Milan, si luhet 4?3?2?1, një mësim nga rivalët e tij
Kuqezinjtë duhet të bëjnë disa ndryshime në mesfushë para se të jetë tepër vonë

Prova e parë për Milanin e ri dhe ajo dështoi, madje, si erdhën punët, keqas. Një javë më parë, pavarësisht fitores, të gjithë folën mbi ndryshimet, mes Sienas dhe Interit, kundërshtarëve të radhës. Derbi vetëm sa spikati ndryshimin e madh të klasit, mes dy milanezeve. Ky hendek i thellë mund të anullohet, vetëm nëse Interi ul dramatikisht nivelet e lojës së tij, çka nuk ka gjasa të ndodhë nën drejtimin e sprovuar të Hoze Mourinjos.

Nëse duam të shqyrtohet si duhet Milani, duhet patur parasysh pjesa e dytë e derbit. Me vetëm 10 futbollistë në fushë, dhe prapa me tre gola, ajo u kthye në një stërvitje të pakuptimtë. Të dy skuadrat, tashmë ishin pajtuar me rezultatin, me ndijime katërcipërisht të ndryshme dhe po i drejtoheshin vërshëllimës së fundit, pa dashur të shpenzojnë energji të tepërta, të pavlera.

Madje edhe duke mos pasur parasysh pjesën e dytë, përsëri ka mjaft për të shqyrtuar: ajo ndeshje konfirmoi atë së cilës tashmë tifozët kuqezinj i ndruheshin, e pranonin: kjo skuadër nuk ka aftësi të konkurrojë për titull. Para ndeshjes, specialistë të ndryshëm veçuan se si 4?3?1?2 do ti vinte për shtat më së miri Interit, sepse futbollistët e tij janë mësuar ta bëjnë këtë renditje funksionale, sikurse nuk zhgënjyen për ta provuar në fushë teorinë e mësipërme. Interesant për Milanin është se nuk luajtën keq, të paktën jo aq sa do të sugjeronte rezultati.

Diku gjatë sezonit ata do të luajnë me keq nga çbënë në derbi. Sidoqoftë, Interi nxorri në dritë dobësinë e madhe të skuadrës dhe të rreshtimit të saj në fushë. Nuk është rastësi që të tre golat në pjesën e parë erdhën nga krahu i tyre i majtë dhe kjo implikon vetëm Marek Jankulovskin, pikën e dobët të deklaruar kahera. Jo pa arsye Milani u përpoq të sillte kuqezi, Ali Sisokonë nga Portoja, pavarësisht se si, thuajse komikisht përfundoi ajo blerje thuajse e kryer.

Le të krahasohet Milani me Interin dhe Juven, rivalët e paramenduar në luftë për titull: që të dy, po kështu luajnë me 4?3?1?2. Kyç si gjithnjë është mesfusha. Leonardo, me të drejtë kishte identifikuar një problem me krahun e majtë, ku mbrojtësi Jankulovski prej kahera ka probleme në fazën mbrojtëse, siç tregoi pozicionimi dhe reagimi i tij në golin e parë dhe të tretë. Për të mbuluar këtë mangësi, iu dha një vend titullari Matië Flaminisë. Kjo në një orvatje për ti ofruar krahut të majtë një farë mbulimi.

Problemi që u formua është se Flaminisë po kështu i janë ngarkuar detyra që të kalojë përpara dhe të ndihmojë tredhëmbëshin sulmues, ndryshe nga Gatuzo. Kështu, kur Jankulovski derdhet përpara, dy futbollistët të ngarkuar të mbulojnë krahun e majtë shtrëngohen të turren pas, sapo skuadra kundërshtare merr zotërimin e topit.

Po kështu, nëse ata janë në gjendje ta lëvizin topin shpejt, dy futbollistët e mësipërm mund të kapen në befasi, ndoshta nga lodhja që nuk rekuperohet në sekonda pas sprinteve; me pak fjalë kundërshtarët mund të përfitojnë mundësi për të shënuar. Pikërisht këtë bëri Tiago Mota, duke kaluar lehtësisht mes të dyve, Flamini?Jankulovski, kur shënonte golin e parë.

