Milan

Thamina

Papirus rex
Milan – Atletico, befason menaxheri i Martinezit
Autori: Lajmi.net La Liga, Sport 22:37, 26 Qershor 2015
Capture219-617x358.jpg

Luis Henrique Pompeu, menaxheri i Jackson Martinez, ka kritika për presidentin e Portos, Pinto da Costa në lidhje me negociatat për shitjen e sulmuesit kolumbian.

Menaxheri i Jackson Martinez ka kritikuar presidentin e Portos, Pinto da Costa në lidhje me negociatat për shitjen e klientit të tij. Milan ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kolumbian.
Por, Atletico Madrid raportohet se e ka aktivizuar dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh. Por, Luis Henrique Pompeu ka theksuar se negociatat nuk janë duke shkuar mirë.
“Kam dërguar një faks me ofertën formale prej 35 milionë euro për aktivizimin e dëmshpërblimit për Jackson Martinez”, deklaroi ai për “A Bola”.
“Isha i befasuar se presidenti i Portos nuk deshi të më takonte. Kam kërkuar pak respekt dhe kërkoj prej tij që të realizojë atë për çka jemi pajtuar”, u shpreh ai.
 
Top