Milani i ri me Bekhamin dhe Rafinjën

Drejtuesit kuqezinj e kanë filluar punën që tani për merkaton e ardhshme të janarit

Rafinja, Bale dhe Bekham: janë këta tre objektivat kryesorë të merkatos së ardhshme të janarit për Milanin. Tre kampionë që klubi kuqezi i ka vënë në shënjestër prej shumë kohësh duke parë se kanë qenë pjesë edhe e listës së merkatos së verës. Problemet ekonomike (Rafinja vlerësohej 11 milionë euro nga Shalke 04, Odo nuk ka pranuar të kalojë tek Totenhemi për një shkëmbim me Bale) dhe ligjore (Bekham ka tentuar më kot të lirohej nga kontrata që kishte me Galaksi), kanë bërë që Milani të zhvillonte një fushatë blerjesh më pak të bujshme nga sa parashikohej dhe, mbi të gjitha, nga sa kishte pritur vetë Leonardo.

Në veçanti trajneri brazilian ka kërkuar një mbrojtës krahu që është gjetur tek njëri midis Rafinjës dhe Bale. Për këtë të fundit ishte bërë gati edhe një shkëmbim me Totenhemin (plus një shumë parash në favor të klubit anglez), me Jankulovskin. Një operacion që mund të ripërsëritet në muajin janar, edhe pse Milani mund të jetë i interesuar njëkohësisht për Rafinjën (mund të aktivizohet si në krahun e djathtë edhe në atë të majtë) dhe Balen. Por, të gjitha këto, mund të konkretizohen vetëm nëse kuqezinjtë do të arrijnë të kalojnë përtej fazës me grupe të Champions Ligës.

BLERJE CHAMPIONSI - Një arritje kjo që është shumë e rëndësishme për klubin kuqezi. Edhe pse do të fuste në arkat e Milanit një shifër të pëlqyeshme parash (të paktën 5-6 milionë euro), që do të ndihmonin për fushatën e blerjeve në janar. Eshtë e vërtetë se Bekham do të rikthehej tek kuqezinjtë në variantin e borxhit ashtu siç ka ndodhur në janarin e këtij viti. Gjithashtu, është konkret edhe fakti se pas mbylljes së bilancit më 31 dhjetor 2009 do të ishte e mundur vënia në dispozicion e parave të freskëta për menaxhimin ekonomik të vitit që vjen. Edhe pse në atë datë është parashikuar futja e ortakëve të rinj në klubin kuqezi.

Biznesmeni shqiptar Taçi (milanist i deklaruar, në fillimin e këtij sezoni ka qenë afër blerjes së Bolonjës) dhe dinastia nga Dubai Al Maktum, (pronare e linjës ajrore Emirates Airlines), janë kandidatët kryesorë për tiu bashkuar familjes Berluskoni në menaxhimin e klubit. Ndër të tjera, Emirates Airlines duket se do të jetë, nga data 1 korrik 2010-të, sponsori i Milanit me një investim prej 20 milionë euro. Eshtë folur edhe për mundësinë që Al Maktum mund të ndërhyjë me një kuotë të rëndësishme në kapitalin e kuqezinjve. Me këto premisa merkatoja e janarit duhet të jetë më e pasur (Huntelar dhe Onievu, dy blerjet e verës), dhe mbi të gjitha, më cilësor për të përforcuar bazat e skuadrës.

Ashtu siç ka ndodhur në janarin e këtij viti kur, në rolin e drejtuesit dhe akoma jo të trajnerit, Leonardo arriti të hiqte nga duart e rivalëve mbrojtësin brazilian Tiago Silva, i cili ka treguar forcën e tij që në ndeshjet e para të këtij sezoni. Domethënë, Rafinja, Beil dhe Bekham, janë prenotuar nga Milani për merkaton e janarit. Por, është mirë të mos e harrojmë, fati i këtyre tre operacioneve është në varësi të asaj që kuqezinjtë do të arrijnë në Champions Ligë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=893