Milingona dhe Sulejmani a.s

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Një ditë Sulejmani a.s pyet milingonen sa ushqim ha për një vit? Milingona i thotë unë ha një kokërr gruri në vit. Sulejmani a.s për ta vërtetuar këtë përgjigje se është e drejtë apo jo, milingonen e fut në një shishe bashkë me një kokërr grurë dhe e mbyll shishen në mënyrë që milingona të mos dali dot por edhe të mos ngeli pa frymë. Pasi mbushet një vit Sulejmani a.s hap shishen për të parë milingonen, kur hap shishen shikon që milingona kishte ngrënë vetëm gjysmën e grurit ndërsa gjysmën tjetër e kishte lënë. Sulejmani a.s i habitur e pyet përse nuk e ke ngrënë të gjithë kokrrën e grurit? Milingona i thotë unë gjatë jetës brenda vitit met ë vërtetë ha një kokërr grurë sepse atë ma jep Allahu xh.sh dhe unë i besoj Atij se nuk më harron mua për të më dhënë ushqim ndërsa këtu në shishe këtë gjë e more ti përsipër dhe unë u tregova e kujdesshme me veten sepse mendova se dhe ti je një krijesë e dobët dhe mund të më harroje këtu brenda më shumë se një vit pa më dhënë ushqim kështu që gjysmën e ruajta për vitin tjetër.
 

bobo

marksist-enverist
Edhe pse nga personazhet njoh vetem milingonen, nuk e vej ndyshim Sylejmanin- cilidoqofte ky-, dhe jam i sigurte qe edhe po ti shtonit ketij 'tregimi' qe Sylejmani: ... e vedosi shishen, ku ishte milingona, me pamje nga nje fushe e madhe me grure te mbjellur ...- nuk do ishte e tepert.
Por ajo qe nuk arrita te kuptoj ke morali i ketij tregimi eshte: deshi ti tregoje milingones 'fortesine' ndaj saj- i madhi e han te voglin, perjashto Davidin?- milingona din te flase por ne se kuptojm?- kurseni,se ku i dihet?- apo eshte nje mesazh per te mbipeshet?
 
Top