Ndërsa, Juventusi dhe Interi nuk e kanë këtë problem; sigurisht që ndihmon se të dy këto skuadra kanë mbrojtësa të majtë më të mirë, por edhe mesfusha e tyre është më dinamike. Në mënyrë domethënëse ato nuk përdorin një organizator të tërhequr thellë, para mbrojtjeve të tyre. Tek Juventusi është Felipe Melo, ndërsa në skuadrën e Hoze Mourinjos, zgjedhja e parë është Esteban Kambiaso, që të dy mesfushorë mbrojtës.

Të shtunën në atë rol luajti Dejan Stankoviçi, por edhe mund tia lejosh vetes këtë zhvendosje, kur ke një skuadër më të re, më në gjendje fizike, më të shpejtë, rreth tij (siç bënte edhe Milani në periudhën e suksesshme 2003?2007), dhe kur vetë futbollisti është në kulmin e tij. Sidoqoftë, kur të rikthehet argjentinasi i riaftësuar ai do të kërkojë formacionin titullar në atë post.

Në kohën, kur Mourinjo e përdorte me sukses këtë sistem tek Portoja, Kostinja ishte futbollisti para repartit mbrojtës. Prania e një futbollisti me kaq merak dhe prirje mbrojtëse, para mbrojtjes e mbron këtë repart nga ndonjë kundërsulm dhe ofron mbulim mbrojtës, ndaj skuadrave që e qarkullojnë shpejt topin. Andrea Pirlo nuk ka më një skuadër të re, në gjendje të mirë fizike rreth vetes, sidomos kjo për Gatuzon, mbuluesi i tij në mesfushë.

Pastaj edhe vetë Pirlo nuk është më në kulmin e tij. Ai mund të mos jetë një mesfushor mbrojtës, por në ditët e tij më të mira, të dikurshme, ai ishte aq i shpejtë për të ofruar mbulim dhe ndërhyrje frenuese të kundërshtarit. Kjo u pa vetëm një herë në derbi, kur ai ndaloi Zanetin në vijën fatale dhe bëri ndërhyrjen për një këndore. Ky mbulim ndodh shumë më rrallë se në të kaluarën, apo edhe tre vjet më parë, pra për çfarëdo arsye ka rënë shpejtësia e këtyre veprimeve.

Si rezultat, kuqezinjtë, nuk janë më në gjendje ta kapërcejnë këtë situatë, duke pasur një futbollist si Pirlo si mbulues prapa. Kjo nuk do të thotë se ai, ende nuk është një vlerë e pamatë për Milanin, por nëse përdoret si duhet. Inter, Juventus, madje edhe Çelsi i Karlo Ançelotit, me Esien apo Mikel i kanë dhënë zgjidhje këtij problemi mbrojtës. Po Milani? Një prej zgjidhjeve mund të jetë ndryshimi i roleve të Flaminisë dhe Pirlos, pra duke zhvendosur një mesfushor mbrojtës para mbrojtjes.

Kjo është shumë e hollë, jo e lehtë për tu perceptuar nga të gjithë, si një lëvizje efektive, por mjafton të rikthehesh një sezon më pas për të analizuar efektet e saj. Në harkun kohor, shtator?dhjetor, në fillimsezonin e kaluar, Pirlo ishte i dëmtuar dhe nuk luajti 14 ndeshje të njëpasnjëshme, nga të cilat Milani fitoi 12. Si zëvendësues të drejtpërdrejtë të Pirlos, Ançeloti aktivizoi Flamininë apo Gatuzon, para repartit mbrojtës.

Rezultatet ishin të habitshme, dhe me Leon, që aktivizon dy sulmues, nuk ka arsye që kjo zhvendosje të mos ketë po këto efekte. Po kështu, skuadra do të përfitonte nga talenti i pakufishëm i Pirlos më përpara në vendosje, sikurse edhe mbrojtësit anësorë do të sulmonin më shumë, të vetëdijshëm se prapa kanë një lojtar që mbulon. Leo në fakt mendon se zgjidhja e problemit janë dy mbrojtës të rinj anësorë; ndoshta për një plan afatgjatë, por saktësisht tani përgjigja është në mesfushë. Me siguri, i zgjuar siç është Leo do ta pikasë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=844