mijë euro.

Ata kanë paraparë që restaurimi të përfundojë brenda dy vjetësh.

Hamami i Prishtinës është një ndër 25 objektet të cilat bëjnë pjesë në listën e objekteve prioritare për rehabilitim.

Ndërkaq projektin për restaurimin e këtij objekti e ka mbështetur edhe organizatat joqeveritare suedeze CHwB dhe SIDA.

Historia e “Hamamit të Prishtinës”
Hamami i Madh i Prishtinës dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit, i cili ka shërbyer si vendtakim shoqëror për banorët e qytetit të Prishtinës. Ai është ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe ka funksionuar si i tillë deri në vitin 1960. Ky hamam ndodhet në qendër të qytetit afër Xhamisë së Fatihut e njohur si Xhamia e madhe e Prishtinës. Ndërkaq plani për restaurimin e tij është hartuar për shkak të frikës nga rrënimi i tij. Punimet janë paraparë të realizohen në tri faza. Në të parën janë planifikuar të bëhen hulumtimet për mënyrën e qasjes dhe rrezikshmërisë së rrëzimit, në të dytën do të nisë restaurimi, ndërkaq në fazën e tretë do të bëhet i ditur destinimi i këtij objekti.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22454