Milani rigjen fitoren thyhet Juventusi
Pas avantazhit 2-0 të bardhezinjve, napoletanët kanë përmbysur gjithçka, duke fituar 2-3.Një arritje historike. Pas njëzetenjë vitesh, Napoli arrin të mposhtë Juventusin në Torino. Në vitin e largët 1988 kanë qenë Maradona dhe Kareka që kanë dalë fitmtarë ndaj “Zonjës së Vjetër”, dhe ditën e djeshme “vrasësit” e bardhezinjve, që kanë pësuar dhe humbjen e dytë në kampionat, kanë mbajtur emrat e Hezus Datolos dhe Marek Hamsikut. Skuadra e Maxarrit ka fituar 3-2 ndaj asaj të Ferrarës në përfundim të një takimi spektakolar, me një ritëm të lartë dhe shumë rasteve për gol.

Një arritje fantastike, e bërë akoma më e rëndësishme nga përmbysja e mrekullueshme e rezultatit nga ana e të kaltërve, të cilët, ashtu si në mesjavë kundër Milanit e kanë parë veten në disavantazh të dy golave, me Trezegenë që ka shënuar në pjesën e parë për vendasit dhe Xhiovinko, që ka dyfishuar në fillimin e pjesës së dytë.

Trajneri Maxarri, kur rezultati ka qenë 2-0 për Juven, ka bërë lëvizjen e duhur: në fushë Datolo në vendin e Kampanjaros dhe lojtari i krahut argjentinas ka përmbysur ndeshjen me shpejtësinë e dritës; në fillim duke dhënë një krosim për mesfushorin sllovak Hamsik, i cili ka rihapur ndeshjen, më pas duke mposhtur Bufonin një metër larg portës.

Dhe në momentin kur kundërshtari po ushtronte një presion të madh, me teknikun Ferrara që ka hedhur në fushën e lojës sulmuesin brazilian Amauri, i cili ka qenë me temperaturë, Napoli ka gjetur golin që i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme dhe fitoren historike.

Krosimi i radhës nga ana e ish-lojtarit të Boka Zhuniorsit, Datolo, Tiago Mota nuk largon në mënyrën e duhur dhe Marek Hamsik me një goditje të fuqishme me të djathtën ka bërë të heshtë “Olimpikon” e Torinos. Në minutat e fundit bardhezinjtë kanë kërkuar në mënyrë të dëshpëruar golin e barazimit, por pa e arritur atë, duke e mbyllur takimin me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi Amauri.

Tashmë, Juventusi, pas kësaj humbjeje të befasishme, rrezikon t’i thotë lamtumirë luftës për titull që në fundin e muajit tetor, me rivalët e Interit që do të kenë mundësinë të thellojnë avantazhin e tyre sot kundër Livornos.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25252. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25252