Milan, ska fitore me moshën e tretë

Albforumi

Primus registratum
Milan, ska fitore me moshën e tretë

340x.jpg

Edhe pas një merkatoje të varfër në verë, mosha mesatare e kuqezinjve mbetet gjithnjë në rritje

Muajt e nxehtë të verës kanë qenë edhe më përvëlues për tifozët kuqezinj. Pas shumë tam?tamesh, ata prisnin një fllad freskie, rinimin e klubit të tyre të dashur. Në të vërtet nuk ndodhi asnjë nga këto. Derbi ishte i pamëshirshëm dhe me gjasa përvijoi udhëtimin e Milanit, nëse. Sikur të lihen mënjanë episodet, sikuret apo nëse.. me të cilat nuk ka fituar asnjë ekip, ajo që të binte në sy në derbin e disa javëve më parë, Milan?Inter, ishte mosha mesatare e kuqezinjve të rreshtuar në fushë dhe të gatshëm në stol. Më konkretisht, gjashtë nga titullarët e kuqezinjve në derbi ishin mbi 30 vjeç: Marko Storari 32, Xhianluka Xambrota 32, Andrea Pirlo 30, Xhenaro Gatuzo 31, Marek Jankulovski 32, Alesandro Nesta 33, ndërkohë të ashtuquajturit rezerva të para përfshinin Klarens Sedorf 33 dhe Pipo Inzagi 36. Në trysninë e zhegut dhe lagështirës së ajrit atë natë në San Siro, secili prej këtyre viteve shfaqej mjaft i qartë.

Milanit i mungonte forca dhe energjia dhe me përjashtim të Matië Flaminisë dhe Alesandre Patos, që vraponin për të gjithë skuadrën, të tjerët Ritmi i Ronaldinjos në fushë ngjante me shëtitjen e një zotërie të moshuar, ashtu qetë?qetë dhe me meditim aksionesh që nuk vinin kurrë. Roni për Milanin apo Milani për Ronin? Kjo është çështja atje, paçka se Berluskoni e ka emëruar më të mirin në botë dhe Leonardo nuk rresht duke e inkurajuar. Por, tifozët nuk ngopen me lugë bosh, me lavditë e së shkuarës. Ku është ky lider milanist? Jo vetëm me vendosmërinë e Gatuzos, por me klasin e kërkuar dëshpërimisht. Klas pa energji? Më mirë mund ta bënte, të themi Roberto Baxhio, apo Rud Gulitpor mosha kalon për të gjithë. Me gjasa e tillë, teknika superiore e Milanit në mesfushë, pati jetë të shkurtër, vetëm 30 minuta, aq sa rëndesa e moshës nisi të zhyste poshtë futbollistë të shkëlqyer si Andrea Pirlo.

Pas kësaj, muskujt ku e ku më të freskët të Interit morën përparësinë, të ndihmuar pa dyshim edhe nga ai lëmsh tekniko?taktik lidhur me ndërrimin e Gatuzos. Interit mund ti mungojë teknika super?fine e Milanit, paçka se blerjet e reja, Tiago Mota dhe Uesli Shnejder, e kanë ngushtuar këtë dallim ndjeshëm, por tek derbi ishim dëshmitarë të një efektiviteti thuajse brutal, në rrafshin fizik dhe agresivitetit, çka e shkërmoqën Milanin. Pronari i Milanit dhe i gjithë ekipi drejtues janë përgjegjës për këtë. Deklaratat e bujshme të Berluskonit se tani e tutje do të marrim vetëm 23 vjeçarë, përkundrejt 30 vjeçarëve, deri tani ka prodhuar vetëm një rezultat: Jan?Klas Huntelarin. Madje, ai mund të pendohet edhe për emërimin e Leonardos në krye të stolit. Jo për fajin e brazilianit, por menaxhimi i një skuadre të ndërtuar në futbollistë, pashmangëshmërisht në perëndimin e karrierave të tyre, kërkon përvojë të madhe dhe Leo mund të mos e ketë. Drejtuesit e Milanit e kanë të gatshme përgjigjen: kujtoni Sakin dhe Kapelon dhe skepticizmin që i përcolli në fillim.

Po latinët thonë O kohëra, o zakone dhe çdo gjë shtjellohet jo vetëm në kontekstin kohor, por edhe në materialin e parë bruto. Sidoqoftë, mund dhe të teprohet me këto konstatime. Së pari, derbi erdhi në një kohë jo të përshtatshme për Milanin, meqë skuadra ende po orvatet të gjejë ekuilibrat e duhur dhe formën maksimale. Kuqezinjtë e panumurt në të gjithë botën shpresojnë arsyeshëm që pas 2?3 muajsh, Milani të jetë një skuadër ndryshe. Po a do ti vlejë objektivave të tyre, atëhere!!? SidoqoftëVetëm një vit më parë, Milani renditi thuajse të njëjtët futbollistë në një derbi të fituar me Interin, me atë gol të mrekullueshëm të Dinjos pas një aksioni model të Kakasë. E megjithatë, edhe cilësitë dhe mrekullitë e famshme të Milan Lab?it në rinimin e skuadrës, kalimit në gjendje optimale, nuk mund të zgjasin përjetë. Aktualisht, si duken gjërat, përkrah konkurrencës së forcuar, të ashpër, të skuadrave si Fiorentina, Xhenoa, Lacio dhe Palermo, Milani do ta ketë të vështirë të ruajë edhe vendin e tretë të një sezoni më parë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=909. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=909

Top