Milani, asnjë masë për turpërimin në derbin kundër Interit

Albforumi

Primus registratum
Milani, asnjë masë për turpërimin në derbin kundër Interit

C_3_Media_857187_immagine_l.jpg



Klubi i Milanit ka vendosur të mos marrë asnjë masë ndaj Klarens Sedorf dhe Xhenaro Gatuzos për gafën në derbin me Interin, ku holandezi nuk ishte gati për ndërrim</p>


Milani ka vendosur të mos marrë asnjë masë disiplinore pas gafës me ndërrimin e Xhenaro Gatuzos me Klarens Sedorf në derbin e së shtunës kundër Interit. Në fakt, duke parë rëndësinë e asaj që ndodhi, pritej një masë e fortë nga ana e drejtuesve të klubit, por holandezi Sedorf ka sqaruar se në ato momente ishte duke diskutuar me mjekët për shkak se nuk ishte në kondicionin e duhur fizik.  </p>


Ai tha se si rrjedhojë e problemeve, e ka bërë nxemjen me këpucët e gjimnastikës dhe ishte kjo arsyeja përse nuk ishte gati kur Gatuzo kërkoi të zëvendësohej. Pavarësisht kësaj, zëvendës presidenti Adriano Galiani ka kërkuar një raport mjaft të detajuar për ngjarjen nga ana e trajnerit Leonardo, i cili do të kthehet sot nga Brazili. </p>


Gatuzo kërkoi ndërrim në pjesën e parë të derbit të humbur 4-0 me Interin, për shkak të problemeve fizike, por Sedorf dukej i relaksuar në pankinë dhe nuk ishte gati. Vonesa bëri që Gatuzo të ndërhynte keq ndaj Shnajder dhe të merrte kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Milanin me 10 lojtarë. Një situatë komike, që e ka vënë jo pak në siklet klubin kuqezi përpara tifozëve të vet.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=814. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=814
 
Top